Join Today






Page 16 of 29 FirstFirst ... 6141516171826 ... LastLast
Results 151 to 160 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Arsenali: 185 mijė € nė javė pėr Suarez Arsenali duket se nuk ka ndėrmend tė heq dorė nga Luis Suarez.

  1. #151
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Arsenali: 185 mijė € nė javė pėr Suarez

    Arsenali duket se nuk ka ndėrmend tė heq dorė nga Luis Suarez. Sipas tė pėrditshmes Metro, nė pritje tė marrėveshjes me Liverpool, ‘Topēinjtė’ duket se po pėrgatisin njė ofertė rekord pėr lojtarin: 185 mijė euro nė javė, 45 mė shumė sesa merr aktualisht nė Anfield Road. Futbollisti uruguaian nėse do tė nėnshkruante njė kontratė katėrvjeēare, do tė bėhej automatikisht lojtari mė i paguar i ekipit, mė tepėr se Lucas Podolski e Theo Walcott, tė cilėt aktualisht marrin nga 115 mijė euro nė javė, por edhe mė i paguari nė histori tė klubit.

  2. #152
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Benzema: Dua “Topin e Artė”

    Karim Benzema ka folur pėr objektivat e tij kėtė sezon. Sulmuesi francez pranon se nė njė tė ardhme synon tė bėhet lojtari mė i mirė nė botė. “Topi i Artė ėshtė njė objektiv imi, ėshtė gjithmonė nė mendjen time. Unė po punoj pėr ta fituar atė. Real Madridi ėshtė klubi mė i mirė nė botė, jam i lumtur qė jam kėtu. Ėshtė njė ėndėrr qė e kisha qė kur isha fėmijė dhe tė cilėn po e jetoj ende”, deklaroi sulmuesi i Realit.

  3. #153
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Dy raste me doping nė Moskė

    Federata Ndėrkombėtare e Atletikės ka evidentuar dy raste tė dopingut, nė kėtė fillim Kampionati Botėror tė Atletikės, i cili po mbahet nė Moskė tė Rusisė. Rasti i parė ishte ai i sprinteres nga Trinidad e Tobago, Kelly-Ann Baptiste, e cila fitoi medaljen e bronztė nė 100 metra dy vjet mė parė nė Daegu, rezultoi pozitive nė kontroll duke u kthyer nė shtėpi.Disa orė mė vonė, bashkėkombėsja e saj, Semoy Hackett i ka dhėnė fund Botėrorit tė saj pėr shkak tė testit pozitiv me doping. Tė dy sportistet mund tė pėrjashtohen deri nė 4 vjet.

  4. #154
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Gega nė gjysmėfinale e 1500 m nė Moskė

    Luiza Gega mban lart flamurin shqiptar nė Botėrorin e Atletikės, qė po zhvillohet nė Moskė. Nė disiplinėn e 1500 metrave, atletja shqiptare, kampione dhe rekordmene e vendit, arriti tė kualifikohet pėr nė gjysmėfinale, pasi u pozicionua nė vendin e 8-tė nga 13 pjesėmarrėset nė baterinė e saj, atė numėr 1,. Atletja shqiptare, e cila garoi sot nė mėngjes, arriti tė regjistrojė kohėn e 4 minuta, 8 sekonda e 76 tė qindtat. Shqiptarja u rendit e teta, ndėrkohė qė nė tre bateritė kualifikuese, arrinin tė kalonin mė tej gjashtė tė parat, dhe gjashtė atletet e tjera me kohėn mė tė mirė, mes tė cilave Gega ishte e treta. Gjithsesi, atletja durrsake duhet thėnė qė nuk regjistroi rezultatin e saj mė tė mirė, i cili ėshtė ai i regjistruar nė Sceszin kėtė vit me kohėn e 4 minuta 5 sekonda e 11 tė qindtat, pak mė i shpejtė se rezultati me tė cilin ajo mori medalje argjendi nė Lojėrat Mesdhetare. Garėn gjysmėfinale atletja shqiptare do ta ketė me datė 13 gusht nė ora 18:40 dhe do tė garojė nė baterinė numėr 1. Nė finale, kualifikohen pesė atletet e para pėr ēdo bateri dhe 2 kohėt mė tė mira.

  5. #155
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Moska pret Kampionatin Botėror tė Atletikės

    Startoi nė Moskė Kampionati i 14 Botėror i Atletikės, qė pėrbėn njėkohėsisht edhe ngjarjen mė tė rėndėsishme tė kėtij sporti pėr vitin 2013. Nė kryeqytetin rus deri mė 18 Gusht do tė masin forcat atletėt mė tė mire. Usain Bolt ėshtė figura kryesore e kėtij aktiviteti, ose tė paktėn qė tė gjithė shpresojnė qė njeriu mė i shpejtė nė planet tė thyejė rekordin botėror. Dita hapėse e kėtij eventi do tė ngulitet gjatė nė mendjen e Edna Kiplagat, qė hyn nė histori si atletja e parė qė ia del tė mbrojė me sukses titullin botėror nė garėn e maratonės. Dihet qė kjo garė ka gjithmonė privilegjin pėr tė hapur njė aktivitet tė kėtyre pėrmasave, megjithatė nderin pėr tė hapur edicionin e sivjetshėm e patėn femrat dhe ishte pikėrisht 33-vjecarja keniane ajo qė pėrsėriti nė kėtė disiplinė triumfin e dy viteve mė parė, nė Daegu. Kiplagat e cila nė Olimpiadė, 12 muaj mė parė u rendit e dyta, e pėrshkoi distancėn prej 42,195 km me kohėn 2h 25’ 44”, duke lėnė prapa vetes italianen Valeria Straneo, qė ndonėse pėrmirėsoi kohėn e saj tė kėtij viti, kaloi vijėn e mbėrritjes me 14” vonesė, ndėrsa podiumi u kompletua nga 31-vjecarja japoneze Kayoko Fukushi.
    gjithsej.

  6. #156
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    PSV e Cocu nuk di tė ndalet 5-0 ndaj Nec Nijmegen

    PSV Eindhoven i falet 17-vjecarit Bakkali, kapitenit Wijnaldum dhe Locadia nė sfidėn e javės sė dytė tė Eredivises. Formacioni i drejtuar nga Philip Cocu debuton me fitoren 5-0 ndaj Nec Nijmegen pėrpara publikut tė vet nė “Philips Stadion”, duke marė pikėt e plota pas dy ndeshjeve tė para. Ish ndihmėsi i Advokaat sezonin e kaluar befason me zgjedhjet e bėra nė formacionin, duke lėnė nė stol dy emra tė rėndė si Toivonen dhe Matavz. Protagonistėt e sfidės janė tre, 17-vjecari Bakkali me tre golat e tij, kapiteni Wijnaldum me dygolėshin dhe Locadia me tre asiste tė dhėna pėr golat e belgut Bakkali. Njė gol nė pjesėn e parė dhe katėr nė tė dytėn i japin suksesin e dytė nė po kaq javė kampionat PSV Eindhoven qė falė golavarazhit mer momentalisht kreun e klasifikimit, pasi gjendet nė krye me pikė tė barabarta me Herenven dhe Zvolle.

  7. #157
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Arda Turan shėnjestra e radhės pėr Monaco

    Monaco e pandalshme nė merkato. Klubi i Principatės edhe pse ka nėnshkruar me 11 lojtarė gjatė kėsaj merkatoje, mund tė kthehet nė njė mankth pėr Atletico Madrid. Pasi mori Radamel Falcaon, ėshtė Arda Turan shėnjestra e radhės pėr klubin francez, qė i ka ofruar 17 milion Euro “Los Che” pėr mesfushorin. Megjithatė klubi i Ligue 1 duhet tė pėrballet dhe me konkurrencėn e Galatasaray e Fenerabahce pėr 26-vjeēarin.

  8. #158
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Hamsik deri nė 2018 te Napoli

    Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar se ylli sllovak, Marek Hamsik ka rinovuar kontratėn me ekipin deri nė vitin vitin 2018. Hamsik ka deklaruar shpesh se nuk dėshiron tė largohet nga Napoli. Tani, mesfushori ka nėnshkruar njė kontratė tė re, e cila do ta mbaje nė Itali edhe pesė vite.

  9. #159
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Borusia ndjek Bayern nė javėn e parė tė Bundesligės

    Borusia e Dortmundit arrin tė fitojė pastėr nė ndeshjen e parė tė Bundesligės, duke mundur nė transfertė Augsburgun me rezultatin 4-0. Tre gola tė sulmuesit tė ardhur nga Franca, Aubamejang dhe njė nga Levandovski me 11-metėrsh i janė kundėrpėrgjigjur mė sė miri fitores sė Bajernit tė Mynihut njė ditė mė parė. Dortmundi nuk dėshiron tė humbė terren ndaj rivalit. Spikat rikthimi i Hertės nė Bundesligė, teksa e ka nisur me njė fitore mbresėlėnėse, 6-1, duke marrė edhe kryesimin nė javėn e parė. Java e parė mbyllet nesėr me ndeshjet Shalke-Hamburg dhe Mainz-Shtutgart.
    Dje
    Bajern M. – Gladbah 3-1

    Sot
    Augsburg – Dortmund 0-4
    Leverkusen – Freiburg 3-1
    Hannover – Ėolfsburg 2-0
    Hertha B. – Frankfurt 6-1
    Hofenheim – Nurnberg 2-2

    Nesėr
    Mainz – Shtutgart
    Shalke -Hamburg

  10. #160
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Uefa ndryshon shortin pėr Skėnderbeun

    Mungesa e njė stadiumi tė dytė qė plotėson kushtet pėr zhvillimin e ndeshjeve tė fazės play-off tė Europa Ligė e ka detyruar UEFA-n tė ndryshojė kalendarin pėr Skėnderbeun. Shorti I hedhur nė Nion tė Zvicrės pėrcaktoi zhvillimin e takimeve tė para Kukėsi – Trabzonspor dhe Skėnderbeu Odesa Chernomorets nė Shqipėri, por fakti qė nė “Qemal Stafa” mė 22 Gusht mund tė luhet vetėm njė ndeshje i la vetėm njė mundėsi zgjidhjeje UEFA-s, e cila vendosi qė korcarėt takimin e parė ta luajnė nė fushėn e Chernomorets. Menjėherė pas hedhjes sė shortit qeveria e futbollit europian pasi shqyrtimit tė relacioneve tė hartuar nga tė deleguarit e saj e kuptoi qė nė Shqipėri ka vetėm njė stadium qė plotėson minimumin e kritereve pėr takimet e Europa Ligė, por nė mirėkuptim tė plotė me klubin ukrainas u vendos ndėrrimi I datave pėr ndeshjen brenda dhe jashtė tė kampionėve tė Shqipėrisė. Nė fakt fusha dhe ambinetet e dhomave tė zhveshjes nė stadiumin “Skėnderbeu” janė shumė mė kokomde se ato tė “Qemal Stafės”, por kushti I parė I panegociushėm ėshtė kapaciteti, qė nė fazėn play-off tė europa Ligė duhet tė jetė tė paktėn 12 mijė tifozė. Si pėrfundim Kukėsi – Trabzonspor do tė zhvillohet mė 22 gusht nė “Qemal Stafa”, ndėrsa Odesa Chernomorest – Skėnderbeu nė Ukrainė nė tė njėjtėn datė. Takimet e kthimit do tė luhen mė 29 Gusht.


 
Page 16 of 29 FirstFirst ... 6141516171826 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread