Join Today







Page 21 of 29 FirstFirst ... 111920212223 ... LastLast
Results 201 to 210 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Skėndėrbeu fiton pėr herė tė parė Superkupėn e Shqipėrisė Skėnderbeu fiton Superkupėn e Shqipėrisė, pėr herė tė parė nė histori

  1. #201
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Skėndėrbeu fiton pėr herė tė parė Superkupėn e Shqipėrisė

    Skėnderbeu fiton Superkupėn e Shqipėrisė, pėr herė tė parė nė histori dhe nė tentativėn e tretė, ku pas dy humbjeve ne Tiranėn, mė nė fund korcarėt i gėzohen kėsaj Kupe pasi mundin nė finalen e Qemal Stafės, Lacin nga pika e bardhė e penalltive me rezultatin e pėrgjithshėm 5-4, ku vendos 11-metėrshi i Fagut, pasi nė kohėn e rregullt goli i Pejic dhe Buljan nuk mund tė nxjerrin njė fitues.

  2. #202
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Dortmund vuan por merr 3 pikė me Brauchnschweig

    Borusia e Dortmundit i pėrgjigjet me njė fitore, Bayern Munich. Verdhezinjtė fitojnė me vėshtirėsi 2-1 nė Vestfali ndaj debutuesve tė Brauchnschweig, qė u shfaq si njė skuadėr shumė solide. Verdhezinjtė nė “Signal Iduna Park” patėn nevojė pėr 75 minuta pėr tė zhbllokuar rezultatin me Hofman, qė ishte dhe njeriu i ndeshjes. Ky i fundit pėrvec golit gjithashtu fitoi dhe 11-metėrshin qė solli golin e dytė nė minutėn e 86-tė, me Reus qė u tregua i saktė nga pika e bardhė. Gjithsesi Brauchnschweig mundi tė shkurtonte diferencėn nė minutėn e 89-tė pas njė autogoli tė Levandovskit. Nė minutat finale miqtė ju afruan dhe barazimit por pa mundur dot ta gjejnė atė, me Dortmundin qė ruan startin perfekt duke ndarė tashmė kreun me Bajernin e Mynihut.

  3. #203
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    La Liga: Rikthehet Barcelona Show 7-0

    Primera u rikthye dhe bashkė me tė edhe Barca Show. Por mbi tė gjitha katalanasit dhuruan njė ndeshje spektakolare nė “Camp Nou” nė debutimin e Tata Martinos dhe Neymar me fanellėn blaugrana nė La Liga. Kampionėt e Spanjės triumfuan me rezultatin 7-0 ndaj njė Levante qė u deh qė nė fillim nga loja e Barcės. Ekipi i hedhur nga Martino, pjesėn e parė tė lojės e shndėrroi nė njė set tenisi, tė cilin nėse do tė shpreheshim me terminologjinė e kėtij sporti, e mbylli me zero. Sanchez hapi siparin e golave qė nė minutėn e tretė, pėr t’i lėnė mė pas radhėn, Messit qė gjithashtu shėnoi dhe golin e pestė, Dani Alvesit, Pedro Rodriguezit dhe Xavi Hernandezit. Me njė 6-0 qė nė 45 minutat e para, Barcelona nuk kishte cbėnte tjetėr nė fraksionin e dytė pėrvecse tė argėtonte publikun, vetėm se kėtė herė mė shumė me tiki-taka sesa me gola, pasi i vetmi realizim vjen me Pedron nė minutėn e 73-tė, ndėrsa braziliani Neymar nė vend tė golit regjistron nė tabelėn elektronike tė “Camp Nout” njė karton tė verdhė nė minutėn e 88-tė.

  4. #204
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Xhamajka fiton medaljen e artė nė 4×100

    Xhamajka ka fituar medaljen e artė nė stafetėn 4×100 nė Botėrorin e Atletikės, i cili pėrfundoi sot me Moskė tė Rusisė. Usain Bolt e udhėhoqi vendin e tij drejt triumfit nė kėtė garė, duke e fituar medaljen e tretė tė artė nė kėtė kompeticion, pas atyre nė 100 e 200 metra, pėrkatėsisht tė tetėn nė karrierė.
    Xhamajkanėt Carter, Bailey-Cole, Ashmeade e Bolt e mbyllėn garėn pėr kohėn 37”36, ndėrsa atletėt nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e fituan tė argjendtėn (37”66). E bronztė ishte Kanada (37”92), pas diskualifikimit tė Britanisė sė Madhe.

  5. #205
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Dėnohet Lazio nga koret raciste

    Lazio ndėshkohet pėr koret raciste tė njė pjesė tė tifozėve tė saj nė Superkupėn e Italisė ndaj Juventusit, ku objekt i talljeve dhe i pėrbuzjeve tė ultrasve laciale ishin lojtarėt me ngjyrė bardhezinj, Pogba, Asamoah dhe Ogbona. Gjykatėsi Sportiv vendosi qė sektori i ultrasve tė Lazios tė mbyllet pėr ndeshjen e javės sė parė tė Serisė A me Udinezen, qė do tė zhvillohet pikėrisht nė Olimpiko mė 25 gusht. Vendimi hyn nė fuqi menjėherė, ndonėse se neni 22 i Kodit tė Drejtėsisė Sportive parashikon zbatimin e sanksionit nga dita e dytė pas datės sė publikimit tė njoftimit. Por kjo ndodh vetėm nėse ėshtė skualifikuar fusha. Skuadrės sė dėnuar nė fakt duhet t’i jepet koha e mjaftueshme nė dispozicion pėr tė gjetur njė stadium tjetėr, por nė kėtė rast efekti kohė nuk merret parasysh, sepse do tė mbyllet vetėm njė sektor i Olimpikos.

  6. #206
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Arsenali nuk fal nė Turqi thyen Fenerbahēe 3-0

    Arsenali ka bėrė njė hap tė madh drejt fazės sė grupeve tė Ligės sė Kampionėve. Skuadra londineze ia doli ta mposhte me rezultat bindės Fenerbahēen, 3-0, nė ndeshjen e parė kualifikuese, tė zhvilluar sonte nė Turqi. Ekipi i Arsene Wengerit i ka realizuar tė tre golat nė pjesėn e dytė. Nė minutėn e 51-tė realizoi Kieran Gibbs, kurse Aaron Ramsey realizoi nė minutėn e 64-t. Olivier Giroud i vuri vulėn kėtij takimi nė minutėn e 77-tė, pas golit tė shėnuar nga penalltia. Ndėrkohė, edhe Baseli e bėri njė hap tė madh drejt fazės sė grupeve, pas fitores nė shtėpi tė PFC Ludogorets Razgrad. Kurse, Schalke nuk arriti mė shumė se njė barazim ndaj PAOK.

    Dinamo Zagreb – Austria Wien 0:2

    Fenerbahce – Arsenal 0:3

    Ludogorets Razgrad – Basel 2:4

    Schalke – PAOK Thessaloniki 1:1

    Steaua Bucuresti – Legia Warszawa1:1

  7. #207
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Balotelli: Racizmi ėshtė si cigarja nuk zhduket

    “Racizmi nuk mund tė zhduket. Ėshtė si cigarja: nuk mund ta lėsh nėse nuk do ta lėsh. Edhe racizmi nuk mund tė zhduket nėse njerėzit nuk duan tė zhduket, por unė do tė bėj gjithēka pėr tė ndaluar kėtė epidemi.” Kėto janė fjalėt e Mario Balotelli pėr ‘Sports Illustrated’, revistėn prestigioze amerikane qė e ka vėnė nė kopertinė sulmuesin e Milanit dhe kombėtares italiane. SuperMario prezantohet si “njeriu mė interesant nė botė” sepse ėshtė italian dhe afrikan, ėshtė simbol i Milanit dhe Europės sė re, ėshtė viktimė e urrejtjes racore dhe objekt adhurimi. Kur preket tema e racizmit, Balotelli nuk pėrmbahet. Revista e merr spunton nga ndeshja e parė e kampionatit ndaj Veronės (tė shtunėn, ora 18:00) dhe i pėrkufizon tifozėt e kėtij ekipi si “mė racistėt e Italisė”. SuperMario shprehet: “Shpresoj tė mos ndodhin episode raciste, por nėse ndodhin unė do tė mundohem tė shėnoj me tė gjitha forcat dhe pasi tė shėnoj do i them diēka atyre tifozėve. Ka njė rregull idiot pėr tė cilin nuk mund tė largohesh nga fusha e pėr kėtė arsye unė nuk do e braktis ekipin.” Gjatė njė interviste pėr CNN nė muajin maj, Balotelli theksonte se nė rast tė episodeve raciste do tė largohej nga fusha, por duket se tashmė ka ndryshuar mendim.

  8. #208
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Vettel fiton Ēmimin e Madh tė Belgjikės

    Kampioni nė fuqi i botės nė Formula 1, gjermani Sebastian Vettel, ka triumfuar nė Ēmimin e Madh tė Belgjikės, nė pistėn e SPA Francorchamps, njė garė qė e dominoi qė nga fillimi, me atė parakalim vendimtar ndaj Hamilton, i nisur nga Pole Position, duke mos hasur mė vėshtirėsi drejt fitores. Fernando Alonso me Ferrari-n ka bėrė njė paraqitje tė jashtėzakonshme, duke pėrfunduar nė vendin e dytė tė renditjes, pavarėsisht se u nis nga i 9-ti. Ndėrkohė, podiumi plotėsohet nga Lewis Hamilton me Mercedes, njė paraqitje konstante gjatė gjithė garės pėr pilotin britanik, edhe pse nuk mundi tė ruante vendin e parė. Pėr t’u theksuar gjithashtu, dalja e Kimi Raikkonen nga gara ka bėrė qė t’i jepet fund rekordit tė tij personal me mė shumė se 26 gara, qė i pėrfundonte nė zonėn e pikėve. Kjo ėshtė tėrheqja e parė pėr finlandezin, pas 38 garash. Renditja e garės sė Belgjikės: Vettel, Alonso, Hamilton, Rosberg, Webber, Button, Massa, Grosjean, Suttil, Ricciardo. Ēmimi i radhės ėshtė ai i Italisė, nė Monza, qė do tė zhvillohet nė datat 6-8 shtator.

  9. #209
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Tevez i jep tre pikėt e para Juventus

    Juventusi e ka thyer “tabunė” Sampdoria nė takimin e par tė Serie A. Skuadra e Antonio Conte ja ka arritur qėllimit falė njė goli duke marrė tre pikėt e para nė kėtė fillim sezoni. Goli i vetėm i kėtij takimi pėr bardhezinjtė u shėnua nga Carlos Tevez nė minutėn e 58-tė, po merita kryesore shkon pėr talentin francez Pol Pogba, qė pas njė kombinimi perfekt me Arturo Vidal e nxorri sulmuesin argjeninas me portėn

  10. #210
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Edhe Turqia pretendon pėr Januzaj

    Nuk ėshtė vetėm Shqipėria dhe Belgjika qė kėrkojnė ta angazhojnė nė kombėtaret e tyre talentin 18-vjeēar tė Manēester Junajtid, Adnan Januzaj. Orėt e fundit nė garė ka hyrė edhe Turqia. Sipas medieve belge, lojtari ka edhe shtetėsi turke dhe federata turke e futbollit ka nisur tė mendojė tė afrojė talentin shqiptar tė lindur nė Belgjikė. Gazeta “Milliyet” shkruan se Januzaj mund tė pėrfundojė te Turqia. Vetė familja e Januzajt ka sqaruar ditė mė parė se nuk i ka rekomanduar tė birit tė tij Shqipėrinė apo kombėtare tjetėr.


 
Page 21 of 29 FirstFirst ... 111920212223 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread