Join Today






Page 19 of 29 FirstFirst ... 91718192021 ... LastLast
Results 181 to 190 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Guardiola: Bayern mė inteligjent se Barcelona! Futbollistėt e Bayern Munchen kanė marė vlerėsim maksimal nga trajneri Pep Guardiola. Sipas asaj

  1. #181
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Guardiola: Bayern mė inteligjent se Barcelona!

    Futbollistėt e Bayern Munchen kanė marė vlerėsim maksimal nga trajneri Pep Guardiola. Sipas asaj qė raporton e pėrditshmja Bild, trajneri i bavarezėve i ėshtė drejtuar futbollistėve tė tij me fjalinė “ju jeni mė inteligjentė se futbollistėt e Barcelonės nė aspektin futbollistik”. Kjo frazė e ish trajnerit tė blaugranave iu transmetua futbollistėve tė tij pas triumfit 2-0 nė miqėsoren ndaj Barcelonės mė 24 korrik, e zhvilluar nė Allianz Arena. Guardiola gjithashtu i bėri tė ditur futbollistėve se Barcelona mė 7 maj tė 2007 u mund 4-1 nė Bernabeu nga Real Madrid, madje edhe nė mbajtjen e topit.

  2. #182
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Ronaldo: Nuk ia vlen tė flas pėr Jose Mourinho

    Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka shprehur mėrzitjen e tij ndaj ish-trajnerit Jose Mourinho, duke thėnė se ai nuk dėshiron tė flasė fare pėr atė ‘person’. Ronaldo, i cili shpėtoi Portugalinė nga humbja nė sfidėn miqėsore ndaj Holandės, ėshtė shprehur pas ndeshjes pėr formėn e tij dhe pėr trajnerin portugez. “Mourinho? Nuk do tė flas pėr atė person. Nuk ia vlen. Mė falni, por nuk do tė flas pėr tė”. “Mė pėqen qė tė punoj me Ancelottin. Ai ėshtė njė njeri i drejtė dhe trajner i madh. Jam i lumtur pėr formėn qė po kaloj dhe kėnaqem kur i shėnoj tė gjitha skuadrave kundėrshtare”, ka pėrfunduar ylli portugez.

  3. #183
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Uefa i ndryshon kundėrshtarin Schalke 04 nė Champions League

    04 do tė luajė me klubin grek tė PAOK-ut nė fazėn e playoff tė Champions League, pasi kundėrshtari tė cilin i vendosi pėrballė shorti, Metalisti i Kharkivit, u pėrjashtua nga UEFA pėr shkak tė pėrfshirjes nė njė skandal tė fiksimit tė ndeshjeve. Ky ishte vendimi i marrė nga UEFA, i publikuar nė faqen e saj zyrtare tė internetit. PAOK-u u pėrzgjodh si skuadra e eliminuar nė raundin e tretė kualifikuese nga ana e Metalistit. Si humbės nė Champions, klubi grek kishte vazhduar rrugėn nė Europa League, duke u vendosur pėrballė izraelitėve tė Maccabi Tel Avivit, nė fazėn playoff. Pėr fatin e tyre tė mirė, me kėtė ndryshim, Maccabi tashmė fiton tė drejtėn pėr tė marrė pjesė automatikisht nė fazėn e grupeve, pa e luajtur takimin e tij. Kujtojmė qė nė shortin e raundit tė katėrt tė Europa League, 62 ekipet pjesėmarrėsė u ndanė nė 12 grupe, gjashtė grupe vazo e parė dhe gjashtė vazo e dytė. PAOK-u ishte njė prej atyre pesė rivalėve potencialė, tė cilėt mund tė luanin pėrballė Skėndėrbeut, i cili eventualisht “peshkoi” Chernomoretsin e Odesės. Nėse do tė na kishte “buzėqeshur” fati, duke vendosur pėrballė korēarėve njė rival mė tė fortė si PAOK-u, tashmė kampionėt e Shqipėrisė do tė ishin tė kualifikuar aforfe pėr grupet.

  4. #184
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Miqesoret: Italia mundet, ndalet Gjermania, Portugali- Holandė nė paqe

    Ndonėse vetėm ndeshje miqėsore, nuk kanė munguar surprizat. Italia ėshtė mundur nė shtėpi nga Argjentina, edhe pse Messi dhe Balotelli kanė munguar nė kėtė supersfidė. Higuain ka shėnuar ndaj formacionit italian, duke dėnuar kėshtu edhe napolitanėt, pėr tė cilėt ka firmosur. Gjermania ka shpėtuar nderin e saj nga Bender, duke shėnuar golin e barazimit, nė atė rezultat vėrtet mbresėlėnės pėr Paraguajin nė Europė, 3-3. Ndėrsa Anglia, edhe pse e ka nisur keq, ka arritur tė pėrmbysė pėrballė Skocisė, duke fituar gjithė ndeshjen 3-2. Surpriza mė e madhe ka qenė fitorja e Zvicrės pėrballė Brazilit, teksa Shaqiri & co kanė mposhtur sambėn braziliane. Ka qenė njė autogol i Dani Alvesh nė minutėn e 48-tė tė ndeshjes, duke ngritur peshė tė gjithė tifozėt zvicerianė. Ndėrsa sfida Portugali-Holandė ka pėrfunduar nė barazim 1-1, ku nuk mund tė rrinte pa vėnė “firmėn” e tij Kristiano Ronaldo, qė ka shėnuar golin e barazimit dhe shpėtuar nderin e portugezėve. Ndėrsa Spanja ka fituar ndaj Ekuadorit.

    Miqėsoret e djeshme
    Japoni – Uruguaj 2-4
    Korea J. – Peru 0-0
    Kazakistan – Gjeorgji 1-0
    Bjellorusi – Mali i Zi 1-1
    Estoni – Letoni 1-1
    Finland – Slloveni 2-0
    Azerbajxhan – Maltė 3-0
    Irak – Kili 0-6
    Moldavi – Andorrė 1-1
    Luksemburg – Lituani 2-1
    Kolumbi – Serbia 1-0
    Rumani – Sllovaki 1-1
    Suedi – Norvegji 4-2
    Ukrainė – Izrael 2-0
    Turqi – Ganė 2-2
    Lihtejnshtein – Kroaci 2-3
    Austria – Greqi 0-2
    Bosnjė – USA 3-4
    Hungari – Ēeki 1-1
    Maqedoni – Bullgari 2-0
    Gjermani – Paraguaj 3-3
    Itali – Argjentinė 1-2
    Poloni – Danimarkė 3-2
    Zvicėr – Brazil 1-0
    Uells – Irlandė 0-0
    Belgjikė – Francė 0-0
    Angli – Skoci 3-2
    Portugali – Holandė 1-1
    Islandė – I. Faroe 1-0
    Ekuador – Spanjė 0-2

  5. #185
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Rikthehet pėrballja Nadal -Federer

    Rafael Nadal mposhti bullgarin Dimitrov, nė raundin e katėrt tė Masterit tė Cincinnatit dhe do tė ritakojė nė ēerekfinale rivalin e tij historik, tenistin mė tė suksesshėm tė tė gjitha kohėrave, Roger Federer. Njė turne me sipėrfaqe tė fortė (mbi tartan), Nadal tregoi pasiguri nė setin e dytė, por arriti tė fitonte me rezultatin e pėrgjithshėm 6-2, 5-7, 6-2. Nadal, i cili tashmė ėshtė ngjitur nė vendin e tretė nė botė, luan ndaj Federerit, i cili fitoi nė mėnyrė pothujse identike nė rezultat ndaj gjermanit Tommy Haas, 6-1, 5-7, 6-2. Novak Djokovic dhe Andi Murray gjithashtu u kualifikuan gjatė ditės pėr nė ēerekfinale, ndėrsa surpriza mė e madhe ishte eliminimi i spanjollit David Ferrer.

  6. #186
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Bale i heshtur para Tottenham

    Raportet mes Gareth Bale dhe Tottenhamit po bėhen gjithnjė e mė tė vėshtira. Trajneri i ekipit londinez André Villas-Boas ka konfirmuar se uellsiani nuk flet me asnjėn lojtar nė klub. “Askush nuk e di mendjen e Bale, sepse ai nuk flet. E vetmja gjė qė ne shohim ėshtė se lojtari vjen dhe shkon nė stėrvitje. Por, kjo ėshtė nė rregull. Teorikisht, ne do tė dėshironim qė ai tė qėndrojė kėtu. Kėtu ėshtė vendi kėtu ėshtė e ardhmja e tij”, ka thėnė portugezi pėr ESPN. “Ai ėshtė shumė larg me stėrvitje nė krahasim me tė tjerėt. Ai nuk ka luajtur qė nga ndeshje jonė e parė miqėsore”, ka theksuar Villas-Boas, Bale ka shfaqur dėshirėn tė transferohet nė Real Madrid. Ai gjatė kėsaj vere pritet tė pėrfundoj nė ‘Santiago Bernabeu’ pėr 100 milion euro.

  7. #187
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Gustavo nga Bayern te Wolfsburg

    Luiz Gustavo ėshtė transferuar tek Wolfsburg pas njė aventure 2-vjeēare tek Bayern Munchen. Mesfushori brazilian ka nėnshkruar njė kontratė me Wolfsburg pėr 5 vitet e ardhshme pasi e pa veten pa hapėsira nė skuadrėn e drejtuar tashmė nga Pep Guardiola dhe nė prag tė botėrorit qė do tė luhet nė vendlindjen e tij vendosi qė tė ndryshonte ekip pėr tė mos rrezikuar vendin tek “Seleēao”.

  8. #188
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Honda edhe 3 ditė afat pėr tė kaluar te Milan

    Nėse nuk do tė bien dakord menjėherė, Honda do tė mbėrrijė tek Milani nė janar me parametra zero”. Kėto janė fjalėt e fundit dhe tė qarta tė administratorit tė pėrgjithshėm tė Milanit, Adriano Galliani, pėr tratativėn disa javore me CSKA Moskėn, pėr futbollistin Keisuke Honda. Kontrata e japonezit me gjigantėt rusė skadon nė muajin janar dhe Milani bėn tė qartė se nėse CSKA nuk do tė pranojė “ofertėn” pėr tė lejuar futbollistin tė ndėrrojė klub pa para, atėherė gjithsesi do ta humbė pa para tre muaj mė pas. Megjithatė, ultimatumi i Gallianit duket se diktohet edhe nga fakti se mbeten edhe tre ditė pėr tė regjistruar Hondėn apo kėdo futbollist tjetėr nė listėn e 25 tė federuarve pėr tė luajtur nė Champions League.

  9. #189
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Di Maria nėn shėnjestrėn e PSG

    Merkatoja e Paris SG nuk ėshtė mbyllur ende dhe objektivi i ri qė sheikėt e klubit francez kanė vendosur nė shėnjestrėn e tyre ėshtė mesfushori i Realit tė Madridit, Angel di Maria. Ndonėse ende nė fazėn e interesimit, oferta pariziene pritet tė konkretizohet shumė shpejt, veēanėrisht nėse nė klub do tė mbėrrijė Gareth Bale, duke e ngushtuar kėshtu edhe mė shumė hapėsirėn e minutave pėr argjentinasin. Tek Reali, ndonėse Di Maria konsiderohet njė futbollist i vlefshėm, pas njė investimi qė mund tė mbėrrijė nė mė shumė se 100 milionė euro, duket se klubi do tė ishte i kėnaqur tė rikuperonte njė 40-50 milionė euro tė shpenzuar, nėpėrmjet shitjes sė njė futbollist tashmė jotitullar i sigurt.

  10. #190
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Berisha afėr Lazio, Ujkani qėndron nė Palermo

    Pas fitores 2-0 nė ndeshjen miqėsore ndaj Armenisė, ku Etrit Berisha mbrojti plot sukses kuadratin e portės kuqezi, duket se destinacioni mė i shpejtė ėshtė Lacio e Serisė A. Vetė portieri shqiptar, qė luan me Kalmarin nė kampionatin suedez, ka pranuar se shumė shpejt, madje nė njė nga kėto ditė, nuk ėshtė ēudi qė veshė fanellėn bardhekaltėr. Etrit Berisha ėshtė nė pritje tė pasaportės suedeze, qė do t’i mundėsonte tė luante jo si i huaj nė kampionatin italian, pasi siē dihet, pjesėtarėt e Komunitetit Europian nuk quhen tė huaj dhe nuk numėrohen si tė huaj nė fushėn e lojės dhe prandaj preferohen mė shumė. Portieri i kombėtares shqiptare ėshtė grumbulluar pėr herė tė parė nė vitin 2011 dhe nė momentin qė ėshtė aktivizuar nė portėn kuqezi, e ka fituar rolin e titullarit, duke lėnė nė stol pikėrisht portierin me eksperiencė Samir Ujkani. Ky i fundit do tė qėndrojė te Palermo nė Serinė B, pasi presidenti i kėsaj skuadre ka deklaruar se nuk e lėshon atė. Etrit Berisha ėshtė aktivizuar i plotė nė 6 ndeshje tė kombėtares, duke bėrė paraqitje vėrtet mbresėlėnėse. Vlera e tij ka shkuar 1 milionė euro.


 
Page 19 of 29 FirstFirst ... 91718192021 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread