Join Today






Page 22 of 29 FirstFirst ... 122021222324 ... LastLast
Results 211 to 220 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Tyson: Alkoli po mė shkatėrron, po vdes Mike Tyson ėshtė i bindur se ka mbėrritur nė limitin e jetės sė

  1. #211
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Tyson: Alkoli po mė shkatėrron, po vdes

    Mike Tyson ėshtė i bindur se ka mbėrritur nė limitin e jetės sė tij, ndėrsa pranoi pėr herė tė parė publikisht, se varėsia nga alkooli po e shkatėrron dita ditės gjithmonė e mė shumė. ”Do tė doja tė ndryshoja jetėn, tė jetoja ndryshe. Dua tė jem esėll sepse e di qė jam duke vdekur. Jam nė prag tė vdekjes, sepse jam njė pijanec, jam njė i alkoolizuar kronik”, deklaroi njė prej boksierėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave, nė njė konferencė pėr shtyp nė Nju Jork. 47-vjeēari, tre herė mė parė ka qenė nė rehabilitim pėr shkak tė varėsisė nga substancat narkotike dhe alkooli. Nė konferencė pėr shtyp, Mike shtoi se kishte gjashtė ditė pa konsumuar alkool dhe se shpreson qė tė ketė forcė tė vazhdojė kėshtu sa mė gjatė.

  2. #212
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Milan shokohet nė Verona humbet takim e parė

    Milan e ka nisur sezonin e ri nė Serie A me humbje. Kuqezinjtė u befasuan nga Verona, duke u thyer 2-1. Skuadra e Masimiliano Allegrit ka kaluar e para nė avantazh falė golit tė Andrea Polit, tė shėnuar nė minutėn e 14-tė. Mė pas nė skenė doli Luca Toni, i cili shėnoi dy gola me kokė, pėr t’ia siguruar ekipit tė tij njė fitore historike. Sulmuesi shtatgjatė realizoi nė minutat 30 e 53. Deri nė fund tė takimit, Milan u tregua i pafuqishėm tė nxirrte barazimin.

  3. #213
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Arsenali kthehet te fitoret, kryeson Liverpool e Chelsea

    Ka gabuar nė javėn e parė brenda nė shtėpi, por jo nė ndeshjen e dytė, madje duke fituar jashtė fushės, nė transfertėn e vėshtirė me Fulham. Kėshtu Arsenal lė pas startin e keq, duke fituar 3-1. Duket se fitorja e pastėr 3-0 nė Stamboll kundėr Fenerbahēes pėr fazėn “play-off” tė Ligės sė Kampioneve ka ndikuar te tė besuarit e Arsen Wenger, duke marrė pikėt e para edhe nė kampionat. Ndėrsa Liverpuli e ka nisur nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme Premier Ligėn kėtė sezon. Kishte vite qė tė kuqtė nuk e nisnin me dy fitore radhaz. Ashtu si edhe nė javėn e parė, Liverpuli ka fituar 1-0, por fitorja e djeshme ka pasur mė shumė vlerė, pasi ėshtė arritur nė fushėn e Aston Villa. Me 6 pikė, Liverpool merr pėrkohėsisht kryesimin e kampionatit anglez sė bashku me Chelsea. Tė dielėn ėshtė radha e Manchester City dhe e Tottenham, qė do tė ndeshen pėrkatėsisht ndaj Cardiff dhe Swansea. Ndėrsa tė hėnėn do tė ndeshet Manchester United kundėr Chelsea, qė mbyll janė e dytė, njė supersfidė qė ia vlen pėr t’u ndjekur.

    Java 2, Premier League
    Fulham – Arsenal 1-3
    Everton – West Brom 0-0
    Hull City – Norwich 1-0
    Newcastle – West Ham 0-0
    Stoke City – Crystal Palace 2-1
    Aston Villa – Liverpool 0-1

    Tė dielėn
    Cardiff – Manchester City 17:00
    Tottenham – Swansea 17:00

    Tė hėnėn
    Manchester United – Chelsea 21:00

  4. #214
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Napoli i pamėshirshėm me Chievo-n 4-2

    Napoli fluturon nė krye tė klasifikimit duke mposhtur 4-2 skuadrėn veroneze. Skuadra e Benitez e mbylli nė gjysmėfushėn e saj Chievo-n qė gjithsesi surprizoi Napolin nė sulmin e saj tė parė tė vėrtetė, nė minutėn e 24 kur Britus ishte pas nė kohė nė momentin deciziv ndaj Paloskit qė u sul si fajkua nė zonė pėr tė shėnuar golin e Parisit. Njė goditje qė u kapėrdi me nxitim nga Napoli qė nė minutėn e 28 ishte sėrish nė avantazh me Callejon i gatshėm pėr tė ndėshkuar Puxhionin. Por tė kaltėrve ju duhej tė bėnin llogaritė sėrish me Paloskin qė morri njė top nė zonė bėri mė tė mirėn ndaj Maggios e Behramit pėr tė goditur si rrufe Reinan me njė tė djathtė tė hidhur. Gjithsesi nė pjesėn e dytė Napoli rihyri nė fushė me marshin e duhur. Ishte sėrish Hamsik ai qė u ngjit nė katedėr nė minutėn e 64 kur pas njė kthimi tė topit nga Puxhioni nuk gaboi para portės, njė gol vendimtar pėr entuziazmin qė solli dhe vulėn e parė nė kampionat tė Higuain, qė gjeti golin nė tė 70-ėn me njė prekje fituese nė pėtrfundim tė njė kombinimi tė bukur me Insigne.

  5. #215
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Monchengladbach thyen Werder 4-1

    Borussia Monchengladbach ka shkatėrruar Werder Bremenin, duke e mundur me rezultat tė thellė 4:1. Pjesė e fitores sė Monchengladbach ishte edhe mesfushori kosovar Granit Xhaka. Ky i fundit ishte titullar, derisa nė minutėn e 61-tė i liroi vendin Nordtveit. Me tė njėjtin rezultat e ka mundur edhe Hannoveri skuadrėn e Mainzit. Kurse, Hamburgu ishte i pamėshirshėm. Ata nė shtėpi mundėn skuadrėn e Braunschweig, me rezultat tė thellė 4:0. Fitore ka shėnuar edhe Wolfsburgu, e cila mundi Hertha Berlinin, me rezultat 2:0. Kurse, fitoren e vetme ne transferte e arriti Augsburgu, e cila mposhti Nurnbergun, me rezultat minimal 0:1.

    Rezultatet

    Borussia Monchengladbach 4 – 1 Werder Bremen

    Hamburger SV 4 – 0 Braunschweig

    Hannover 96 4 – 1 Mainz 05

    Nurnberg 0 – 1 Augsburg

    Wolfsburg 2 – 0 Hertha Berlin

  6. #216
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    PSG fiton nė minutat e fundit

    Paris Saint Germain ka siguruar tre pikėt e radhės. Por, kėsaj radhe Kampioni i Francės ka siguruar fitoren vetėm nė ēastet e fundit. Ekipi parisien ka mundur Guingampin, me rezultat minimal 2:0, me golat e Adrien Rabio dhe Zlatan Ibrahimovicit, tė cilėt realizon nė kohen shtesė.Ndėrkohė, Lyoni nuk ka kaluar mė mirė kėtė jave. Ata janė mposhtur nga Evian Thonon Gaillard, me rezultat 2:1.

  7. #217
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Premier League: City gjen fitoren

    Pas humbjes befasuese me Cardiff City, skuadra pretendente pėr titull nė Premier League, Manchester City kėtė javė i ėshtė kthyer fitoreve duke e mundur me rezultatin 2-0 skuadrėn e rikthyer nė premier Leage Hull City. Pjesa e parė e takimit pėrfundojė barazim me raste tė shumta tė Manchester City, por pa rezultat. Nė pjesėn e dytė City gjeti golin nė minutėn e 65 ku pas njė krosimi tė Zabaletas shėnojė Alvaro Negredo. Ndėrkaq nė minutėn e fundit tė takimit pėr ta vulosur fitoren e City nė plan tė parė doli Yaya Toure i cili shėnoi nga goditja e lirė.

  8. #218
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Trabzonspor rrezikon pėrjashtimin, shpresa pėr Kukėsin

    Klubet turke Beshiktash dhe Fenerbahēe janė pėrjashtuar nga Gjykata e Arbitrazhit e UEFAs nga Europa League, pasi faktet kanė treguar se tė dy kėto ekipe kanė trukuar ndeshje. Beshiktash ėshtė pėrjashtuar nga Europa Ligė pas 24 orėve tė kualifikimit tė tyre nė fazėn e grupeve, pasi Gjykata e Arbitrazhit (CAS) mori vendim qė ta largonte ekipin turk nga turneu. Trupi i qeverisė europiane ka larguar skuadrėn turke nga garat evropiane, sepse ata kanė qenė tė pėrfshirė nė skandale tė trukimeve tė ndeshjeve. Nėn hetim ėshtė edhe klubi i Trabzonsporit, i cili u kualifikua pėr nė fazėn nė grupe pasi mundi dy herė Kukėsin. Ka shumė gjasa qė gjatė kėtyre ditėve tė ketė zhvillime tė forta nė kampin turk, pasi mediat vendėse dhe ato ndėrkombėtare shtrojnė mundėsinė qė tė penalizohen edhe dy klube tė tjera turke pėr pėrfshirje nė trukime, qė nė kėtė rast do tė ishin Gallatasaraji dhe Trabzonspori. Nėse ndodh kėshtu, atėherė Kukėsi mund tė fitojė tė drejtėn pėr tė marrė pjesė nė fazėn e grupeve tė Ligės sė Europės.

  9. #219
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Mourinho heq dorė nga Rooney

    Chelsea ėshtė dorėzuar pėr Ėayne Rooney. Ky i fundit ishte prioritet pėr ekipin londinez, por oferta e tyre u refuzua dy herė nga Manchester United. Pas transferimit tė Samuel Eto’o, menaxheri i Chelsea, Jose Mourinho e ka konfirmuar se ka hequr dorė nga sulmuesi anglez pėrfundimisht.

  10. #220
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Merkato: Monaco e para, Manchester United dėshton

    Merkato Europiane e futbollit ka ulur siparin me rekordin e njė xiro pazaresh qė pėr herė tė parė kalon 2 miliardė euro – dhe kjo e llogaritur vetėm nė 5 kampionatet mė tė rėndėsishme tė kontinentit. Vlersimin maksimal pėr dritaren e verės e meriton skuadra e principatės Monaco 8,5. Dimitry Rybolovlev, hapi kasafortėn pėr tė blerė yllin e merkatos Radamel Falcao, qė u pasua nga James Rodriguez e Joao Moutinho, pa harruar ti dhurojė teknikut Ranieri Kondogbia, duke ngritur kėshtu njė mur para mbrojtjes. E tė mendosh qė Monako vjen nė elitė nga Divisioni i dytė. Nuk mbetet mė pas Chelsea i Roman Abramovic nėn regjinė e Jose Mourinhos. Mes sulmit e mesfushės Blutė kanė zgjidhje tė mira pėr tė paktėn 3-skuadra elitare. Pėrfituan me zgjuarsi nga situata e Anzhi pėr tė rrėmbyer Uillian e Eto?o, pa harruar Schurlen. Ndryshimet e rėndėsishme tė Real Madrid nuk kanė bindur specialistėt qė i kanė rezervuar vetėm vendin e tretė tė meritės. Thyerja e rekordit tė lojtarit mė tė shtrenjtė me 100 milionėt e paguar pėr Gareth Bale nga Tottenham, dhe 4 tė rinj tė talentuar si Isco apo Casemiro, nuk justifikon inkasimin prej 118 milionė nga shitjet e Higuain, Albiol e Callejon te Napolit e Ozil tek Arsenal. Merengues vleresohen me tė njėjtėn notė me Bayern Mynih, qė nėn sugjerimin e Guardiolės kanė afruar dy lojtarė me teknikė tė admirueshme si Götze e Thiago Alcantara, por kanė humbur Mario Gomez e Luiz Gustavo. Bilanci nė pasiv ėshtė 20 milion, por duhet vlerėsuar se Thiago e Götze janė 43 vjeē sė bashku dhe dy nga 5 blerjet mė tė mėdha tė historisė sė Bayern. Vetėm i 5 PSG me blerjen e Cavanit, e 11 Barcelona me notėn 6. Vėrtetė mbėrriti njė kampion si Neymar, por u largua Alcantara, ndėrsa dėshtim mund tė konsiderohet merkato e Manchester United, qė nuk merr dot asnjė mes Fabregas, Ozil, Coentraos apo Herrerės, por ngushėllohet nė fund me Fellainin.


 
Page 22 of 29 FirstFirst ... 122021222324 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread