Join Today







Page 12 of 29 FirstFirst ... 2101112131422 ... LastLast
Results 111 to 120 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Juventus nuk bind Juventusi ka vazhduar formėn e dobėt parasezonale, pasi ka pėsuar humbje nga Los Angeles Galaxy me rezultat

  1. #111
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Juventus nuk bind

    Juventusi ka vazhduar formėn e dobėt parasezonale, pasi ka pėsuar humbje nga Los Angeles Galaxy me rezultat 3-1 nė kuadėr tė ndeshjes pėr vendin e pestė nė Guiness Cup. Pas kėsaj humbje Juventusi do tė mund tė pėrballet me humbėsin e takimit Valencia Inter pėr vendin e shtatė, duel i cili zhvillohet sonte nga ora 22:00.

  2. #112
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Eredivisie: Cocu e nis pozitivisht me PSV

    Nis me fitore aventura e Philip Cocu nė stolin e PSV Eindhoven. Ish futbollisti i Barcelonės, i cili ka qėnė pėr njė kohė tė gjatė asisent nė filip Stadion debuton me tre pikė dhe shumė vuajtje nė sezonin e ri. Nė Kyocera Stadion tė Hagės, PSV triumfon 3-2 ndaj skuadrės vendase Ado. Njė fitore e cila erdhi qė nė pjesėn e parė por qė u rrezikua disi nė fundin e 90 minutėshit. Cocu e nis lojėn me Toivonen nė stol, ndėrsa nuk mungojnė nė fushė Mahers dhe Vijnaldum. Ėshtė pikėrisht ky i fundit qė nė minutėn e 12 zhbllokon rezultatin pas njė pasimi tė marė nga Schars. Miqtė tregohen cinikė dhe kėrkojnė tė shfrytėzojnė cdo mundėsi. Nė minutėn e 27 ėshtė mbrojtėsi Dany Holla qė shėnon nė portėn e tij dhe con nė avantazh tė dyfishtė PSV Eindhoven, qė momentin magjik e shfrytėzon mė sė miri. 5 minuta pas autogolit djemtė e Cocu realizojnė edhe golin e tretė me anė tė mbrojtėsit tė majtė Villems. U duk mision i pėrfunduar pėr skaudrėn nga Eindhoveni por vendasit nuk janė dakord. Nė minutėn e fundit tė pjesės sė parė Holla rikuperon gabimin e tij, duke shėnuar kėsaj radhe nė portėn e Jeroen Zoet. Pjesa e dytė nuk dhuron golat e tė parės por ndeshja bėhet mė interesante me kalimin e minutave. Fundi ėshtė intrigues por goli do tė vijė vetėm nė kohėn shtesė kur Van Duinen shkurton diferencat me njė gol qė ka vlerė statistikore. Me kėtė fitore PSV i bashkohet Ajaksit dhe Groningenit nė kuotėn e 3 pikėve.

  3. #113
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Kupa e Gjermanisė: Fiton Dortmund e Leverkusen

    Fundjava i zbriti nė fushė nėnkampionėt e Gjermanisė, Borussia e Dortmundit pėr raundin e parė tė Kupės nė transfertėn e modestėve tė Wilhelmshaven, tė cilėt militojnė nė Ligėn veriore rajonale. Edhe pse me formacionin titullar, Borussia e Dortmundit nuk arriti ta kalonte barrierėn vendase, pasi Lewandowski, Aubumeyang e Reus shpėrdoruan disa raste pėr tė kaluar nė avantazh. Pjesa e dytė rezultoi mė konkrete pėr skuadrėn e Klopp pasi goli i parė i takimit erdhi nė minutėn e 71-tė nga Kevin Grosskreutz, ndėrsa Marvin Ducksch dyfishoi 7 minuta pėrpara fundit. Golin e tretė e sigloi Robert Lewandowski nė minutėn e fundit. Me kėtė sukses, Borussia Dortmund pret biletėn e raundit tė dytė tė Kupės sė Gjermanisė. Nė pėrballjet e tjera, Bayer Leverkusen shkatėrroi 6-1 Lippstadt, Hoffenheim bindi 9-0 ndaj Aumund-Vegesack, ndėrsa Mainz fitoi nė minutat shtesė 2-1 nė fushėn e Fortuna Koln.

  4. #114
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Napoli nė “gjueti” pėr Mascherano

    Skuadra e Napolit po tregohet shumė aktive gjatė kėsaj merkatoje vere. Ekipi nga ‘San Paolo’, pas transferimeve tė fundit tė Gonzalo Hiugain dhe Pepe Reina, po bėhet gati pėr goditjen e radhės. Sipas Il Mattino, skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez po synon ta transferoj mesfushorin e Barcelonės, Javier Mascherano. Pėrveē fubollistit argjentinas, skuadra napolitane po synon tė marrė edhe mbrojtėsin e Liverpool, Martin Skrtel.

  5. #115
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    I nxitur nga fjalėt e Ernesto Pellegrinit, paraardhėsit tė tij qė drejtoi i Interin pėr 10 vjet, nga 1984 deri nė 1994, presidenti i zikaltėrve, Masimo Moratti bėn publike planet pėr tė ardhmen. Nė njė deklaratė tė pak ditėve mė parė, Pellegrini tha se duhet “shumė dashuri ndaj njė skuadre futbolli qė ajo tė ecė”. Ai i kėshilloi presidentit aktual tė Interit qė tė afrojė investitorė tė tjerė tek Interi, pėr tė ulur disi borxhin e shoqėrisė. Por Morati ka njė tjetėr mendim. Pasi falenderoi Pellegrinin pėr “dashurinė e treguar kundrejt Interit”, Morati tha se problemi i shoqėrisė nuk janė borxhet, sepse ato janė nė nivelet e cdo shoqėrie tjetėr tė madhe. Ai tha se Interi ėshtė nė kėrkim tė njė investitori serioz jo pėr shkak tė borxheve, por pėr tė qenė konkurues nė afrimin e lojtarėve cilėsorė nė skuadėr.

  6. #116
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Mourinho: Ronaldo i vėrtetė ėshtė fenomeni!

    Trajneri aktual i Chelsea Mourinho foli pėr tė kaluarėn e tij los blancos, duke theksuar se politikat e klubit patėn njė rol tė rėndėsishėm nė faktin qė skuadra nuk fitoi asgjė sezonin e kaluar: “Madridi ėshtė njė klub i vecantė, por nuk ėshtė thjesht njė klub futbolli. Reali ėshtė mbi tė gjitha politikė, nuk ėshtė vetėm sport ėshtė gjithcka qė sillet rreth Spanjės dhe kėsaj skuadre. Nė vitin e dytė ne fituam kampionatin, dhe ishim skuadra mė e mirė spanjolle nė histori, grumbulluam 100 pikė dhe shėnuam 121 gola. Mė pas viti i tretė ishte ai i zgjedhjeve, dhe ndodhėn gjėra jo shumė normale, tė cilat vetėm njerėzit brenda skuadrės mund t’i kuptojnė. Portugezi foli gjithashtu dhe pėr skuadrėn aktuale pėr Ancelotti dhe pėr afrimin e mundshėm tė Bale. “Bale e kėrkova qė sezonin e kaluar, por klubi nuk arriti tė siguronte shėrbimet e tij. Besoj se afrimi i tij do ta ndihmojė jo pak Ancelotti-n. Mė vjen mirė qė ai ka marrė drejtimin e Los blancos. Ėshtė njė teknik me eksperiencė dhe do tė di si tė fitojė me madrilenėt”. “Pėr herė tė parė u bėra trajner nė vitin 2000, por mė parė kisha qėnė asistent nė klube tė madhe dhe pata mundėsinė tė stėrvis futbollist tė mėdhenj, si Guardiola, Figo, Rivaldo apo Ronaldo, e kam fjalėn pėr atė tė vėrtetin. Nė atė periudhė e kuptova se kisha potencial pėr t’u bėrė njė ditė njė trajner i madh”.

  7. #117
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Flamurtari nė krizė financiare ikin lojtarėt

    Skuadra e Flamurtarit ėshtė zyrtarisht nė krizė financiare. Presidenti i skuadrės vlonjate ka njoftuar largimin e tė gjithė futbollistėve me paga tė larta pėr tė reduktuar shpenzimet. Praktikisht, tė gjithė emrat e njohur, formacioni bazė i skuadrės dhe disa rezerva do tė largohen nga kuqezinjtė. Sezoni 2013/2014 do tė nisė me tė rinjtė e Flamurtarit dhe me objektiv tė ndryshuar. Ndėrsa sezonet e fundit objektivi ka qenė mes vendeve tė para tė kampionatit, pse jo edhe fitorja e tij, tė rinjve do t’u kėrkohet vetėm ta mbajnė nė kategorinė e mė tė mirėve skuadrėn e tyre.

  8. #118
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Kupa, shėnon Kapllani, kualifikohet Frankfurti

    Kapllani ka shėnuar nė fitoren 3-1 nė Kupėn e Gjermanisė, duke kualifikuar FSV Frankfurtin, ndėrsa Hyka ka fituar ndaj Bashės nė kampionatin zviceran. Nga futbollistėt shqiptarė qė luajnė nė ekipet e kėtij vendi, Edmond Kapllani shėnoi njė gol nė fitoren e FSV Frankfurtit ndaj modestėve tė Optik Rathenou. Miqtė e Bundesligės 2 kaluan tė parėt nė avantazh me anė tė Methju Lekie nė minutėn e 21-tė tė pjesės sė parė, por nė fraksionin e dytė tė lojės vendasit barazuam me anė tė turko-gjermanit Hakan Kankaja. Me kėtė rezultat u mbyll koha e rregullt dhe pėr tė nxjerrė skuadrėn kualifikuese u desh koha shtesė. Nė minutėn e 113-tė ishte sėrish Methju Lekie qė shėnoi pėr Frankfurtin, teksa katėr minuta mė vonė, Edmond Kapllani vulosi rezultatin nė 3-1, duke u hequr mundimin dhe emocionin qė tė dyja skuadrave nga pika e penalltisė. Befasi ishte humbja dhe eliminimi i Borusia Mynshegladbah, ku luan shqiptaro-zvicerani Granit Xhaka. Kjo e fundit iu dorėzua Dramstadit nga pika e bardhė e penalltive. Ndėrkohė, fitore dhe kualifikim mori dje nė kėtė kompeticion edhe Grojther Fyrthi i Mėrgim Mavrajt dhe Ilir Azemit. Fyrthi mundi 2-0 nė transfertė modestėt e Pfedersheim, por as Mavraj dhe as Azemi nuk luajtėn nė kėtė takim. Sakaq, nė kampionatin zviceran, Luzerni i Jahmir Hykės ka mundur minimalisht Sionin e Vullnet Bashės. Ky i fundit e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti deri nė fund tė takimit, ndėrsa mesfushori tiranas u fut nė lojė nga trajneri vetėm nė minutėn e 68-tė tė pjesės sė dytė. Kujtojmė qė Hyka u la jashtė nė ndeshjen e fundit tė Kombėtares nga trajneri De Biazi, i cili, nga ana tjetėr, pat grumbulluar pėr herė tė parė Vullnet Bashėn (vėllai i Migjen Bashės), por as ky i fundit nuk arriti qė tė debutojė me kuqezinjtė. Me gjasa mesfushori do ketė shansin qė tė luajė disa minuta nė miqėsoren e 14 gushtit ndaj Armenisė nė “Qemal Stafa”. Veē tij De Biazi ka thirrur pėr herė tė parė edhe Loret Sadikun, Shkėlzen Gashin dhe vėllain e Granit Xhakės, Taulantin.

    Lacio-Roma, ka derb pėr Armir Abrashin
    Kolonisė sė futbollistėve shqiptarė nė futbollin italian mund t’i bashkohet njė tjetėr element i ri i Kombėtares. Amir Abrashi, i cili aktivizohet nė radhėt e Grashopers nė kampionatin zviceran, mund tė transferohet nė Serinė te Lacio. Drejtori sportiv i lacialėve, Igli Tare, kėmbėngul pėr transferimin e 23-vjeēarit nė Romė, edhe pse po has rezistencėn e fortė tė Grashopers. Pėr prurjen mė tė re tė De Biazit nė pėrfaqėsuesen kuqezi interesohen gjithashtu Sasulolo dhe Torino, ndėrsa orėt e fundit ka dalė nė skenė Roma, qė ka mbledhur informacionet e nevojshme pėr futbollistin me origjinė kosovare. Me pėrfshirjen e verdhekuqve nė tratativa pritet tė ketė njė derbi tė nxehtė romak pėr shėrbimet e Abrashit, i cili konsiderohet njė mesfushor me tė ardhme pėr vetė cilėsitė qė ka. Njė transferim i mundshėm nė Serinė A do tė jetė njė bonus plus pėr futbollistin qė kėrkon njė vend titullari nė skuadrėn e De Biazit. Ai ėshtė konsideruar edhe si njė zbulim nga ana e trajnerit tė Kombėtares shqiptare. Sakaq, Abrashi mund t’i shtohet dyshes Cana-Strakosha, tė cilėt luajnė te skuadra ēeleste prej dy sezonesh.

  9. #119
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Zbulohet takimi i kryebashkiakut me njė nga biznesmenėt qė financonte klubin: Prapaskenat, ja si u mor vendimi

    Zbulohen disa nga prapaskenat qė ēuan deri nė vendimin pėr shpėrbėrjen e Flamurtarit, ēka solli habi pėr mėnyrėn se si u mor dhe u komunikua, por edhe pėr vetė impaktin e surprizėn qė pati nė opinionin sportiv. Pėrpara se tė merrte vendimin drastik nė njė prej ditėve mė tė vėshtira tė jetės sė tij, qė pėrkonte edhe me 51-vjetorin e lindjes, kryebashkiaku i Vlorės, Shpėtim Gjika, ka zhvilluar njė takim me njė nga biznesmenėt e rėndėsishėm tė qytetit bregdetar. Bėhet fjalė pėr krahun e djathtė tė Gjikės, Adhurim Duka, i cili ėshtė njė mik i presidentit, madje u pėrfol pak kohė mė parė si pasuesi i mundshėm i tij nė krye tė klubit. Takimi mes Gjikės dhe Dukės ėshtė zhvilluar nė njė nga lokalet e qytetit tė Vlorės dhe mendohet se ka qenė shtysė pėr marrjen e njė vendimi tė tillė, qė solli largimin e pjesės mė tė madhe tė lojtarėve tė Flamurtarit dhe uljen drastike tė shpenzimeve. Mėsohet se biznesmeni Duka i ka ofruar ndihmė financiare presidentit Gjika, duke dalė garant pėr njė pjesė tė konsiderueshme tė parąve qė do tė duheshin pėr tė shpėrndarė kėstet e para tė kontratave tė futbollistėve, por edhe pėr fazėn pėrgatitore qė ekipi do ta zhvillonte nė Kostur tė Greqisė. Gjatė bisedės me presidentin Gjika, biznesmeni i ka sugjeruar kėtij tė fundit tė ulė shpenzimet nė ekip pėr shkak tė mungesės sė fondeve, duke pasur parasysh edhe faktin se gjatė kėtyre viteve Flamurtari nuk ka arritur objektivat dhe se nuk i ka justifikuar investimet. “T’i siguroj unė njė pjesė tė parąve pėr kontratat dhe fazėn pėrgatitore, por nuk shtyhet kėshtu. Jemi nė krizė financiare, nuk duhet tė bėjmė kaq shumė shpenzime. Gjithsesi, ju e dini vetė, ky ėshtė sugjerimi im”, mėsohet se i ka thėnė Duka presidentit Gjika. Pas kėtij takimi, Gjika ka telefonuar administratorin Geri Ēipi, me qėllim qė t’u komunikonte futbollistėve vendimin e klubit pėr reduktimin nė maksimum tė shpenzimeve.

  10. #120
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Sanchez ideal pėr tė luajtur nė krah tė Messi-t e Neymar

    Njė sondazh i propozuar nga webfaqja katalanase Sport.es: shkrun “Kush duhet tė luajė pėrkrah Neymarit e Messit?” Kjo ishte pyetje tė cilės tifozėt e Barcelonės i janė pėrgjigjur nė njė mėnyrė tė prerė. Sipas 65% tė lexuesve, nė fakt, partneri ideal ėshtė Alexis Sanchez, i cili kėrkohet nga Napoli. Pra, sulmuesi kilian ka fituar besim tė madh nga tifozėt, pėrkundėr faktit se nuk la edhe aq shumė gjurmė nė Camp Nou, pasi u largua nga Udinese.


 
Page 12 of 29 FirstFirst ... 2101112131422 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread