Join Today






Page 2 of 29 FirstFirst 123412 ... LastLast
Results 11 to 20 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Palermo-Vareze, “luftė” pėr Erjon Bogdanin Ėshtė 36 vjeē, por mbetet gjithsesi nė qendėr tė vėmendjes sė merkatos italiane. Nuk ka

  1. #11
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Palermo-Vareze, “luftė” pėr Erjon Bogdanin

    Ėshtė 36 vjeē, por mbetet gjithsesi nė qendėr tė vėmendjes sė merkatos italiane. Nuk ka sezon merkatoje, nė dimėr apo nė verė, qė emri i tij nuk lakohet sa te njė skuadėr te tjera. Bėhet fjalė pėr Erjon Bogdanin, i cili sė fundmi ka marrė dy oferta tė mira nga dy klube nė Serinė B: Vareze dhe Palermo. Lajmin e konfirmon vetė sulmuesi i Kombėtares shqiptare nė njė prononcim pėr “Panorama Sport”. “Po, ėshtė e vėrtetė. Kam dy oferta serioze, tė cilat po i vlerėsoj me qetėsi para se tė vendos. Jam nė dilemė, mes Varezes dhe Palermos, por do tė flas edhe me menaxherin dhe brenda dhjetė ditėve tė ardhshme do tė mbyll gjithēka rreth sė ardhmes sime”, – ka thėnė fillimisht Bogu. Klubi i presidentit Rosati ėshtė interesuar sė fundmi pėr Bogdanin, madje duke i bėrė edhe njė ofertė konkrete. Mėsohet se tė hėnėn, bashkėpunėtori kryesor i drejtorit teknik tė Varezes (Mauro Milanese), Dritan Dervishi, ėshtė takuar nė Tiranė me sulmuesin kuqezi, tė cilit i ka komunikuar edhe pretendimet e Varezes pėr ta pasur nė organikė pėr sezonin e ri nė Serinė B. Ndonėse nuk bėhen publike shifrat, mėsohet se financiarisht oferta ka qenė e majme, por Bogdani ka kėrkuar pak mė shumė kohė. “Nuk ėshtė ēėshtje financiare, pasi pėr kėtė gjė e kam fare tė lehtė qė tė gjej gjuhėn e pėrbashkėt me klubin e Varezes. E di qė janė njė shoqėri serioze dhe qė pretendojnė tė ngjiten vitin tjetėr mes mė tė mirave nė Itali, por unė thjesht kam kėrkuar qė mė parė tė flas me menaxherin tim, kur tė kthehem nė Itali. Ai mė ka thėnė se ka pasur njė ofertė edhe nga Palermo, ndaj kjo gjė mė ka bėrė qė tė mendohem seriozisht para se tė vendos”, – ka vazhduar Bogdani. Edhe Palermo ėshtė njė klub me emėr nė futbollin italian, qė drejtohet nga njė president karizmatik (por edhe problematik) si Mauricio Zamparini, por qė kėtė sezon zbriti pas shumė vitesh nė Serinė B. Nė kėtė kontekst, nga skuadra aktuale do tė largohen shumė lojtarė, tė cilėt konsiderohen si tė shumėpaguar dhe do afrohen futbollistė tė rinj, por edhe me eksperiencė, nė kushte financiare qė i pėrshtaten edhe Serisė B. Pikėrisht kėtu hyn nė lojė Bogdani, i konsideruar si njė lojtar qė mund tė kontribuojė pėr ringritjen e kėsaj skuadre. “Ju sqaroj se bėhet fjalė ende pėr bisedime dhe akoma nuk kam vendosur. Mundet qė tė shkoj te njėra nga kėto skuadra, por mund qė tė mos shkoj tek asnjėra. Nė merkato nuk mund tė parashikosh shumė gjėra. Kujtoj se para pak vitesh, nė ditėt e fundit tė merkatos, nė orėn 16:00 isha lojtar i Romės, ndėrsa nė 16:30 shkova te Livorno. Kėshtu qė tė presim se si do tė shkojnė gjėrat gjatė kėtyre ditėve”, – ka pėrfunduar Bogdani.

    Mediat: Lacio dhe Kievo pas Llullakut
    Njė ditė mė parė pėrgėnjeshtroi me shumė finesė interesimin e Lacios pėr Mėrgim Mavrajn, ndėrsa njė ditė mė vonė nxjerr nė skenė njė tjetėr shqiptar. Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ia ka vėnė syrin sulmuesit tė Kombėtares shqiptare Azdren Llullaku. 25-vjeēari, i cili u grumbullua pėr herė tė parė nga trajneri De Biazi pėr ndeshjen kundėr Norvegjisė, shihet si njė alternativė e mirė pėr ēelestėt, duke qenė se luan qoftė si mesfushor krahu, por edhe si sulmues i dytė. Llullaku, i cili aktualisht luan pėr klubin rumun tė Gaz Metanit, nuk ėshtė vetėm nė lupėn e Lacios, pasi sinjale pėr tė ka dėrguar edhe skuadra e Kievos. Lajmin e bėjnė tė ditur media tė ndryshme italiane.

    Ujkani
    E ardhmja e Samir Ujkanit ėshtė njė rebus i madh. Portieri i Kombėtares shqiptare e ka tė sigurt faktin se do tė rikthehet te Palermo, klub qė ka nė pronėsi edhe kartonin e tij, por nuk dihet nėse do tė qėndrojė apo jo te sicilianėt. Sipas “mediagol.it”, ky i fundit ėshtė duke punuar pėr tė marrė Vivianon nga Fiorentina dhe vetėm nėse nuk do arrijė kėtė operacion, do t’i hedhė sytė nga Ujkani, i cili edhe kėtu do duhet tė luftojė pėr tė pasur njė vend nė formacion.

    Sadiku
    Kartoni i Armando Sadikut vlen 800 mijė euro. Lajmi bėhet i ditur nga mediat zvicerane (ticinonews.ch). Sipas kėsaj tė fundit, sulmuesi shqiptar vėshtirė se do tė qėndrojė edhe pėr sezonin tjetėr te Lugano, por presidenti Ronxeti nuk ka ndėrmend ta lėshojė pa tė paktėn 800 mijė euro (e mori nga Lokarno pėr gati gjysmėn e kėtij ēmimi). Nė garė pėr sulmuesin 22-vjeēar pėr momentin nė Zvicėr janė Luzerni dhe Bazeli, por ka gjasa qė ai tė largohet edhe drejt Italisė.

  2. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  3. #12
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    “Sigurojmė Botėrorin para Shqipėri-Zvicėr”

    Mesfushori kosovar i Borusia Mynshegladbahut, Granit Xhaka, i ndodhur gjatė kėtyre ditėve nė Prishtinė, gjatė njė interviste pėr “Kosovapress”, ka folur edhe mbi temėn e kualifikimeve pėr Botėrorin 2014. Nė veēanti ai ėshtė ndalur te ndeshja ndaj Shqipėrisė nė muajin tetor. Sipas Xhakės, kuqezinjtė kanė njė skuadėr tė mirė dhe me pak fat mund tė arrijnė kualifikimin pėr nė Botėrorin e ardhshėm. Gjithsesi, ai ka theksuar se si lojtar me origjinė shqiptare (ka lindur nė Kosovė) uron qė deri nė tetor Zvicra tė ketė zgjidhur edhe matematikisht kualifikimin, qė pėrballja me Shqipėrinė tė mos jetė decizive. “Unė e kam thėnė edhe pas ndeshjes kur luajtėm kundėr Shqipėrisė se ka njė ekip dhe trajner tė mirė si De Biazi. Tani Zvicra ka katėr pikė mė shumė sesa Shqipėria, por do Zoti shkojmė qė tė dyja nė Botėror”, – ka thėnė Xhaka. Kujtojmė se nė Kombėtaren helvete luajnė edhe Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi. I pyetur nėse pikėrisht ndeshja Shqipėri-Zvicėr vendos fatin e Shqipėrisė pėr nė Botėrorin 2014, Xhaka ka thėnė: “Ne e kemi punė futbollin. Edhe ne kemi gjak shqiptari, por duhet tė luajmė kundėr Shqipėrisė. Do Zoti e sigurojmė kualifikimin para se tė luajmė kundėr Shqipėrisė. Gjithsesi, nė atė takim pėr 90 minuta do tė bėjmė futbollistin profesionist dhe mė pas do tė jemi sėrish shokė”, – ka vazhduar mesfushori. Xhaka e ka vlerėsuar pozitivisht sezonin e tij tė parė nė klubin gjerman, pavarėsisht se nuk ėshtė aktivizuar rregullisht.

  4. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  5. #13
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Basha: Unė besoj 200 %, Shqipėria nė Botėror

    Migjen Basha beson se Shqipėria mund tė shkojė nė Botėror. Madje mesfushori kuqezi ėshtė i bindur se kuqezinjtė nuk do dėhstojnė nė ndeshjet e mbetura, pavarėsisht faktit se tri prej tyre nga katėr nė dispozicion, luhen nė tranfertė. Faktikisht, Basha e ka veshur vonė fanellėn e Kombėtares sė Shqipėrisė, mirėpo kjo nuk e ka stepur qė tė bėhet njė ndėr lojtarėt mė tė rėndėsishėm tė saj. Pas ndeshjes me Norvegjinė, mesfushori ka shkuar nė vendlindjen e tij nė Therandė, Kosovė pėr ta vizituar familjen dhe tė afėrmit e tij. sakaq, nė njė intervistė pėr gazetėn “Tribuna”, Migjeni ka folur pėr ndeshjen me Norvegjinė, shanset e Kombėtares pėr njė kualifikim tė mundshėm nė Botėror, pėr skuadrėn e tij Torino dhe pėr njė largim tė mundshėm nga “Demat”. Ai theksoi se skuadra kuqezi dha njė paraqitje pėr t’u mbajtur mend kundėr norvegjezėve. “Nė ndeshjen ndaj Norvegjisė mendoj se tė gjithė lojtarėt kishim njė paraqitje tė mirė dhe vetėm fati na mungoi qė t’i merrnim pikėt e plota. Personalisht kurrė nuk mendoj tė bėjė njė paraqitje tė mirė pėr vete dhe grupi tė dėshtojė dua qė gjithmonė tė jem tė mirė tė gjithė pėr tė mirėn e Kombėtares”, tha Basha. Mė tej ai ka pohuar se Shqipėria ka futbollistė me kualitete, ndaj edhe ps edo luajė katėr ndeshje shumė tė vėshtira, pėrsėri do arrijė tė kualifikohet. “Kemi katėr ndeshje tė vėshtira pėrpara, por unė jam i bindur se ne i kemi mundėsitė pėr tė bėrė lojėra tė mira. Unė personalisht besoj 200 pėrqind se Shqipėria mund tė shkojė nė Botėror”, ka thėnė Basha. Mesfushori i Torinos ėshtė ndėrkohė duke zgjidhur edhe problematikėn kontraktuale me klubin “granata”, duke qenė se gjyma e kartonit tė tij ėshtė ende nė posedim tė Atalantės. Por sipas asaj qė raportojnė mediat italiane, duket se presidenti i Torinos, Urbano Kairo ka zgjidhur pėrfundimisht kėtė problem dhe Basha pritet tė jetė 100 pėrqind “granata”. Sakaq, nė adresė tė lojtarit kanė shkuar edhe disa oferta nga klube tė tjera tė Serie A, por presidenti i Torinos ėshtė i bindur qė ta mbajė lojtarin nė organikėn e vet. Basha e nisi si titullar sezonin te Torino, por nga nėntori 2012-deri nė mars 2013, nuk u aktivizua rregullisht. Por pas aktivizimit me kuqezinjtė, ai zuri njė vend stabėl nė formacion.

  6. #14
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Zvicra ia ka frikėn vetėm Shqipėrisė

    Fitorja e minutės sė fundit ndaj Qipros, i ka bėrė zviceranėt tė ruajnė vendin e parė nė grup duke thelluar nė katėr pikė diferencėn me ndjekėsin mė tė afėrt Shqipėrinė. Por i kanė mbetur edhe katėr ndeshje nga pėrfundimi, dhe helvetėt ashtu si Shqipėria, po bėjnė llogaritė pėr njė vend nė botėrorin, “Brazil 2014″ duke ju trembur pikėrisht kuqezinjve tė Gianni De Biasit, tė cilėt i etiketojnė si rivalėt kryesorė nė garėn pėr vendin e parė. Nė analizėn e gazetės mė tė madhe zvicerane, “Blick.ch”, teksa bėhen llogaritė me ndeshjet e mbetura, shkruhet se ndjekėsi mė i rrezikshėm pėr helvetėt ėshtė Shqipėria, e cila sipas zviceranėve ėshtė e vetmja skuadėr nė garė pėr kreun e grupit E, duke qenė se Norvegjia ėshtė e distancuar tashmė me gjashtė pikė. E pėrditshmja zvicerane thekson gjithashtu se Zvicra ndeshjen e parafundit nė grup e luan pikėrisht nė Tiranė dhe kjo do tė jetė njė sfidė jo e vogėl pėr helvetėt, por ngushėllohet me faktin qė kuqezinjtė e De Biasit, do tė luajnė tre sfida nė transfertė dhe kjo mund t’i favorizojė ata nė garėn pėr vendin e parė, qė do t’i siguronte dhe biletėn direkt pėr nė Brazil. Gjithseis sfida e muajit tetor, e cila pėrkon me tė parafundit nė grup mes Shqipėrisė dhe Zvicrės shihet si tejet e veēantė, nisur ehd enga fakti se te skuadra helvete luajnė pesė futbollistė me origjinė kosovare: Shaqiri, Xhaka, Behrami, Mehmeti dhe Xhemaili,

  7. #15
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Tevez luan me dy porta, takon Milanin dhe Juven

    Milani dhe Juventusi vazhdojnė tė sfidojnė njėri-tjetrin nė heshtje pėr argjentinasin Karlos Tevez. Dje menaxheri i argjentinasit, Kia Jorabēian, i shoqėruar nga dy bashkėpunėtorė, ėshtė takuar nė Milano me administratorin e deleguar tė Juventusit, Xhuzepe Marrota dhe drejtorin sportiv Fabio Paratiēi. Por pas atij takimi me drejtuesit bardhezi Kia Jorabēian, ėshtė takuar edhe me administratorin e klubit kuqezi Adriano Galiani, me tė cilin ka biseduar pėr rreth 45 minuta nė zyrėn e kėtij tė fundit. Pra Juve dhe Milani sfidojnė njėri-tjetrin haptazi pėr sulmuesin e Manēester Sitit, dhe Jorabēian ka dashur ti takoj tė dyja palėt ballė pėr ballė. Nuk dihet ende se ēfarė administratori i Milanit, Adriano Galiani i ka thėnė menaxherit tė argjentinasit. Por njė gjė ėshtė e sigurt, se pėr tė takuar Kia Jorabēianin, Galianit i ėshtė dashur tė braktis lundrimin e tij me anijen kuqezi, e pas kėsaj ėshtė drejtuar direkt nė selinė e rrugės Turati. Galiani ėshtė dukur optimist pas takimit me menaxherin e argjentinas, me tė cilin ka njė raport tė shkėlqyer.
    0

    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

  8. #16
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Torino blen gjysmėn e Bashės pėr 700 mijė euro

    Zbulohet shifra qė klubi i Torinos do tė shpenzojė pėr blerjen e gjysmės sė kartonit tė mesfushorit tė Kombėtares shqiptare, Migjen Basha. Sipas mediave italiane, presidenti i skuadrės “granada” do tė kalojė pėr llogari tė Atalantės njė shumė prej 700 mijė eurosh. 26-vjeēari kosovar ėshtė prej dy vitesh nė bashkėpronėsi tė Atalantės dhe Torinos. Sipas akordit qė ėshtė arritur mes klubeve, kėto tė fundit kanė nė pronėsi nga 50% tė kartonit. Mirėpo, pas pėrfundimit tė kėtij sezoni, drejtuesit e Torinos shfaqėn dėshirėn pėr tė blerė edhe gjysmėn e kartonit tė kosovarit. Nė bazė tė rregullores, gjithēka vendoset pas njė ankandi qė zhvillohet nė federatėn italiane, i cili ėshtė enkas pėr zgjidhjen e kontratave. Nė kėtė rast, klubet janė tė detyruara tė paraqesin ofertat e tyre, duke dorėzuar zarfet pėrkatės, nga tė cilat ai qė ka shumėn mė tė madhe nė fund fiton edhe pronėsinė e plotė tė kartonit. Gjithsesi, prestigjiozja “La Gazzeta Dello Sport”, raportonte dje se presidentėt e dy klubeve kanė rėnė dakord qė tė mos e ēojnė kėtė ēėshtje deri te zarfet. Sipas gazetės italiane, Torino ka arritur njė konsensus me Atalantėn pėr 700 mijė euro. “Zyrtarizimi pritet tė bėhet tė hėnėn nga tė dyja klubet. Presidenti torinez, Urbano Kairo, i ka mbushur mendjen kreut tė Atalantės, Antonio Perkasi”,- shkruhej dje nė uebsajtin zyrtar tė sė pėrditshmes italiane.

    PARAQITJA
    Basha ka dy sezone qė aktivizohet me Torinon. Nė vitin e tij tė parė, kosovari ka qenė njė titullar i padiskutueshėm, teksa “demat” militonin nė Serinė B. Mesfushori luajti 36 ndeshje dhe shėnoi 2 gola. Ndėrkohė, nė sezonin e fundit, kur skuadra “granada” luajti nė Serinė A, Basha u aktivizua nė vetėm 13 takime, duke realizuar njė gol nė takimin kundėr Parmės. Paraqitja bindėse e kosovarit edhe nė tė kaluarėn, kur ėshtė aktivizuar me Atalantėn, por edhe ekipe si Rimini e Frosinone, bėnė qė tė grumbullohej nė Kombėtaren shqiptare nga trajneri Xhani De Biazi. Basha ka qenė edhe vite mė parė nė “lupėn” e ish-trajnerrėve kuqezinj, por problemi i aktivizimit tė tij me Kombėtaren e moshave tė Zvicrės mori zgjidhje vetėm nė 2013-ėn. Mesfushori qė ka lindur nė shtetin helvet ėshtė aktivizuar deri mė tani nė 3 takime me pėrfaqėsuesen (dy herė nė eliminatoren ndaj Norvegjisė dhe njė herė nė miqėsoren kundėr Lituanisė). Vetėm dy ditė mė parė, gjatė njė bisede nė mediat kosovare, Basha deklaroi ndėr tė tjera se kishte besim 200% pėr Shqipėrinė nė zonėn “play-off”. Ai ėndėrron pjesėmarrjen nė Botėror si kuqezi.

  9. #17
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Skėnderbeu, ja tratativat me Ēanin

    Presidenti i Skėnderbeut, Ardian Takaj, ka treguar dje bisedimet me sulmuesin e Kombėtares, Edgar Ēani. Nė njė bisedė pėr gazetėn, kreu i klubit ka sqaruar se futbollisti ėshtė i gatshėm pėr tė luajtur me korēarėt nė Ligėn e Kampioneve, por tashmė duhet miratimi i klubit tė Katanias. “Me Ēanin kam biseduar vetė pėr gjithēka. Njė sulmues me peshė ndėrkombėtare siē ėshtė ai do t’i bėjė shumė punė Skėnderbeut nė Champions. Kam diskutuar nė lidhje me mundėsinė pėr tė luajtur dy ndeshje nė kėtė kompeticion dhe lojtari ėshtė dukur mjaft entuziast. Kemi rėnė dakord, por ēėshtja e tij do tė marrė formė pėrfundimtare pas shortit tė Champions-it. Kur tė njohim rivalin, atėherė do tė flasim konkretisht. Nuk mjafton vetėm konfirmimi i tij, sepse duhet tė bindim klubin e Katanias pėr huazimin”,- ka thėnė Takaj. Sefa – Dje ėshtė stėrvitur pėr herė tė parė me Skėnderbeun mesfushori Jetmir Sefa. “Jam shumė i lumtur qė rikthehem nė Korēė. Unė jam ende nėn kontratė me Bylisin dhe jam kėtu pėr ndeshjet e Champions-it. Tė ardhmen do ta vendos mė vonė. Nuk e di nėse do tė mė jepet mundėsia pėr tė qėndruar”,- deklaroi ai.

  10. #18
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    “Receta” e Vajushit: Si del Vllaznia kampione

    Armando Vajushi, lojtari i ri shkodranė qė ėshtė pjesė e ekipit tė Liteksit nė Bullgari e sheh me nota jo shumė pozitive situatėn qė ėshtė momentalisht tek Vllaznia. Ai shprehet se kjo skuadėr duhet tė mbėshtetet te shkodranėt. “Natyrisht qė pėr tė bėrė njė skuadėr kampione siē edhe po deklarohet shumė e shumė herė duhet tė bėhen goditjet e duhura nė merkato. Lojtarėt qė do tė vijnė duhet tė jenė nė njė nivel tė kėnaqshėm dhe tė bėjnė diferencėn nė fushėn e lojės. Ndėrsa sugjerimi im tjetėr ėshtė nė sinkron me atė tė klubit qė tė afrojė shkodranėt cilėsorė qė luajnė nė Superiore, por edhe jashtė saj. Vllaznia me lojtarė tė dalė prej saj, tė cilėt kanė cilėsitė nga mė tė mirat mund tė jetė kampione. Drejtuesit e klubit duhet tė bėjnė shumė pėr tė pasur njė Vllazni tė tillė. Shpresoj qė kėtė sezon kuqeblutė tė mos vijojnė tė jetė nė kėto renditje qė ka qenė nė sezonet e fundit”, tha Vajusho.

  11. #19
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Loret Sadiku refuzon Shqipėrinė pėr Suedinė

    Loret Sadiku po i bėn presion Suedisė par ta grumbulluar, duke pėrdorur interesimin qė ka shfaqur pėr tė Federata Shqiptare e Futbollit. “Shqipėria nuk mund tė jetė dashnorja e radhės”, – pat deklaruar pak kohė mė parė presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, teksa “ngacmohej” nga gazetarėt lidhur me ecejaket e disa lojtarėve shqiptaro-kosovarė, qė luanin me dy porta: as pranonin dhe as refuzonin tė luanin pėr Shqipėrinė. Pak a shumė e njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Loret Sadikun. Mbrojtėsi kosovar, i zbuluar pak kohė mė parė nga menaxheri i Kombėtares shqiptare, Alban Bushi dhe i kontaktuar zyrtarisht nga FSHF-ja, duket se do zgjedhė pėrfundimisht tė luajė pėr Suedinė. Lajmi bėhet i dituar nga vetė lojtari nė njė intervistė pėr mediat suedeze (“hd.se/sport”). “Nėse trajneri Erik Hamren do mė grumbullojė pėr ndeshjen ndaj Norvegjisė apo Irlandės, zor se do ta refuzoja”, – ka thėnė fillimisht Sadiku, duke iu larguar gjithnjė e mė shumė njė aktivizimi me kuqezinjtė e Xhani de Biazit. Mbrojtėsi i Helsingborgut shihet si njė lojtar me tė ardhme dhe deri nga fundi i muajit maj ishte thuajse kuqezi, pasi kishte pranuar qė tė pajisej me nėnshtetėsi shqiptare dhe mė pas edhe me pasaportė. Mirėpo, mjaftoi njė telefonatė nga federata suedeze qė ai tė stepej. Gjatė kėtij muaji, lojtari pohon se ėshtė telefonuar edhe dy herė tė tjera nga trajneri i Kombėtares suedeze, Erik Hamren. “Pasi doli nė pah fakti qė unė fola me drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit, tekniku Hamren mė ka telefonuar dy herė. Ai mė pyeti se si shkoja me stėrvitjen dhe donte tė dinte mbi gjendjen time fizike. Mė tha qė tė vazhdoja tė luaja sikundėr tani, nė vazhdimėsi, por nuk provoi qė tė mė binte me ēdo mėnyrė qė tė luaja nė tė ardhmen pėr Suedinė, pasi i thashė se do tė mendohesha mirė para se tė merrja kėtė vendim. Sigurisht, fakti qė trajneri interesohet pėr mua do tė thotė qė mė vlerėson, ēka ėshtė pozitive”, – ka vijuar Sadiku. Mė tej, lojtari tenton njė lloj presioni ndaj suedezėve, duke u lėnė tė kuptohet se, nėse nuk e grumbullojnė sė shpejti, ai mund tė zgjedhė edhe Shqipėrinė. Nė kėtė mėnyrė lojtari pėrdor interesimin e Shqipėrisė, duke i bėrė presion federatės suedeze, qė ta grumbullojė nė skuadėr. “Shqipėria ėshtė shumė e interesuar pėr mua, por nėse do thirresha pėr shembull ndaj Irlandės (ndeshje kualifikuese, qė luhet mė 6 shtator), atėherė them se nuk do ta refuzoja Suedinė”, – shprehet lojtari. Nė fund, ai lėshon edhe njė kompliment pėr kuqezinjtė e De Biazit, duke tentuar sėrish qė tė mbajė njė ekuilibėr mes Suedisė dhe Shqipėrisė. “E pashė ndeshjen Shqipėri-Norvegji 1-1 dhe duhet ta pranojmė se shqiptarėt e dominuan totalisht atė takim, ndaj mė erdhi keq qė nuk e fituan”, – ka pėrfunduar Sadiku. Ndėrkohė, gazeta ėshtė munduar dje qė tė kontaktonte lidhur me kėtė refuzim dhe me menaxherin e Kombėtares, Alban Bushi, por diēka e tillė ka qenė e pamundur.

  12. #20
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    “Plisat”: Valon Behrami ėshtė tradhtar!
    Valon Behrami ka qenė shėnjestėr e fyerjeve dhe vėrshėllimave nga ana e tifozėve tė Prishtinės, “Plisat”, nė ndeshjen e sė shtunės ndėrmjet yjeve tė Kosovės dhe kampionit tė Kosovės. Prandaj, mesfushori i Napolit ishte shėnjestėr e “Plisave”, tė cilėt e vėrshėllyen sa herė ishte nė posedim tė topit. “Shqipėria e shqiptarėve, vdekje tradhtarėve” dhe “Behrami, Behrami, Behrami, tradhtar si Esat Pashė Toptani!”, ishin disa nga thirrjet kundėr Valonit dhe atyre qė nuk iu bashkuan kuqezinjve. “Behrami na pat mashtruar tė gjithėve, duke na thėnė se do tė ishte lojtar i Kombėtares. Por ai zgjodhi Zvicrėn, na tradhtoi”, deklaroi kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati.


 
Page 2 of 29 FirstFirst 123412 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread