Join Today







Page 24 of 29 FirstFirst ... 142223242526 ... LastLast
Results 231 to 240 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

FIFA jep “OK” pėr Bashėn, Abrashin e Mehmetin Tri forca tė freskėta mė shumė do tė jenė nė dispozicion tė

  1. #231
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    FIFA jep “OK” pėr Bashėn, Abrashin e Mehmetin

    Tri forca tė freskėta mė shumė do tė jenė nė dispozicion tė trajnerit De Biazi, i cili mund t’i pėrmbysė llogaritė e bėra pėr formacionin “in extremis”. Kjo pėr shkak se FIFA ka hapur dritėn jeshile tė aktivizimit me Shqipėrinė tė tre lojtarėve me potencial si Vullnet Basha, vėllai i Migjen Bashės, qė aktivizohet nė Zvicėr me Sion, Amir Abrashi, qė luan me Grasshopers nė Zvicėr, dhe Agon Mehmeti, i cili thirret pėr herė tė parė me kuqezinjtė dhe ėshtė pjesė e Olhanense nė Portugali.

  2. #232
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Abidal nxjerr vrerė ndaj Barcelonės

    Nė njė ndėr tė pėrditshmet sportive mė tė shitura nė kontinent L’Equipe tregon se mbrojtėsi 34-vjecar Eric Abidal i cili nė fillim tė muajit korrik u rikthye pas plot 11 vjetėsh te Monaco rrėfen se drejtuesit e klubit katalanas nuk e kanė paguar aspak gjatė muajve qė ka qenė i sėmurė. Eric Abidal – “Largimi im nuk ishte cėshtje parash dhe prova mė e qartė ėshtė se gjatė gjithė muajve qė kam qenė i sėmurė nuk jam paguar nga ky klub. Ishte njė moment mjaft i vėshtirė. Kur njė kontratė pėrfundon ke dy alternativa. Tė rinovosh ose jo. Unė isha pėrgatitur pėr tė dyja situatat, megjithatė kur nuk m’u rinovua kontrata gjėrat pėr mua u bėnė tė vėshtira pėr t’u pranuar. Padyshim sot kam fatin e madh pėr t’u mbėshtetur te besimi qė kanė te unė trajneri dhe presidenti i Monaco-s. Pėr fat tė mirė tani gjithcka ėshtė rregulluar, megjithatė ėshtė e qartė qė kam kaluar njė periudhė tė vėshtirė e plot dyshime mbi karrierėn time. Aventura me Barcelonėn pėrfundoi dhe jam i kėnaqur qė tashmė kam nisur njė tjetėr te Monaco”.
    Abidal shprehu bindjen se fundi i historisė sė tij me klubin blaugrana do tė ishte krejtėsisht i ndryshėm nėse do tė kishte qėndruar Guardiola. Eric Abidal – “Me Guardiola-n situata do tė ishte ndryshe. Jam i sigurtė. Ai ėshtė njė person qė mė ka vlerėsuar sė tepėrmi dhe me tė cilin kam kontakte tė vazhdueshme. Ėshtė njė trajner i madh dhe ishte pikėrisht ai qė ma dha atė mundėsi. Nėse do tė ishte ende te Barcelona mund tė vazhdoja tė luaja akoma aty”.

  3. #233
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Forbes: Real Madrid ekipi mė i shtrenjtė nė botė

    Real Madrid ėshtė ekipi sportiv mė i shtrenjtė nė botė. Sipas pėrllogaritjeve tė revistės ”Forbes”, vlera aktuale e skuadrės merenges ėshtė 2 miliardė e 575 milionė euro, 100 milionė euro mė shumė sa vlera qė kishte nėnkampionia e Spanjės nė muajin prill. Rezultatet ekonomike tė publikuara nga Reali pėr sezonin futbollistik 2012-2013 tregojnė njė rritje 5.5% tė tė ardhurave, qė kapin shifrėn 520 milionė euro. Edhe pėrfitimet operative tė Los Blankos u rritėn 2.3% qė nė total arrijnė 132 milionė euro.

  4. #234
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Perez: Ozil e kishte mendjen te femrat dhe jo te futbolli

    Florentino Perez u ka dhėnė pėrgjigjė tė gjithė atyrė qė pyesnin se pse u shit Mesut Ozil. Presidenti i Merengez ka deklarur se turko-gjermani nuk ishte serioz, dhe mė shumė se sa te futbolli e kishte mendjen te femrat. Perez ka folur mė tej pėr gjendjen se si Ozil paraqitej nė stėrvitje, tejet i lodhur nga netėt e tij tė gjata pa gjumė. Njė tjetėr problem ka shtuar Perez ka qėnė edhe rinovimi i kontratės me Real Madrid. Futbollisti ka kėrkuar rritje tė pagės, gjė qė nuk ėshtė pranuar nga presidenti Perez.

  5. #235
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Raikkonen pranė Ferrarit!

    Nė pistėn italiane, braziliani Felipe Massa tregoi edhe njė herė se epoka e tij te Ferrari ėshtė drejt fundit, prandaj skuadra nga Maranello e ka marrė serizisht punėn pėr pėrzgjedhjen e pasardhėsit tė tij. Kimi Raikkonen vazhdon tė mbetet nė pole position dhe sipas mediave italiane dhe atyre gjermane, finalndezi mund tė zyrtarizohet si piloti i ardhshėm i kokėkuqes gjatė kėsaj jave. Vendimin pėrfundimtar e ka marrė presidenti Luca di Montezemolo, i cili do t’i bėjė me dije brazilianit se Ferrari nuk do t’ia rinovojė kontratėn edhe pėr njė sezon. “Bild” shkruan se firma e Raikkonen me Ferrarin mbetet thjesht njė formalitet qė dop tė kryhet pasi menaxheri i tij tė dalė nga spitali ku u shtrua pėr shkak tė njė problem shėndetėsor. Pas garės sė Monzas, Massa doli hapur duke e pranuar se e ardhmja e tij mund tė mos jetė e ngjyrosur me tė kuqe, duke lėnė tė kuptohet se do ta vazhdojė garimin edhe nė timonin e njė logoje tjetėr. Por nėse braziuliani zhbalancohet, njė gjė tė tillė nuk e bėri Raikkonen i cili u shpreh se nuk di ende asgjė rreth tė ardhmes sė tij.te skuadra granata.

  6. #236
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Shqipėria 21 kundėr Spanjės Kampione

    Kombėtarja U-21 e Shqipėrisė do tė luajė sot ndeshjen mė tė vėshtirė tė kualifikueseve pėr Europianin e vitit 2015 tė kėsaj grupmoshe. Skuadra e drejtuar nga Skėnder Gega do tė zbresė sot nė fushė ndaj Spanjės, nė Logrono. Shqipėria ende nuk ka marrė asnjė pikė nga tre ndeshjet e para tė grupit dhe duket shumė e vėshtirė qė tė jetė takimi i sotėm ai qė do i japė pikėn e parė pasi pėrballė do tė jenė lojtarė qė luajnė me skuadra tė mėdha si Reali, Barcelona apo Atletico Madrid. Morata, Deulofeu apo Oliver Torres janė disa nga lojtarėt mė tė spikatur qė shihen nė Spanjė si njė tjetėr “brez i artė” i futbollit iberik dhe qė vijnė pas fitores nė Europianin U-21 tė vitit 2013. Ndeshja Spanjė-Shqipėri do tė luhet sot nė orėn 20:30.

    Renditja e grupit 4 tė kualifikueseve tė EURO 2015 ėshtė e tillė:

    Hungaria 6 pikė

    Spanja 3

    Bosnje dhe Hercegovina 3

    Austria 3

    Shqipėria 0

  7. #237
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Juventus interesohet pėr Januzaj

    Sipas gazetės “Tuttosport”, bardhezinjtė synojnė tė shkėpusin nga “Old Trafford” 18-vjeēarin shqiptar me pasaportė belge, Adnan Januzaj, i cili ka njė kontratė edhe pėr dy sezonet e ardhshme me skuadrėn ishullore. Por nėse pėr transferimin e Pogba, Marotta pagoi vetėm 1.2 milionė Euro, ēėshtja Januzaj mbetet mė e komplikuar pasi fillimisht klubi torinez duhet tė gjejė gjuhėn e pėrbashkėt me trajnerin David Moyes, i cili ka mbetur i mahnitur nga talenti i lojtarit me origjinė kosovare.

  8. #238
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Hallgrķmsson: Me Shqipėrinė duam vetėm fitoren

    Ndihmės trajneri i Islandės, Heimir Hallgrķmsson, e ka konsideruar si njė ndeshje historike ndeshjen ndaj Shqipėrisė. Sipas tij, nuk ka ndodhur kurrė mė parė qė Islanda tė jetė kaq pranė vendit tė dytė, ndaj edhe pėrballja ndaj kuqezinjve ėshtė konsideruar si njė nga ato qė nuk duhet humbur kurrė. “Ne nuk kemi qenė asnjėherė kaq pranė vendit tė dytė, ndaj ndeshja me Shqipėrinė do tė jetė historike. Pas barazimit qė morėm nė Zvicėr, morali i skuadrės ėshtė mė lart se kurrė mė parė, ndaj kjo gjė duhet shfrytėzuar nė maksimum. Uroj qė tė mos ketė asnjė vend bosh nė stadium dhe tė gjithė tė vijnė pėr tė pėrkrahur ekipin nė njė moment kaq tė rėndėsishėm pėr vijueshmėrinė e kualifikimeve”, ka deklaruar Hallgrķmsson pėr mediat islandeze. “Shqipėria ka njė skuadėr shumė tė mirė me lojtarė qė luajnė kryesisht nė Europė dhe me njė trajner, i cili vjen nga shkolla italiane, ndaj duhet pasur shumė kujdes. Kjo ėshtė njė skuadėr e fortė fizikisht dhe qė luan mirė me topin”, ka thėnė zėvendėstrajneri i Islandės.

  9. #239
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Brazil 2014: Gjermania, Holanda e Italia drejt Brazilit

    Gjermania ka arritur tė sigurojė biletėn pėr nė Brazil. Ashtu siē pritej pancerat e kanė pasur mjaft tė lehtė tė merrnin tre pikėt e radhės pėrballė Ishujve Faroe me rezultatin 3-0. Goli i parė u shėnua pas 23 minutash lojė nga Mertesacke. Nė minutėn e 74-tė, Mesut Ozil realizoi nga penalltia pėr 2-0 ndėrsa Thomas Muller vulosi rezultatin nė 3-0 nė minutėn e 84-tė. Holanda gjithashtu ka arritur tė presė biletėn pas fitores 2-0 me Andorėn. Nė grupin A Beligjika tashmė ėshtė pjesė e Brazil 2014, ndėrsa nė gurpin B Italia e ka siguruar atė, pasi ka fituar me Republikėn Ēeke 2-1.

  10. #240
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    San Marino pas 5 vjetėsh rikthehet te goli

    Luan futboll gjithnjė si pėrfaqėsuese por fati e ka dėnuar rėndė tė mos shėnojė pėr njė kohė tė gjatė. Kėtė herė ja ka dale mbanė. Bėhet fjalė pėr pėrfaqėsuesen e San Marinos e cila ka arritur tė shėnojė njė gol nė pėrballjen me Poloninė, duke shėnuar kėshtu nė fund rezultatin 1-5. Prej 5 vitesh skuadra modeste e San Marinos nuk arrinte tė shėnonte gol ndaj kundėrshtarit. Kėtė herė njė gjė tė tillė e ka bėrė futbollisti Alesandro della Valle. Ky gol erdhi nė eleminatoret e botėrorit Brazil 2014, dhe do tė thotė mė shumė se humbja pėr vendin e vogėl europian.


 
Page 24 of 29 FirstFirst ... 142223242526 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread