Join Today






Page 20 of 29 FirstFirst ... 101819202122 ... LastLast
Results 191 to 200 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Ajax-Feyenoord superndeshja e javės sė 3 tė Eredivisie Eredivisie nxehet qė nė javėn e tretė me klasiken e futbollit holandez

  1. #191
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Ajax-Feyenoord superndeshja e javės sė 3 tė Eredivisie

    Eredivisie nxehet qė nė javėn e tretė me klasiken e futbollit holandez Ajaks Amsterdam-Fejnord Roterdam, qė pėrtej rivalitetit nė fushėn e blertė ofron spektakėl tė papėrsėritshėm nė shkallėt e stadiumit me dy tifozeritė qė shpesh herė e kalojnė cakun me sjellje tė dhunshme qė krijojnė jo pak probleme pėr autoritetet. Gjithsesi, vitet e fundit kjo supersfidė e ka humbur disi shkėlqimin e dikurshėm edhe pėr faktin se Fejnordi nuk ka qenė nė nivelin pėr tė rivalizuar pėr trofe. Formacioni qė drejtohet nga Roland Kuman e nisi kampionatin me dy humbje tė njėpasnjėshme ndaj Zvolles dhe Tuentes, ndaj kjo sfidė nė “Amsterdam Arena” e rrit edhe mė shumė presionin ndaj Fejnordit. Nga ana tjetėr, Ajaksi nuk dėshiron tė lėshojė mė shumė terren, pas humbjes 3-2 njė javė mė parė nė fushėn e Alkmarit. Kryesuesit e PSV Aindhoven pritet tė kalojėn pa shumė probleme debutuesit e Go Ahead Eagles, qė ende nuk e kanė provuar shijen e humbjes nė elitėn e futbollit holandez.

  2. #192
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Fushata : Thuaj PO Shqipėrisė Januzaj

    Nuk ishte parė kurrė njė fushatė e tillė. Fushata mbarėshqiptare, “Adnan Januzaj, thuaji PO Shqipėrisė” ka angazhuar mijėra shqiptarė anembanė botės. Secili sipas mėnyrės sė tij, nė rrjetin social Facebook dhe jo vetėm, i kėrkon talentit tė Manchester United, Adnan Januzaj, t’i bashkohet Kombėtares shqiptare. I pari qė e nisi kėtė fushatė ishte kapiteni i kuqezinjėve Lorik Cana, i cili publikisht deklaroi: “Januzaj, hajde vishu kuqezi” dhe pas tij edhe trajneri Gianni De Biasi. Menjėherė pas kėsaj thirrjeje, mijėra shqiptarė i kanė kėrkuar talentit 18-vjeēar tė zgjedhė Shqipėrinė pėr tė luajtur me kombėtaren dhe jo Belgjikėn apo Anglinė. Kjo fushatė ka prekur edhe babain e 18-vjeēarit, i cili menjėherė pasi ka lexuar mijėra mesazhe, ka kėshilluar djalin e tij t’i bashkohet ekipit kombėtar shqiptar, ndėrsa vetė Adnani nuk ėshtė shprehur nė lidhje me tė ardhmen. Tekniku i Kombėtares, Gianni De Biasi, ka pohuar se kjo ēėshtje ėshtė delikate dhe trajtuar mirė, pasi do tė ishte mėkat tė humbej njė talent i tillė. Ndoshta nė fillim tė shtatorit Januzaj do t’i bėhet ftesa zyrtare pėr t’u bashkuar me Shqipėrinė, ose tė pėrgatitet terreni pėr nė tetor, dy ndeshjet finalizuese pėr Eliminatoret e Botėrorit “Brazil 2014″.

  3. #193
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Capoue ėshtė i Tottenham pėr 11 milion €

    Pas Chadli, Soldado dhe Paulinhos, Tottenhami bėn goditjen e 4 nė merkato. Pėr 11 mln Euro, mesfushori Ettiene Capoue ėshtė zyrtarisht njė lojtar nėn urdhėrat e Villas-Bas me ish lojtarin e Toulouse qė kaloi me sukses testet mjekėsore. Deri tani klubi ka shpenzuar 60 mln Paund por nuk do te ndalen me kaq sepse nė shėnjestėr ėshtė edhe Erik Lamela.

  4. #194
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Young jam homoseksual dhe i lumtur!

    Sporti, tradicionalisht ka qenė njė prej ambientėve mė homofobikė. Megjithatė, ndėrsa nė tė shkuarėn disa futbollistė e atletė tė sporteve tė ndryshme kanė deklaruar orientimin e tyre “jotradicional” seksual, diēka e tillė nuk kishte ndodhur kurrė mė parė me njė simbol tė forcės mashkullore, me njė pėrfaqėsues tė mundjes amerikane, njohur nė zhargonin popullor si “keē”. Luftėtari Darren Young, nė njė intervistė pėr njė revistė rozė amerikane, lėshoi “bombėn”: “Mė shikoni. Jam njė superyll i “WWE” (disiplinės sė mundjes) dhe pėr tė qenė i ndershėm me ju, po e them njė here e mirė, jam homoseksual. Jam gay dhe absolutisht i lumtur, shumė i lumtur me jetėn time”. Ndėrsa shndėrrohet nė keēistin e parė gay tė historisė, Young tha se nė mendimin e tij, nuk ėshtė i vetmi nė qarkun e luftėtarėve profesionistė.

  5. #195
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Italianėt u rikthehen stadiumeve

    E lėnė pas nė shikueshmėri mesatare dhe abonime nga Bundesliga, Premier League dhe La Liga spanjolle, kampionati italian ka regjistruar njė rritje, ndonėse tė lehtė, nė fushatėn e abonimeve sezonale deri nė kėtė moment. Kur duhen edhe dy javė qė periudha e abonimeve tė pėrfundojė, klubet italiane kanė shitur deri tani 28 mijė abonime sezonale mė shumė se nė tė njėjtėn periudhė, njė sezon mė parė. Rivalizimi deri nė javėn e fundit pėr njė vend nė Champions nė kampionatin e shkuar dhe njė fushatė e bujshme blerjesh, me Mario Gomez si “qershia mbi tortė”, ka bėrė qė Fiorentina tė jetė klubi me rritjen mė tė ndjeshme. Nėse njė vit mė parė klubi i Firences kishte shitur 12 mijė abonime sezonale, numri pėr kėtė sezon ėshtė rritur me 10 mijė, duke shkuar nė 22 mijė. Napoli, tė sapongjiturat nė Serinė A, si Verona dhe ekipe tradicionale si Catania, Genoa apo Torino kanė regjistruar gjithashtu rritje tė rėndėsishme nė numrin e abonimeve, ndėrsa nė total, janė 12 nga 20 klubet qė kanė regjistruar rritje. Interi, pavarėsisht se mbylli njė prej sezonėve mė tė dobėt tė historisė dhe mbeti jashtė kompeticioneve europiane, mbetet ende nė njė nivel pothuajse tė njėjtė abonimesh, nė 23 500, ose 800 mė shumė se njė sezon mė parė, ndėrsa me 18 mijė tė shitura deri tani, edhe Milani mbetet nė nivele tė ngjashme me njė vit mė pare.

  6. #196
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Manchester United gati kontrata pėr Januzajn

    Adnan Januzaj ėshtė afėr tė nėnshkrimit tė njė kontrate afatgjate me Manchester United. 18 vjeēari me pasaportė belge kishte arritur nė Old Trafford dy vjet mė parė nga Anderlechti, ndėrsa debutoi nė njė ndeshje zyrtare me United fundjavėn qė shkoi nė Superkupėn e Anglisė ndaj Ėiganit. United kėrkon tė zgjatje tė kontratės sa mė shpejt dhe tė mos rrezikojė ta humbasė kosovarin si Paul Pogban, i cili vitin e kaluar kishte pėrfunduar te Juventus. Januzaj do tė jetė pjesė e ekipit tė David Moyes, nė ndeshjen hapėse tė sezonit tė ri ndaj Sėansea City kėtė tė shtunė.

  7. #197
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Guardiola: Bayern mė inteligjent se Barcelona!

    Futbollistėt e Bayern Munchen kanė marė vlerėsim maksimal nga trajneri Pep Guardiola. Sipas asaj qė raporton e pėrditshmja Bild, trajneri i bavarezėve i ėshtė drejtuar futbollistėve tė tij me fjalinė “ju jeni mė inteligjentė se futbollistėt e Barcelonės nė aspektin futbollistik”. Kjo frazė e ish trajnerit tė blaugranave iu transmetua futbollistėve tė tij pas triumfit 2-0 nė miqėsoren ndaj Barcelonės mė 24 korrik, e zhvilluar nė Allianz Arena. Guardiola gjithashtu i bėri tė ditur futbollistėve se Barcelona mė 7 maj tė 2007 u mund 4-1 nė Bernabeu nga Real Madrid, madje edhe nė mbajtjen e topit.

  8. #198
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Ronaldo: Nuk ia vlen tė flas pėr Jose Mourinho

    Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka shprehur mėrzitjen e tij ndaj ish-trajnerit Jose Mourinho, duke thėnė se ai nuk dėshiron tė flasė fare pėr atė ‘person’. Ronaldo, i cili shpėtoi Portugalinė nga humbja nė sfidėn miqėsore ndaj Holandės, ėshtė shprehur pas ndeshjes pėr formėn e tij dhe pėr trajnerin portugez. “Mourinho? Nuk do tė flas pėr atė person. Nuk ia vlen. Mė falni, por nuk do tė flas pėr tė”. “Mė pėqen qė tė punoj me Ancelottin. Ai ėshtė njė njeri i drejtė dhe trajner i madh. Jam i lumtur pėr formėn qė po kaloj dhe kėnaqem kur i shėnoj tė gjitha skuadrave kundėrshtare”, ka pėrfunduar ylli portugez.

  9. #199
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Juventus fiton Superkupėn, shkatėrron Lazio 4-0

    Juventusi ėshtė treguar super skuadėr, duke mposhtur Lazio me rezultat tė thellė, 4-0, nė Superkupėn e Italisė. Paul Pogba e hapi goleadėn e bardhezinjve nė minutėn e 23-tė, ndėrsa Giorgio Chiellini dyfishoi nė minutėn e 52-tė. Stephan Lichsteiner rrity avantazhin e ekipit tė Antonio Contes vetėm dy minuta mė vonė (54’), ndėrsa Carlos Tevez i vė vulėn kėtij takimi nė minutėn e 57-tė, duke e realizuar golin e parė zyrtar

  10. #200
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Real shijon 3 pikėt e para nė La Liga

    Real Madridi ka fituar jo dhe aq lehtė ndaj Real Betis, nė debutimin e kėtij sezoni nė La Liga. Skuadra madrilene ia doli ta pėrmbys disavantazhin, pėr t’i shijuar tri pikėt e para tė kėtij edicioni tė ri. Nė fakt, mysafirėt kanė kaluar tė parėt befasisht nė minutėn e 14-tė me anė tė Jorge Molinas. Karim Benzema barazoi shifrat nė minutėn e 26-tė. Ekipi i Carlo Ancelottit ka sulmuar pareshtur deri nė fund dhe mundi i tyre u shpėrblye nė minutėn e 86-tė, kur Isco e shėnoi golin e fitores.


 
Page 20 of 29 FirstFirst ... 101819202122 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread