Join Today






Page 11 of 29 FirstFirst ... 91011121321 ... LastLast
Results 101 to 110 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Bale i mėrzitur nga Villas-Boas Andre Villas-Boas tė dielėn kishte deklaruar se ylli i skuadrės, Gareth Bale nuk ėshtė nė

  1. #101
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Bale i mėrzitur nga Villas-Boas

    Andre Villas-Boas tė dielėn kishte deklaruar se ylli i skuadrės, Gareth Bale nuk ėshtė nė shitje. Pas kėsaj deklarate, futbollisti uellsian ėshtė mėrzitur shumė. Kėtė e ka konfirmuar menaxheri i Bale, Jonathan Barnett. “Bale ėshtė i mėrzitur shumė pas deklaratės sė Villas-Boas nė Monaco. Ai nuk do tė stėrvitet kėtė javė pasi ėshtė shumė i mėrzitur”, ka deklaruar Jonathan Barnett pėr gazetėn spanjolle AS. Gjatė kėsaj jave u raportua se Bale dhe Real Madrid kanė arritur marrėveshje me Tottenham pėr blerjen e e tij pėr 120 milion euro.

  2. #102
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    United refuzon ofertėn e dytė tė Chelsea pėr Rooney

    Menachester United ka refuzuar ofertėn e re tė Chelsea pėr sulmuesin e tyre Wayne Rooney. Ekipi londinez, nė ofertėn e dytė ka ofruar 30 milion funte pėr futbollistin anglez, por kjo nuk ėshtė pranuar nga United. “Njė ofertė kemi marr dje dhe ajo u refuzua menjėherė. Qėndrimi ynė ėshtė se Rooney nuk ėshtė nė shitje”, ka deklaruar zėdhėnės i ekipit pėr The Guardian. Ende mbetet e paqartė nėse Wayne Rooney do tė vazhdoj tė luaj me Manchester United edhe nė sezonin e ri.

  3. #103
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Rio Ferdinand kėrkon tė bėhet trajner
    Edhe pse 34 vjeē, Rio Ferdinand nuk e shikon veten larg futbollit. Nėse jo mė si futbollist, e ardhmja e tij mund tė shkruhet edhe si trajner. “Dua t’i jap vetes mundėsinė pėr t’u bėrė trajner. Nėse dikush mė jep kėtė mundėsi do tė jem gati por pėr momentin mund tė luaj akoma futboll. E kam nisur prej 3 vitesh kursin e trajnerit, mirėpo problemet nė shpinė nuk mė lejuan ta vazhdoja dhe kėtė vit besoj se do ta rinis pėr ta pėrfunduar. Nuk e kam idenė se nga ku mund ta nis, pse jo edhe me tė rinjtė e Man. United”, deklaroi mbrojtėsi anglez qė prej kohėsh i ka dhėnė lamtumirėn edhe kombėtares.

  4. #104
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Guiness Cup: Humbet Inter e Milan, Reali pėrballė Chelsea

    Pas figures jo tė mirė qė bėri Juventusi me LA Galaxy, ishte Interi ekipi qė u thėrrmua nga Valencia e trajnerit tė ri Djukiē. Asgjė pozitive pėr djemtė e Mazzarrit qė pėsojnė 4 gola nga Banega, Jonathan Viera (dygolėsh) dhe Jonas. Humbje mė “normale” pėsoi Milani duke parė edhe rivalin mė tė vėshtirė, Chelsean. Me Balotellin nė fushė pėr herė tė parė nė kėtė pjesė tė fazės pėrgatitore, kuqezinjtė bėjnė njė paraqitje tė mirė por blutė e Mourinhos janė mė preēizė dhe tė qartė teksa shėnojnė 1 herė nė ēdo pjesė me De Bruyne dhe Schurrle. Pėr t’u theksuar se nė finalen e Guiness Cup, Chelsea do tė pėrballet me Real Madridin duke shėnuar kėshtu edhe pėrballjen e parė tė Jose Mourinhos si kundėrshtar i Real Madridit, ndėrsa Interi do tė pėrballet nė ndeshjen e fundit me rivalėt e Juventusit.

  5. #105
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Bomba e Rosell, Messi kushton 580 milionė €

    Dėshironi tė blini Leo Messi-n? Ėshtė e lehtė, mjafton tė derdhni 580 milionė euro nė arkat e Barcelonės… Nuk ėshtė ndonjė person dosido, ai qė e ka thėnė kėtė, por vet presidenti i klubit “blaugrana”, Sandro Rosell, i cili nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen katalanase, Sport, komenton transferimin e ardhshėm tė Gareth Bale, nga Tottenham te Real Madrid, pėr shifrėn rekord tė 120 milionė eurove, si dhe bėn llogaritė se kur mund ta linte tė lirė kampionin argjentinas, 4 herė fitues i “Topit tė Artė”. “Klauzola pėr Messi-n ėshtė 250 milionė euro, – shpjegon Rosell, – e nėse shtoni kėtu taksat prej 56%, atėherė shifra totale shkon nė 580 milionė euro”. Mė pas vjen edhe saktėsimi i Rosell, si tė kishte dashur tė evitonte keqkuptimet. “Tė gjithė lojtarėt, qė duan tė largohen nga ne, mund ta bėjnė… Tė gjithė veē Messi-t”. Presidenti i Barcelonės ndalet gjithashtu edhe te Neymar, duke shprehur bindjen e tij se ylli brazilian nuk do tė ketė asnjė problem nė fushėn e lojės, pėr pėrshtatjen me Messi-n.
    “Leo nuk mund tė jetė xheloz pėr tjetėr njeri, veē vetvetes, – nėnvizon Rosell, – ndėrsa Neymar do tė ketė nevojė pėr pak kohė, sa tė adaptohet me lojėn e ekipit tė tij tė ri. Edhe kėshtu siē ėshtė mund tė ndihmojė skuadrėn, sepse do tė tėrheqė mbrojtėsit kundėrshtarė, qė do ta lėnė mė tė lirė Messi-n”.

  6. #106
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Kupa e Gjermanisė: Eleminohet Werder Bremen e Monchengladbach

    Saarbryken bėn surprizėn e parė nė Kupėn e Gjermanisė. Skuadra e Ligės sė tretė gjermane eliminoi Werder Bremen nė raundin e parė kualifikues, duke fituar me rezultatin 3-1, jashtė ēdo parashikimi. Nė sekondat fundit tė pjesės sė parė Fisher kaloi nė avantazh modestėt e Saarbryken, qė nė fakt krijuan prodhuan shumė loje dhe momente tė tjera tė rrezikshme gjatė kėtij fraksioni. Werder barazoi shifrat nė minutėn e 59’ me Selasin’, por vetėm kaq, pasi lodhja fizike ndikoi nė lojėn e saj, qė erdhi duke u zbehur. 90 minutat e rregullta tė kėsaj sfida pėrfunduan nė barazim 1-1, ndaj pėr tė pėrcaktuar skuadrėn qė do tė vijonte mė tej u desh koha shtesė. Pikėrisht nė momentin kur mendohej se Werder do tė bėnte diferencėn, Stegerer i dha pėr herė tė dytė avantazhin Saarbryken, qė i mbylli llogaritė e kualifikimit me Ziemer nė minutėn e 112’. Surpriza e dytė nė kupėn e Gjermanisė e ka emrin Damstad, po nga Liga e tretė, qė eliminoi Borussia Monchengladbach pas goditjeve tė 11-metėrshave, teksa koha e rregullt dhe shetsa pėrfunduan e rrjeta tė papkrekura.

  7. #107
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    “Panik” te Barcelona Messi rishikon kontratėn

    12.2 milion euro pagė vjetore duket se nuk mjaftojnė pėr Lionel Mesin. Sipas asaj qė raporton e pėrditshmja katalanase Sport, gazeta sportive mė pranė klubit tė Barcelonės, futbollisti kėrkon tė nisė bisedimet gjatė javės nė vazhdim me klubin pėr tė riparė pagėn e tij. Argjentinasi, i cili nė dhjetor rinovoi me katalanasit deri nė vitin 2018, i ka kėrkuar takim presidentit Sandro Rosell. Arsyeja? Ėshtė e thjeshtė, Mesi beson se nuk ėshtė ai lojtari mė i paguar te blaugranat. Argjentinasi, i cili aktualisht vetėm pagė pėrfiton 12.2 milion euro nė vit, duket i pakėnaqur nga zėrat qė qarkullojnė se dikush tjetėr fiton mė shumė se ai nė skuadėr. Nė kėtė rast dyshimet bien mbi Neymar. Problemi ėshtė se paga e brazilanit ėshtė deklaruar 7 milion euro dhe vėshtirė se Barcelona mund tė ketė fshehur diēka nė kėtė rast.

  8. #108
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Neymar do kurohet nga anemia

    Blerja mė e shtrenjtė nė historinė e Barcelonės, Neymar, do tė ndjekė gjatė turit aziatik tė skuadrės nė Azi njė trajtim kundėr anemisė, e zbuluar nė kontrollin e tij tė fundit tė gjakut. Neymar, pas pėrfundimit tė Kupės sė Konfederatave iu nėnshtrua njė operacioni pėr heqjen e bajameve, me qėllim pėrmirėsimin e rendimentit fizik, por duket se nuk ėshtė rikuperuar ende tėrėsisht nga ndėrhyrja.
    Anemia, ndonėse nuk konsiderohet njė sėmundje, ėshtė shenjė e dobėsisė fizike qė mund tė ketė disa arsye tė ndryshme. Arsyeja mė e zakonshme ėshtė mungesa e hekurit nė gjak ose e ndonjė hemoragjie tė ndodhur mė parė nė organizėm. Mbetet pėr tė parė se si do tė trajtojė stafi mjekėsor i Barcelonės kėtė problem tė sulmuesit dhe nėse ai do tė jetė shėruar nė kohė pėr nisjen e ndeshjeve zyrtare, mė vonė nė gusht.

  9. #109
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Fabregas nuk largohet nga Barcelona

    Cesc Fabregas nuk do tė largohet nga Barcelona gjatė kėsaj vere. Mesfushori spanjoll kėrkohet me ngulm nga Manchester United, por duket se ai ka ndėrmend tė qėndrojė nė Camp Nou. Pėr kėtė ka siguruar zėvendės presidenti i gjigantit katalanas, Javier Faus. “Cesc ka kontratė me ne. Ai do tė mbetet me ne. Interesimi nga ana e United ekziston dhe ėshtė real, por ne nuk kemi ndėrmend ta lėmė tė largohet”, deklaroi Faus pėr tė pėrditshmen spanjolle Sport.

  10. #110
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Reali Madrid siguroi njė vend nė finale nė “Guinnes International Champions Cup” pasi mposhti nė 2-1 Evertonin nė sfidėn e zhvilluar nė Dodger Stadium tė Los Angelesit. Cristiano Ronaldo dhe Ozil kaluan nė avantazh tė dyfishtė Realin nė pjesėn e parė, ndėrsa sulmuesi kroat i Evertonit, Jelavic ngushtoi diferencėn nė minutėn e 61-tė. Nė pėrfundim tė kėtij takimi trajneri i Realit, Carlo Ancelotti u shpreh i kėnaqur me performancėn e skuadrės tij. “Jam i kėnaqur sepse ekipi ka bėrė njė punė tė mirė. Nė futboll duhet gjithmonė tė bėsh mė tė mirėn. Besoj se jemi pėrmirsuar nė shumė aspekte dhe kėtė e treguam sidomos nė pjesėn e dytė. Ishim pak tė lodhur, por kjo ėshtė e kuptueshme, sepse kemi luajtur njė ndeshje nė ēdo dy ditė.” Nė filanen e “Guiness International Champions Cup”, Anceloti do tė sfidojė fituesin e ēiftit Chelsea – Milan, skuadra tė cilat italiani i ka drejtuar nė tė kaluarėn.


 
Page 11 of 29 FirstFirst ... 91011121321 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread