Join Today







Page 3 of 29 FirstFirst 1234513 ... LastLast
Results 21 to 30 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Ndahet nga jeta Josip Kuzhe “Jam i sėmurė nga leucemia. Mė ėshtė diagnostikuar sėmundja e rėndė, por nė spital shkoj

  1. #21
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Ndahet nga jeta Josip Kuzhe

    “Jam i sėmurė nga leucemia. Mė ėshtė diagnostikuar sėmundja e rėndė, por nė spital shkoj i qetė dhe i sigurt se mund ta fitoj edhe kėtė betejė. Ecim pėrpara”. Kjo ishte deklarata e ish-trajnerit tė Kombėtares shqiptare, Josip Kuzhe, dhėnė “Sportske Novosti” nė shkurt tė kėtij viti. Katėr muaj mė vonė, ekzaktėsisht pasditen e djeshme, 61-vjeēari u nda nga jeta nė njė spital nė Zagreb. Lajmi ėshtė pėrhapur nė tė gjitha mediat kroate, por edhe shqiptare, kjo edhe pėr faktin se Kuzhe ishte njė personazh karizmatik, sa i dashur dhe i kritikuar njėkohėsisht pėr jetėn plot vese, nga analistė, sportistė dhe gazetarė. Kuzhe e drejtoi Kombėtaren e Shqipėrisė nga maji i 2009-s deri nė tetorin e 2011-s. Ai ka bėrė karrierė nė shumė vende, ndėrsa suksesin mė tė madh e arriti duke udhėhequr Dinamon e Zagrebit, teksa shihet ende si njė legjendė. Pas Shqipėrisė, nga janari deri nė maj drejtoi ekipin kinez Tianzhin Teda. Mė pas u rikthye nė Kroaci, ku edhe iu diagnostikua sėmundja e rėndė. Kur ai u emėrua trajner i Kombėtares mė 20 maj tė 2009-s, ishin tė shumta mediat vendėse, si dhe analistėt, qė u morėn me tė shkuarėn e Kuzhesė. Por Kuzhe i fitoi shumė shpejt zemrat e kuqezinjve. Ndeshja e parė me Portugalinė ishte njė test i mirė pėr tė dhe skuadra tregoi se ishte nė mbėshtetje tė trajnerit. Mė pas, fitorja historike 6-1 nė miqėsore ndaj Qipros e ktheu Kuzhenė nė njė hero, kjo jo vetėm pėr rekordin, por edhe pėr mėnyrėn se si iu imponua ai publikut vendės. Gjithsesi, e tatėpjeta nisi nė 2011-n kur humbėm nė Bosnjė me Francėn dhe kulmi ishte me humbjen nė Luksemburg, e cila vulosi edhe largimin e tij nga Kombėtarja. Por, ndonėse u largua pėrfundimisht, Kuzhe u intervistua disa herė nga mediat shqiptare, kjo mė sė shumti nė varėsi tė ecurisė qė pati mė pas ekipi ynė.

    Kur Kuzhe pėsoi hemorragji cerebrale
    Josip Kuzhe pat pėsuar njė hemorragji cerebrale nė shtator tė 2010-s dhe u shtrua asokohe menjėherė nė spital. Kuzhe mbėrriti nė spital rreth orės 15:00 tė pasdites me ankesa pėr dhimbje koke, por mė pas u diagnostikua me hemorragji cerebrale. Gjithė kjo ndodhi pikėrisht ditėn kur ai publikonte edhe listėn e futbollistėve pėr ndeshjet me Bosnjė-Hercegovinėn dhe Bjellorusinė. Pikėrisht nė kėto dy takime nė stol u ul zėvendėsi i tij, tekniku aktual i U-17, Xhemal Mustedanagiē. Mė pas, trajneri arriti qė tė pėrmirėsohej ndjeshėm dhe tė linte spitalin, paēka se nė mjaft raste u ngritėn hipoteza nėse ai mund tė vazhdonte rregullisht punėn apo jo. Gjithsesi, tekniku u ndje i lumtur, ēka e deklaroi haptazi pėr kujdesin dhe mbėshtetjen e veēantė.

  2. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  3. #22
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Shqipėria U-16 mund modestėt nga San Marino

    Startoi dje nė Durrės turneu ndėrkombėtar miqėsor pėr kombėtaret U-16. Nėn mbėshtetjen e UEFA-s dhe Federatės Shqiptare tė Futbollit, ekipi pėrfaqėsues i Shqipėrisė, San Marinos, Lihteshteinit, Gjibraltarit dhe Luksemburgut do tė pėrballen mes tyre nga data 16 deri mė 21 qershor. Secili ekip ka nė dispozicion 4 ndeshje dhe, mė datė 21 qershor, ekipi qė ka grumbulluar mė shumė pikė shpallet edhe fitues i turneut. Nė ekipin tonė bėjnė pjesė lojtarė tė seleksionuar vetėm nga kampionati shqiptar dhe ai kosovar. Nė ditėn e parė u zhvilluan dy takime: Lihteshtejn–Luksemburg (3-0) dhe San Marino-Shqipėri (2-0). I gjithė takimi u dominua nga kuqezinjtė dhe golat u shėnuan nga Agim Zeka.

  4. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  5. #23
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Telenovela “Mavraj”, ka sėrish sinjale divorci

    Mėrgim Mavraj mbetet nė qendėr tė merakos sė Grojter Fyrthit. Skuadra gjermane, e cila ra nga kategoria, e ka shumė tė vėshtirė qė ta mbajė nė ekip pėr sezonin e ri nė Bundesligėn 2, kjo nisur edhe nga financat e reduktuara.
    Nė kėtė kėndvėshtrim, duket se kapiteni shqiptar do largohet nga kjo skuadėr, por pėrkundrejt njė oferte tė mirė. Njė gjė tė tillė e ka konfirmuar dje edhe trajneri i ri i Grojter Fyrthit, Frank Kramer. Dje, ai ka grumbulluar pėr herė tė parė ekipin, ku listės i janė pėrgjigjur 15 lojtarė. Mes tyre mungonte pikėrisht Mėrgim Mavraj, por tekniku ka shpejtuar qė tė shuajė ēdo hamendėsim. “Mėrgimi nuk ėshtė me ekipin sot (dje), pasi ka pėrfituar nga njė leje speciale qė i ka dhėnė klubi, duke qenė se ishte pjesė e Kombėtares sė Shqipėrisė deri para disa ditėsh. Ndaj ėshtė menduar qė t’i jepen disa ditė mė shumė pushime. Sa i pėrket sė ardhmes dhe shumė spekulimeve rreth njė largimi tė tij, di t’ju them se ēdo gjė do vendoset javėn tjetėr”, – ka thėnė Kramer nė njė prononcim pėr “Sport1.de”. Mė tej, ai ėshtė munduar tė shpjegojė se Fyrthi nuk ėshtė nė vėshtirėsi ekonomike dhe se bilanci i klubit pėr sezonin e ri nė Bundesligėn 2 do jetė mbi 7.5 milionė euro. Gjithsesi, kjo shifėr nuk duket edhe aq e madhe, nėse mendon se vetėm pėr kartonin e Mavrajt drejtuesit e klubit patėn kėrkuar jo mė pak se 2 milionė euro. Ndėrkaq, media italiane “ilsussidario” ka vazhduar dje me telenovelėn “Mavraj”, duke citur njė burim brenda klubit tė Lacios. Sipas kėtij uebsajti, drejtori sportiv Igli Tare ka udhėtuar drejt Brazilit pėr tė zgjidhur pėrfundimisht bisedimet pėr Filipe Anderson dhe mė pas do zbarkojė nė Gjermani pėr tė mbyllur edhe kontratėn me Mavrajn. Kujtojmė se vetėm para njė jave Tare pat deklaruar nė mediat italiane se nuk ėshtė i interesuar pėr afrimin e mbrojtėsit tė Kombėtares shqiptare te Lacio. Gjithsesi, kjo deklaratė nga shumė analistė tė merkatos ėshtė marrė edhe si njė strategji e drejtuesit shqiptar tė Lacios, pėr tė ulur vlerėn e kartonit tė Mavrajt dhe pretendimet e drejtuesve tė Grojter Fyrthit pėr kapitenin e tyre.

  6. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  7. #24
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Bariē: Krenar kur Kuzhe u zgjodh nga Shqipėria

    Ata kanė qenė miq tė vėrtetė, ndaj edhe e ka ndier shumė ndarjen nga jeta tė Josip Kuzhesė. Bėhet fjalė pėr Oto Bariē, edhe ky ish-trajner i Kombėtares shqiptare, i cili dje ka shprehur plot nostalgji disa cilėsi karakteristike tė 61-vjeēarit, qė humbi jetėn dy ditė mė parė nė njė spital nė Zagreb, pas njė sėmundjeje tė rėndė (leucemi). “Sė pari dua tė them se Kuzhe ishte njė nga trajnerėt mė inteligjentė qė kam njohur dhe, sigurisht, njė ndėr mė tė mirėt. Pėrveē kėsaj, ai kishte njė edukim tė lartė dhe fliste rrjedhshėm disa gjuhė tė huaja”, – ka thėnė Bariē nė mediat kroate. Nė fakt, pak njerėz e dinė qė ish-trajneri i Kombėtares shqiptare pat marrė diplomėn pėr jurist nė Zagreb dhe zotėronte katėr gjuhė tė huaja: gjermanisht, anglisht, italisht dhe spanjisht. “Sigurisht Kuzhe, sipas meje, meritonte tė merrte mė shumė nga futbolli, pasi i dha shumė kėtij sporti. Ndihesha shumė mirė me tė dhe kisha njė miqėsi tė pastėr, ndėrsa jam krenar qė ai u bė trajner i Shqipėrisė pas lobimit tim. Federata Shqiptare e Futbollit kishte njė listė tė gjatė prej mė shumė se 35 trajnerėsh, por nė fund zgjodhi pikėrisht Kuzhenė. Sot jam shumė i trishtuar pėr vdekjen e tij. Ishte ende nė njė moshė qė mund t’i jepte shumė futbollit dhe nė veēanti klubit tė Dinamos sė Zagrebit, ku ai kaloi njė pjesė tė mirė tė jetės. Mė vjen realisht keq qė humbėm njė njeri tė madh tė futbollit tonė”, – ka pohuar dje Oto Bariē. Ky i fundit, i cili e ka drejtuar Kombėtaren shqiptare gjatė periudhės 2006-2007, la njė ndikim tė madh me karizmin e tij nė ambientet e futbollit tonė. Pikėrisht kjo gjė bėri qė nė 2009-n presidenti i FSHF-sė, Duka, tė pėrzgjidhte si pasardhės tė Ari Hanit (i shkarkuar) mikun e Bariēit.

    “Kuzhe, Arsen Vengeri ynė”
    President i Federatės Kroate tė Futbollit, Davor Shuker, e ka konsideruar si “revolucionarin” e futbollit kroat ish-trajnerin e Kombėtares shqiptare, Josip Kuzhe. “Humbėm njė njeri tė madh. Kuzhe mė kujtonte Arsen Vengerin, pasi ishte njė trajner po aq i madh sa edhe francezi. Nė emėr tė Federatės Kroate tė Futbollit i shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė tij”. Edhe ish-lojtari i Kroacisė dhe Milanit, Zvonimir Boban, ka shprehur ngushėllime. “Ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė njė legjende, njė person i identifikuar me klubin e Dinamos sė Zagrebit, por edhe tė futbollit tonė!”.

  8. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  9. #25
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Greqi, “luftė” menaxherėsh pėr Kaēen

    “Luftė” pėr shqiptarin Kaēe. Kėshtu shkruante dje e pėrditshmja prestigjioze greke “Sport Day”, duke iu referuar situatės sė mesfushorit tė Kombėtares shqiptare. Zyrtarisht korēari qė luan me POAK-un, ka mbetur pa menaxher, pasi agjenti i tij, ish-sulmuesi i shquar i Greqisė, Nikos Liberopulos, ėshtė tėrhequr. Ky i fundit nuk zotėron mė tė drejtat e Kaēes, pėr shkak se tashmė do angazhohet te klubi i AEK-ut nė njė detyrė tjetėr, duke u larguar nga menaxhimi i lojtarėve tė rėndėsishėm qė militojnė nė kampionatin grek. “Ergysi ndodhet me pushime, por telefoni i tij nuk pushon. Menaxherė tė njohur nė Greqi, Itali, Kroaci, por jo vetėm, duan tė arrijnė njė marrėveshje me futbollistin, pėr ta pėrfaqėsuar atė nė tė ardhmen. Kaēe ėshtė njė ndėr tė rinjtė mė tė talentuar qė aktivizohet nė Superligė dhe tashmė duan qė tė gjithė tė pėrfitojnė prej tij. Lojtari shqiptar ėshtė i qetė dhe ende s’ka vendosur se kujt do t’ia besojė menaxhimin. Ndėrkohė, telefoni vazhdon ta bezdisė”, – raportonte dje gazeta greke.

  10. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  11. #26
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Loret Sadiku refuzon Shqipėrinė pėr Suedinė

    Loret Sadiku po i bėn presion Suedisė par ta grumbulluar, duke pėrdorur interesimin qė ka shfaqur pėr tė Federata Shqiptare e Futbollit. “Shqipėria nuk mund tė jetė dashnorja e radhės”, – pat deklaruar pak kohė mė parė presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, teksa “ngacmohej” nga gazetarėt lidhur me ecejaket e disa lojtarėve shqiptaro-kosovarė, qė luanin me dy porta: as pranonin dhe as refuzonin tė luanin pėr Shqipėrinė. Pak a shumė e njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Loret Sadikun. Mbrojtėsi kosovar, i zbuluar pak kohė mė parė nga menaxheri i Kombėtares shqiptare, Alban Bushi dhe i kontaktuar zyrtarisht nga FSHF-ja, duket se do zgjedhė pėrfundimisht tė luajė pėr Suedinė. Lajmi bėhet i dituar nga vetė lojtari nė njė intervistė pėr mediat suedeze (“hd.se/sport”). “Nėse trajneri Erik Hamren do mė grumbullojė pėr ndeshjen ndaj Norvegjisė apo Irlandės, zor se do ta refuzoja”, – ka thėnė fillimisht Sadiku, duke iu larguar gjithnjė e mė shumė njė aktivizimi me kuqezinjtė e Xhani de Biazit. Mbrojtėsi i Helsingborgut shihet si njė lojtar me tė ardhme dhe deri nga fundi i muajit maj ishte thuajse kuqezi, pasi kishte pranuar qė tė pajisej me nėnshtetėsi shqiptare dhe mė pas edhe me pasaportė. Mirėpo, mjaftoi njė telefonatė nga federata suedeze qė ai tė stepej. Gjatė kėtij muaji, lojtari pohon se ėshtė telefonuar edhe dy herė tė tjera nga trajneri i Kombėtares suedeze, Erik Hamren. “Pasi doli nė pah fakti qė unė fola me drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit, tekniku Hamren mė ka telefonuar dy herė. Ai mė pyeti se si shkoja me stėrvitjen dhe donte tė dinte mbi gjendjen time fizike. Mė tha qė tė vazhdoja tė luaja sikundėr tani, nė vazhdimėsi, por nuk provoi qė tė mė binte me ēdo mėnyrė qė tė luaja nė tė ardhmen pėr Suedinė, pasi i thashė se do tė mendohesha mirė para se tė merrja kėtė vendim. Sigurisht, fakti qė trajneri interesohet pėr mua do tė thotė qė mė vlerėson, ēka ėshtė pozitive”, – ka vijuar Sadiku. Mė tej, lojtari tenton njė lloj presioni ndaj suedezėve, duke u lėnė tė kuptohet se, nėse nuk e grumbullojnė sė shpejti, ai mund tė zgjedhė edhe Shqipėrinė. Nė kėtė mėnyrė lojtari pėrdor interesimin e Shqipėrisė, duke i bėrė presion federatės suedeze, qė ta grumbullojė nė skuadėr. “Shqipėria ėshtė shumė e interesuar pėr mua, por nėse do thirresha pėr shembull ndaj Irlandės (ndeshje kualifikuese, qė luhet mė 6 shtator), atėherė them se nuk do ta refuzoja Suedinė”, – shprehet lojtari. Nė fund, ai lėshon edhe njė kompliment pėr kuqezinjtė e De Biazit, duke tentuar sėrish qė tė mbajė njė ekuilibėr mes Suedisė dhe Shqipėrisė. “E pashė ndeshjen Shqipėri-Norvegji 1-1 dhe duhet ta pranojmė se shqiptarėt e dominuan totalisht atė takim, ndaj mė erdhi keq qė nuk e fituan”, – ka pėrfunduar Sadiku. Ndėrkohė, gazeta ėshtė munduar dje qė tė kontaktonte lidhur me kėtė refuzim dhe me menaxherin e Kombėtares, Alban Bushi, por diēka e tillė ka qenė e pamundur.

  12. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  13. #27
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Ferdinand-Kol, sherr nė parking, i ndan Keroll

    Historitė e vjetra nuk do tė harrohen lehtė nga Anton Ferdinand dhe Eshli Kol. Mbrojtėsi i QPR-sė dhe ai i Ēelsit pėr pak janė pėrleshur nė njė klub nate nė Los Anxheles, po tė mos kishte ndėrhyrė Endi Keroll. Ngjarja ka ndodhur nė orėn 2:00 tė mėngjesit dhe “The Sun” ka arritur ta fiksojė incidentin nė njė foto. Konflikti mes lojtarėve daton qė prej incidentit tė racizmit mes kapitenit tė Ēelsit, Xhon Terri dhe Anton Ferdinandit. Terri e quajti “zezak m…” Ferdinandin gjatė derbit tė Londrės, nė vitin 2011. Terri i shpėtoi burgut nė gjyqin civil vetėm pas dėshmisė mbrojtėse tė Eshli Kolit.

  14. #28
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Fabregas: 100 mln paund pėr Bejl, ēmenduri

    Ēesk Fabregas e ka mohuar qė Manēester Junajtid tė ketė kontaktuar qoftė me tė, qoftė me Barcelonėn pėr ta transferuar nė “Old Trafford”. “Njerėzit flasin shumė, por e vėrteta ėshtė qė askush nuk ka folur me mua, apo me klubin tim. Unė dua tė fitoj te Barcelona dhe ky klub ėshtė shtėpia ime”. 26-vjeēari shtoi se Reali do tė ishte ēmendur po tė paguante 100 milionė paund pėr Garet Bejlin. “Pėr mua, tė shpenzosh 100 milionė paund pėr Bejlin ėshtė njė ēmenduri. Nuk e di sesi njė klub mund tė paguajė kėtė shifėr nė kėto rrethana. Ai ėshtė lojtar i shkėlqyer, por duhet pritur nėse do tw shkojė te Reali”.

  15. #29
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Belfodil tek Inter, Parma merr Kasanon

    Interi nė sezonin e ardhshėm duket se do tė ketė tė vetin sulmuesin Ishak Belfodil. Zikaltrit kanė arritur tė gjejnė marrėveshjen paraprake me Parmėn dhe kanw vendosur tė blejnė gjysmėn e kartonit tė lojtarit. Milanezėt do tė paguajnė 10 milionė euro nė sezon, ndėrkohė qė Antonio Kasano dhe Silvestre do tė jepen nė formė huazimi. Barezi ka edhe njė vit kontratė me Interin dhe nga ky kėndvėshtrim, ai del lojtar i lirė e mund tė kalojė me parametra zero te dukatėt. Kurse Silvestre ka pranuar ofertėn e bėrė nga Parma qė tė huazohet dhe klubi tė ketė tė drejtėn qė ta blejė pėrfundimisht atė.

  16. #30
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Menaxheri: Meha s’shitet
    Alban Meha nuk do tė lėvizė kėtė merkato vere nga Paderborni. Tė paktėn kėshtu pohon menaxheri i klubit gjerman, Majkėll Born. Ky i fundit, nė njė prononcim dhėnė dje mediave, ka pohuar se nuk kanė marrė asnjė ofertė zyrtare nga klubi italian i Varezes dhe se mesfushori i Kombėtares shqiptare ėshtė njė lojtar i rėndėsishėm dhe nuk ėshtė nė shitje. “Janė vetėm spekulime, qė nuk kanė asnjė tė vėrtetė. Ne nuk kemi marrė asnjė ofertė nga ana e klubit italian pėr Albanin dhe ju siguroj se ai do tė jetė pjesė e klubit edhe nė vazhdim, pasi nuk ėshtė nė shitje”, ka thėnė Born pėr “liga-zwei.de”. Meha ka edhe dy vite kontratė me Paderbornin (i skadon mė 30 qershor 2015) dhe drejtuesit pėr momentin nuk kanė ndėrmend qė tė privohen nga shėrbimet e tija. Vlera e kartonit tė tij, sipas transfermarkt, ėshtė rreth 1 milion euro, por me shumė gjasa te Paderborni do tw kėrkojnė shumė mė shumė se kaq, kjo nisur edhe nga sezoni i shkėlqyer i lojtarit si me kėtė skuadėr, por edhe me fanellėn e Kombėtares shqiptare. Vetėm njė javė mė parė, Dritan Dervishi, bashkėpunėtori mė i afėrt i drejtorit sportiv tė Varezes, Mauro Milaneze, pohoi pėr “Panorama Sport” se presidenti i klubit italian i kishte bėrė njė ofertė zyrtare skuadrės gjermane pėr shėrbimet e Mehės, por tratativa mbeti vendnumėro, pėr shkak tė dėmtimit qė lojtari pėsoi nė javėt e fundit tė kampionatit. Meha pėsoi njė dėmtim serioz nė gjurin e majtė e u detyrua qė tė bėnte njė operacion, para se tė fillonte kohėn e riaftėsimit, qė sipas tė gji-tha gjasave do tė zgjasė tė paktėn deri nė fund tė kėtij muaji. Meha ėshtė njė nga pikat e forta tė skuadrės pėrfaqėsuese.


 
Page 3 of 29 FirstFirst 1234513 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread