Join Today






Page 25 of 29 FirstFirst ... 152324252627 ... LastLast
Results 241 to 250 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Behrami: Ne skuadėr flasim shqip Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, pas mė pak se

  1. #241
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Behrami: Ne skuadėr flasim shqip

    Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, pas mė pak se njė viti do tė do tė bėjnė qė tė flitet edhe pėr ne shqiptarėt, pėr talentin qė kemi nė futboll, edhe pse jo nė funksion tė kombėtares kuqezi. Behrami dhe Xhemaili aktualisht luajnė nė Serinė A me Napolin, Shaqiri, Xhaka dhe Mehmedi nė Bundesligė pėrkatėsisht me Bayernin e Mynihut Borusian e Mynshengladbahut dhe Frajburgun. Gjithsesi, kur grumbullohen me pėrfaqėsuesen e Zvicrės ata qėndrojnė gjithmonė bashkė, madje edhe komunikimin e kanė mė tė lehtė nė gjuhėn shqipe. Dicka tė tillė e zbulon Valon Behrami, pėr mediat zvuicėrane. “Ne shqiptarėt e Kombėtares sė Zvicrės natyrisht komunikojmė shqip me njėri-tjetrin. Ēdo gjuhė tjetėr ėshtė shumė e ngadalshme”.

  2. #242
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Roben: Me Hanover kemi sfidė tė vėshtirė

    Bayern Munchen kthen vėmendjen tek kampionati nė pėrballjen me Hanover. Kampionėt e trefishtė tė sezonit tė kaluar shpresojnė gjithashtu edhe nė rikthimin tek suksesi, pėrpara se tė nisin aventurėn pėr mbrojtjen e titullit kampion europe. Mario Gotze, Thiago Alcantara, Javi Martinez dhe Holger Badstuber janė tė gjithė tė dėmtuar, teksa nė dyshim ėshtė Bastian Schweinstaiger. Pėr hollandezin Arjen Robben pritet njė ndeshje e vėshtirė por nė tė cilėn shkohet me vetėm njė objektiv. Pėrsa i pėrket mungesave tė shumta, heroi i finales sė Londrės nuk e sheh si njė problem, pasi njė fakt i tillė e ka shoqėruar skuadrėn nė ēdo sezon. “Sigurisht qė nuk na duheshin kėto mungesa por nė jemi mėsuar me diēka tė tillė. Jemi profesionist dhe jemi mėsuar tė pėrballemi me situata tė tilla. Do tė jemi gati pėr ndeshjen dhe siē e thashė mė parė duhet qė tė gjithė tė vrapojmė qė nė fillim. Nuk ėshtė mirė tė kesh mungesa por ne do tė vazhdojmė kėshtu siē jemi dhe tė pregatitemi mirė”. Aktualisht Bayern mban vendin e dytė nė Bundesligė me 10 pikė, dy pikė larg Borusia Dortmund e vendit tė parė.

  3. #243
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Domenicali: Alonso-Raikkonen dyshja perfekte pėr Ferrarin

    Stefano Domenicali nė faqen zyrtare tė Ferrarit se“Alonso-Raikkonen ėshtė dyshja mė e mirė qė mund tė kemi sot nė Formulėn 1 nėse kemi parasysh talentin, eksperiencėn dhe aftėsinė qė kanė pėr tė zhvilluar makinėn.” Shefi i “Kokėkuqes” shton se nuk do tė jetė asnjė problem tė pasurit “dy gjela nė njė kotec”. “Ėshtė njėsoj si nė futboll. Kur tifozėt e njė skuadre kanė frikė kundėrshtarin sepse ai ka sulmues shumė tė mirė, shpresojnė qė ata tė zihen pėr topin”, shpjegoi Domenicali. “Ata qė mendojnė se Kimi do tė jetė “anti-Alonso”, gabohen rėndė. Tė gjithė e dinė se tek Ferrari, skuadra ėshtė mbi gjithēka. Fernando ėshtė i lumtur pėr zgjedhjen tonė pasi e kupton qė njė skuadėr mė e fortė ėshtė njė avantazh pėr tė”, shtoi Domenicali.

  4. #244
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Fiton Hoffenheim ndaj Borussia Monchengladbach

    Skuadra qė drejtohet nga Markus Gisdol Hoffenheim mposhti 2-1 nė fushėn e saj Borussia Monchengladbach, duke ngjitur disa shkallė nė tabelėn e klasifikimit. Vendasit kaluan nė avantazh nė kohėn shtesė tė pjesės sė parė me Modeste, ndėrsa pa u mbushur 10 minuta lojė nga pjesa e dytė Volland realizoi golin e sigurisė. Pėrfundoi nė barazim 1-1 sfida mes Aintraht Braunschweig dhe Nurnberg. Debutesit e Bundesligės u ndėshkuan nė minutėn e 28 nga Hlousek, por reagimi i tyre do tė vinte nė pjesėn e dytė. Nė minutėn e 70 Elabdelaui do tė vinte baraspeshėn, duke u dhėnė shpresa vendasve pėr tė marrė maksimumin e pikėve, por rezultati mbeti i pandryshuan deri nė vėrshėllimen e fundit tė gjyqtarit.

  5. #245
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Nė Vlorė goditet presidenti i Skėnderbeut

    Nė qytetin e Vlorės, aty ku ishte planifikuar tė zhvillohej ndeshja pėrbyllėse e javės sė dytė tė kampionatit shqiptar nė orėn 17:00, ajo mes rivalėve tė Flamurtarit dhe Skėnderbeut ka ndodhur njė incident. Pas minutės sė 37-tė tė pjesės sė parė ndeshja ėshtė ndėrprerė, pėr shkak tė njė incidenti tė shėmtuar tė ndodhur nė tribunėn e stadiumit “Flamurtari”. Presidenti i Skėnderbeut, Ardian Takaj, raportohet tė jetė goditur nga njė tifoz i pranishėm nė tribunė, ndėrkohė qė ndeshja kishte vetėm pak minuta qė ishte zhbllokuar, falė golit tė shėnuar nga Shehaj nė minutėn e 20. Probleme ka pasur gjithashtu edhe nė tribunat e tifozėve, nga ku sharjet nė kor nuk kanė rreshtur nė asnjė moment ndaj lojtarėve tė Skėnderbeut.

  6. #246
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Serie A: Lazio e ka tė lehtė me Chievo

    Lazio ka shkatėrruar Chievo me rezultatin e thellė 3 me 0 nė njė lojė tė dominuar totalisht nga skuadra e kaltėr nė javėn e 3 tė kampionatit italian. Nė takimet e tjera u arritėn kėto rezultate:

    Fiorentina 1-1 Cagliari
    Livorno 2-0 Catania
    Udinese 1-1 Bologna
    Lazio 3-0 Chievo
    Verona 2-0 Sassuolo

  7. #247
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Thuram akuzohet pėr dhunė fizike

    Lilian Thuram, ish lojtari i kombėtares sė Francės ėshtė denoncuar nga e fejuara e tij pėr dhunė fizike. Prezantuesja televizive 45-vjeēare, Karine Le Marchand bėri denoncimin nė datėn 4 shtator pranė komisariatit tė Parisit dhe tashmė Thuram ėshtė zyrtarisht nėn hetim. Sipas mediave vendase, ambasadori i UNICEF-it, e ka kapur pėr flokėsh tė fejuarėn, duke ia pėrplasur kokėn te frigoriferi. Policia nuk ka dhėnė asnjė detaj nė lidhje me kėtė ngjarje, por nėse Thuram rezulton fajtor, atėherė ai rrezikon shumė, pasi kjo ngjarje mund t’i shkatėrrojė imazhin qė ai ka krijuar nė Francė dhe arenėn ndėrkombėtare jo vetėm si ish kampion bote por edhe si ambasador i njė prej shoqatave mė tė njohura tė planetit siē ėshtė UNICEF.

  8. #248
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Eredivisie: Ajax vazhdon serinė e fitoreve

    Ajax tregoi se ėshtė ende kampioni nė fuqi, teksa mundi 2-1 nė Amsterdam Arena surprizėn e kėtij fillim sezoni nė Eredivisie, tė Zwolles. Nė kryeqytet, ekipi i Kuman zgjidhi gjithcka nė 20 minutat e fundit ndaj miqve, tė cilėt konfirmuan soliditetin nė mbrojtje duke i bėrė ballė sulmeve tė harkėtarėve pėr plot 72 minuta, pėrpara se Serero tė kalonte nė avantazh vendasit. Goli u duk se i preu gjunjėt Zwolles, aq sa nė minutėn e 76-tė, Van Der Weef gabimisht dėrgoi topin nė rrjetėn e tij duke i dhėnė njė avantazh tė dyfishtė Ajaksit. Zwolle megjithatė mundi tė shėnojė golin e flamurit njė minutė para fundit falė Gravenbek.

  9. #249
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Grupi D: Bayern e City sigurojnė fitore tė pastra

    Kampionėt nė fuqi tė Bayern Munich e nisėn betejėn pėr mbrojtjen e titullit me njė fitore bindėse 3-0 ndaj CSKA-sė sė Moskės ku David Alaba realizoi golin e parė nė minutėn e tretė, qė nė terma kohorė do tė thotė vetėm 6 minuta pas rrjetės finale tė Arjen Robben nė “Wembley. Goli i Alabas qė ėshtė edhe i pari pėr kėtė edicion tė Champions League i pasuar nga ai i Mario Mandzukic vetėm 4 minuta nga fundi i pjesės sė parė. Njė rezultat zemėrgjerė ky pėr moskovitėt qė zbritėn nė Gjermani pėr tė tentuar mrekullinė por i mbyllėn 45 minutat e para pa e pasur privilegjin pėr tė rrezikuar portėn e Manuel Neuer. Skenari nuk ndryshoi as nė pjesėn e dytė ku gjermanėt u treguan mė tė mėshirshėm duke shėnuar vetėm njė herė me autor Arjen Robben nė minutėn e 68-tė. Nė tė njėjtin grup, Manchester City shtypi me prepotencė Viktoria Plzen 3-0, duke hedhur kandidaturėn pėr tė rivalizuar gjigandėt e Bavarisė. Dzeko, Aguero dhe Yaya Toure vendosėn drejtėsi nė pjesėn e dytė tė sfidės pas njė 45 minutėshi tė parė ku mungoi vetėm goli pėr ekipin anglez.

  10. #250
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Chelsea dėshton nė Londėr pėrballė Basel

    Chelsea ėshtė surpriza e kėsaj mbrėmje. Skuadra e Jose Mourinho ka dėshtuar nė pėrballjen e parė ndaj zvicerianėve tė Basel. Nė Londėr blutė janė thyer me rezultatin e ngushtė 1-2. Njė fillim i hidhur ky pėr teknikun portugez i cili u kthye te Chelsea pėr tė rrėmbyer trofe dhe pse jo edhe Champions League. Nė takimin tjetėr tė “Grupit E” Schalke 04 ka shkatėrruar rumunėt e Steaua Bucuresti me rezultatin e pastėr 3 me 0.

    Grupi E
    Chelsea 1-2 Basel
    Schalke 04 3-0 Steaua Bucuresti

    Grupi G
    Austria Wien 0-1 FC Porto
    Atletico Madrid 3-1 Zenit Petersburg


 
Page 25 of 29 FirstFirst ... 152324252627 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread