Join Today







Page 14 of 29 FirstFirst ... 4121314151624 ... LastLast
Results 131 to 140 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Anzhi redukton shpenzimet nxjerr nė shitje Eto’o Me vetėm dy pikė tė fituara nė katėr javėt e para tė kampionatit

  1. #131
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Anzhi redukton shpenzimet nxjerr nė shitje Eto’o

    Me vetėm dy pikė tė fituara nė katėr javėt e para tė kampionatit rus, me njė situatė tė rėnduar financiare pėr shkak tė adminsitrimit tė dobėt dhe pamundėsisė pėr t’u kualifikuar nė Champions League, Anzhi Makhachkala ka vendosur qė tė bėjė shkurtime, duke nisur nga Samuel Eto’o. Kamerunasi, i cili nė dy sezonet e fundit ėshtė shndėrruar nė futbollistin mė tė paguar nė historinė e futbollit, me njė pagė neto prej 20,5 milionė eurosh pėr sezon. Pronari miliarder, Suleiman Kerimov, nė dy sezonet e fundit ka shpenzuar 200 milionė euro vetėm nė blerje pėr skuadrėn, por i ndėrgjegjėsuar qė paratė nuk blejnė suksesin, ka vendosur tė pėrqendrohet nė blerje tė goditura, me njė buxhet shumė mė tė kufizuar. Kėshtu, Anzhi i ri do tė ketė njė buxhet prej 50-70 milionė eurosh nė sezon dhe nuk do tė jetė mė njė klub “sheikėsh”. Megjithatė, nė mėnyrė qė tė ndahet nga e shkuara, duhet edhe konsensi i Eto’o. Ndonėse blerėsit potencialė pėr 33-vjeēarin nuk do tė mungojnė, nė mėnyrė qė ai tė largohet nga Anzhi duhet tė pranojė njė reduktim drastik tė pagės, pėr sezonin e mbetur nė kontratė.
    Nese keni dicka per te komentuar ju lut

  2. #132
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Sanchez ideal pėr tė luajtur nė krah tė Messi-t e Neymar

    Njė sondazh i propozuar nga webfaqja katalanase Sport.es: shkrun “Kush duhet tė luajė pėrkrah Neymarit e Messit?” Kjo ishte pyetje tė cilės tifozėt e Barcelonės i janė pėrgjigjur nė njė mėnyrė tė prerė. Sipas 65% tė lexuesve, nė fakt, partneri ideal ėshtė Alexis Sanchez, i cili kėrkohet nga Napoli. Pra, sulmuesi kilian ka fituar besim tė madh nga tifozėt, pėrkundėr faktit se nuk la edhe aq shumė gjurmė nė Camp Nou, pasi u largua nga Udinese.

  3. #133
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Ancelotti: Rinovimi i Ronaldos ēėshtje ditėsh
    Cristiano Ronaldo ende nuk e ka rinovuar kontratėn me Real Madrid, por trajneri i madrilenėve, Carlo Ancelotti ėshtė i sigurt se ylli portugez do ta vazhdojė karrierėn nė “Santiago Bernabeu”. “Besoj se Cristiano ndihet shumė mirė te ky klub. Ai kėrkon tė rinovojė dhe shoqėria dėshiron njė gjė tė tillė, prandaj nuk besoj se do tė ketė probleme nė kėtė pikė. Nuk di tė them se kur do ta hedhė firmėn por kėtė ēėshtje po e diskutojnė lojtari dhe shoqėria”, ka thėnė trajneri italian.

  4. #134
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Barcelona refuzoi ta blinte Bale pėr 40 milion €
    Gareth Bale pritet tė jetė blerja mė e shtrenjtė nė botėn e futbollit me Real Madrid qė do tė hedhė tė paktėn 100 mln Euro. Nė njė prapaskenė qė e raporton “Mundo Deportivo”, Barcelona refuzoi ta blinte lojtarin shumė here mė lirė se ē’po blihet tani nga rivalėt e tyre nė Spanjė. Bėhet fjalė pėr vitin 2011 kur ekipi blaugrana po kėrkonte njė mbrojtės tė majtė dhe oferta 40 mln Euro e Tottenham frikėsoi Barcelonėn qė nuk pranuan tė paguanin atė ēmim tė lartė. Nė fakt spanjollėt duhet tė pendohen 2 herė pasi krahas ēmimit 40 mln Euro qė ėshtė mė pak se ēmimi qė do paguaj Reali, ata patėn mė vonė shumė probleme nė krahun e majtė me Abidal qė u operua 2 herė.

  5. #135
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Kukėsi s’ndalet, kualifikohet edhe me 10 lojtarė

    Kukėsi vazhdon tė mrekullojė me performancėn e vet nė Ligėn e Europės. Nuk janė pak, por plot tre ture tė kaluara prej tij nė kėtė kompeticion europian pėr klube, cka s’e kishte bėrė mė parė asnjė skuadėr tjetėr shqiptare.

    Misioni i ekipit tė Armando Cungut vazhdon nė fazėn e “play-off”-it, pasi ka dėrguar nė shtėpi edhe Metalurg Donjeckun e Ukrainės. Ky i fundit nė pėrballjen me nėnkampionėt e Shqipėrisė ka patur tė njėjtin fat me Flora Talin dhe Sarajevon.

    Pasi e kanė fituar ndeshjen e parė tė kėtij turi me rezultatin 2-0 nė “Qemal Stafa”, verilindorėt kanė menduar plot pragmatizėm e llogari si tė mbeten nė lojė dhe ta “kalojnė lumin” ata. Edhe pse tė detyruar tė pėrballen me njė vrull e presing asfiksues tė uklrainasve, tė besuarit e Cungut, me nė krye njė portier qė s’ka tė krahasuar, si Halilaj, kanė pėsuar vetėm njė gol, nė minutėn e 27-tė, kur Dimitrov cau prapavijėn kuksiane. Mė pas rrjeta e Halilajt ka mbetur e paprekur, edhe pse rreziku ka qenė potencial e persistent. E po tė kemi parasysh se Kukėsi i ka luajtur 16 minutat e fundit tė kohės sė rregullt, shto kėtu edhe 7 minutat shtesė qė akordoi kryesori turk, kualifikimi i nėnkampionėve tanė mund tė konsiderohet jo vetėm historik, por edhe heroik.

    Tashmė Kukėsi ėshtė “kryefjalė” e futbollit shqiptar, njė emėr qė po cudit edhe futbollin europian me “valencat” e veta, ndėrkohė qė ėshtė kthyer nė njė burim krenarie pėr mbarė bashkombasit tanė, qė bėjnė tė tėrė tifo pėr verilindorėt e presidentit ambicioz dhe “fair-play”, Safet Gjici.

    Neser shorti
    Mė 9 gusht, pra nesėr, Kukėsi do tė njohė edhe kundėrshtarin e vet, ashtu sikundėr edhe Skėnderbeu. Kampionėt nė fuqi u eliminuan nė turin e tertė tė Kupės sė Kampioneve dhe, duke iu referuar ndryshimeve qė ka bėrė UEFA nė formatin e Champions-it, skuadrat qė eliminohen nė kėtė tur kalojnė nė “play-off” tė Ligės sė Europės.

    Nė kėtė kontekst, nesėr nė short pritet qė tė kemi dy skuadra shqiptare, tė cilat, duke pasur pak a shumė koeficiente tė njėjtė, do jenė nė vazon e skuadrave tė dobėta, ndaj do kenė pėrballė nė short tė njėjtėt kundėrshtarė

  6. #136
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Europa League: Chornomorets Odessa – Skenderbeu Trabzonspor – Kukesi

    Kukėsi dhe Skėndėrbeu u kursyen nga rivalėt “bombė”, nė shortin e “play-off” tė Europa League i mbajtur nė orėn 13:00 nė Nion, Zvicėr. Kėshtu, goglat vendosen se korēarėt do tė pėrballen me Chernomoretsin e Odesės ukrainas, ndėrsa verilindorėt me skuadrėn turke tė Trabzonsporit. Dy rivalė dukshėm superiorė dhe me mė shumė emėr se skuadrat tona nė Europė, por qė lejojnė ekzistencėn e njė shprese sado tė vogėl, pasi rivalėt e secilit ekip mund tė kishin qenė shumė mė tė fortė. Kėshtu, Skėndėrbeu, i ndodhur nė grupin e katėrt tė shorteut, do tė luante mė njė nga Stuttgart (Gjermani), Betis (Spanjė), Spartak Moskė (Rusi), PAOK (Greqi) e Chernomorets Odesa (Ukrainė). Ndėrsa Kukėsi, i ndodhur nė grupin e pestė tė shorteut, kishte tė pėrcaktuar si rivalė njė nga: Fiorentina (Itali), St-Etien (Francė), Rubin Kazan (Rusi), Trabzonspor (Turqi), Sherif Tiraspol (Moldavi) Ndeshjet e turit tė katėrt tė Europa League do tė luhen nė datat 22 dhe 29 gusht. Tė dy skuadrat tona luajnė ndeshjet e kthimit brenda.

  7. #137
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Shorti i Champions pėrplas PSV-Milan dhe Fenerbahēe-Arsenal
    Ėshtė mbajtur nė Nion tė Zvicrės shorti i “play-off” i Champions League, ku spikasin supersfidat PSV Eindhoven-Milan dhe Fenerbahēe-Arsenal. Me 22 skuadra tė kualifikuara pėr nė fazėn e grupeve, 20 ekipet e mbetura do tė diskutojnė dhjetė biletat nė lojė, ndėrsa dhjetė skuadrat e eliminuara, vazhdojnė aventurėn e tyre europiane nė fazėn e grupeve tė Europa League. Si ēdo vit, pėrsėri shorti u realizua nė dy faza, pėr ekipet kampione dhe jo kampione nė kampionatet e tyre, me secilin grup qė do tė kualifikojė nga pesė pėrfaqėsuese.
    Shorti i Champions League, grupi i skuadrave jokampione

    Lyon (Francė)-Real Sociedad (Spanjė)
    Schalke 04 (Gjermani)-Metalist Kharkiv (Ukrainė)
    Pacos Ferreira (Portugali)-Zenit (Rusi)
    PSV Eindhoven (Holandė)-Milan (Itali)
    Arsenal (Angli)-Fenerbahēe (Turqi)

    Shorti i Champions League, grupi i skuadrave kampione

    Dinamo Zagreb (Kroaci)-Austrain Wien (Austri)
    Ludogorets Razgrad (Bullgari)-Bazel (Zvicėr)
    Victoria Plzen (Ēeki)-Maribor (Slloveni)
    Shakhtar Karaganda (Kazakistan)-Celtic (Skoci)
    Steaua Bucurest (Rumani)-Legia Warszawa (Poloni)

  8. #138
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Ronaldo do bėhet pėrsėri baba

    Sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo do tė bėhet pėr herė tė dytė baba. E fejuara e tij Irina Shayk e ka festuar te “Billionaire” me disa miq lajmin e mirė, qė pas disa muajsh do tė jetė mama. Kėtė lajm e bėn tė ditur “Social Channel” qė nuk lė pa pėrmendur mungesėn e portugezit nė festėn e organizuar nė Costa Smeralda.

  9. #139
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    De Biasi uron Kukėsin nga Facebook

    Trajneri i Kombėtares kuq e zi, Gianni De Biasi vlerėson arritjet e Kukėsit, qė dje vulosi historinė nė futbollin shqiptar, duke u renditur si e para skuadėr shqiptare qė kalon tri ture nė njė kompeticion europian. De Biasi shkruan nė Facebook se fitorja e ekipit tė Kukėsit, ėshtė rezultat i ideve dhe jo rastėsore. “Urime Kukesi!!! La forza delle idee… Nulla avviene per caso! (shqip) Urime Kukėsi. Forca e ideve … Asgjė nuk ndodh rastėsisht”, shkruan trajneri i kombėtares shqiptare. Edhe pse vlerėsimet e De Biasit pėr cdo fitore tė Kukėsit nė rrjetin social nuk kanė munguar, personalisht trajneri italian qė drejton kuqezinjtė shqiptarė nuk ka ndjekur nė stadium asnjė lojė tė ekipit tė Kukėsit.

  10. #140
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Perez: 100 milion € pėr Bale shifėr e ekzagjeruar

    Florentino Perez bėn njė hap pas, pėr presidentin e Realit tė Madridit, 100 milionė Euro janė shumė, kėshtu qė Gareth Bale mund ta vlerėsojė edhe alternativėn e qėndrimit te Tottenham. Nė njė intervistė dhėnė pėr rrjetin amerikan, ESPN. “Po, 100 milionė Euro janė shumė. Kjo ėshtė njė shumė vėrtet e madhe, madje shumė e ekzagjeruar edhe nėse e shfrytėzon pėr gjėra tė tjera”. Kjo ėshtė hera e parė qė Perez del hapur pėr kėtė ēėshtje, duke bėrė njė hap pas sepse londinezėt janė shprehur qartė, Bale do tė largohet nga “White Heart Lane” pėr njė shumė mė tė madhe se ajo e pėrmendur nga Perez. Nė vijim, numri 1 i shoqėrisė merengues ritheksoi edhe qėndrimin nė lidhje me tė ardhmen e Cristiano Ronaldos. “Tė dy palėt janė shprehur qartė, Ronaldo dėshiron ta mbyllė karrierėn te Reali i Madridit. Nė fund tė kėsaj vere do tė zgjidhim gjithēka, tė jeni tė sigurt. Tė paktėn kėshtu shpresoj qė tė ndodhė”. Nė fund tė intervistės, Perez nuk harroi tė fliste edhe pėr Jose Mourinhon, duke theksuar se gjatė tre viteve tė tij nė krye tė skuadrės arriti tė bėnte ndryshime cilėsore te Reali i Madridit.


 
Page 14 of 29 FirstFirst ... 4121314151624 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread