Join Today






Page 5 of 29 FirstFirst ... 3456715 ... LastLast
Results 41 to 50 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Sekretet e njė fenomeni Mesi: Fitoj Botėrorin Ylli i Barcelonės, nė njė rrėfim tė pazakontė: “Nga gruaja e djali, e

  1. #41
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Sekretet e njė fenomeni Mesi: Fitoj Botėrorin

    Ylli i Barcelonės, nė njė rrėfim tė pazakontė: “Nga gruaja e djali, e deri tek evazioni fiskal, pa harruar origjinėn italiane dhe problemet me rritjen”.

    “Kemi paguar atė qė na kanė thėnė komercialistėt, qė tani jam i sigurt se do tė sqarojnė gjithēka”. Fenomeni i futbollit botėror, Lionel Mesi, tregon tė vėrtetėn e tij nė njė intervistė tė dhėnė pėr “Sette”, suplementi i “Corriera della Sera”. Argjentinasi tregon gjithēka, nga skandali i evazionit fiskal e deri tek jeta e tij private.

    Origjina – Mesi tregon se paraardhėsit e tij kanė qenė italianė, “por nė shtėpi nuk flitet kurrė kjo gjuhė. Kam shumė dėshirė tė rikthehem nė lagjen time nė Argjentinė, atje ku linda. “Bajada”, nė kohėn e saj, ishte njė lagje e qetė dhe aspak e rrezikshme. Madje, prindėrit e mi jetojnė akoma atje”.

    Familja – Mesi ėshtė shumė i lidhur me familjen e tij dhe gjatė intervistėt flet shpesh pėr tė: nga vėllai, i cili “ka qenė njė futbollist shumė i mirė, por fatkeqėsisht njė aksident i rėndė rrugor e detyroi qė tė hiqte dorė nga karriera e tij; tek gjyshja, sė cilės ia dedikon tė gjithė golat e tij sepse “ishte ajo qė na dėrgonte tė luanim futboll. Qėndronte shumė kohė me ne dhe jetonte pėr nipėrit e saj. Vdiq kur unė isha 10 vjeē dhe pėr mua ishte njė goditje shumė e rėndė”.

    Gruaja, Antonela – “Mes futbollistėve, kam njė marrėdhėnie shumė tė mirė me Maradonėn, qė pėr mua ka qenė futbollisti mė i mirė i tė gjitha kohėrave”. Leo ėshtė i martuar me njė vajzė tė cilėn e ka njohur qė kur ishte 6 vjeē dhe qė nuk ėshtė aspak e interesuar pėr futbollin. Antonela Rokuco ėshtė vajza qė i ka marrė zemrėn dhe qė sė bashku kanė sjellė nė jetė edhe djalin, Tiago. “Antonela mėrzitet shumė me futbollin. Kur kthehem nė shtėpi dhe i them se kam shėnuar 2 apo 3 gola, ajo as qė do t’ia dijė dhe nuk mė kushton vėmendje, sepse nuk i intereson futbolli. Por, edhe unė vetė nuk shoh kurrė futboll nė televizor”.

    Djali, Tiago – Leo ėshtė edhe njė baba i pėrkushtuar, tė paktėn ashtu siē tregon ai vetė: “Jam shumė i lidhur me djalin tim. I ndėrroj panolinot, i bėj banjo dhe gjithēka tjetėr qė i nevojitet. Madje kam qarė kur ai lindi mes shumė vėshtirėsive”.

    Kupa e Botės – Mes shumė sukseseve qė ka arritur, i mungon vetėm njė: Botėrori me Argjentinėn. “Ėshtė e vėrtetė, dua tė fitoj njė Kupė Bote me Argjentinėn. Fakti qė nuk e kam fituar akoma, mė bėn tė vuaj. Topin e pestė tė Artė apo Botėrorin? Nuk ka asnjė dyshim, Botėrorin me Argjentinėn”.

    Ofertat – Nė intervistėn e dhėnė, Mesi hedh poshtė edhe ofertėn e Anzhit pėr njė kontratė 4-vjeēare ku do tė pėrfitonte 120 milionė euro, ndėrsa nė arkat e Barcelonės do tė shkonin 400 milionė euro. “Kurrė nuk e kam dėgjuar kėtė ofertė. Barēa nuk do ta kishte pranuar? Sigurisht qė jo”.

    Kurat hormonale – Nė fund, “Pleshti” tregon problemet qė ka patur me rritjen pėr shkak tė njė problemi nė hormone: “Ato ilaēe ishin shumė tė shtrenjta dhe pėr kėtė isha i detyruar tė largohesha nga Argjentina. Nė jetėn e tij do tė donte tė lexonte mė shumė, por ka lexuar vetėm njė libėr mbi jetėn e Maradonės, ndėrsa pėr paratė, mendon: “Janė tė rėndėsishme pėr tė jetuar, por vlerat qė kanė rėndėsi janė tė tjera”.

    “Jam martuar me njė vajzė tė cilėn e kam njohur qė 6 vjeē. Asaj nuk i interesojnė golat e mi, sepse nuk i pėlqen futbolli”

    “Jam shumė i lidhur me djalin tim. I ndėrroj panolinot, i bėj banjo dhe gjithēka tjetėr qė i nevojitet”

    “Topin e pestė tė Artė apo Botėrorin? Nuk ka asnjė dyshim, Botėrorin me Argjentinėn. Po vuaj ta fitoj”

  2. #42
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Milani, akord me Di Natalen!

    Galiani e takon tė mėrkurėn nė drekė, edhe pse palėt e mohojnė; qėndron sėrish pranė pista “Tevez”

    Nuk ėshtė takimi i parė, sepse respekti reciprok nuk ka munguar kurrė. Di Natale ka takuar Milanin dhe shumė shpejt, detajet e kėtij takimi do tė jenė shumė tė qarta. Takimi ka ndodhur nė Milano rreth orarit tė drekės dhe ka parė protagonistė pikėrisht Toto Di Natalen, prokuratorin e tij, Bruno Karpexhianin, Adriano Galianin dhe Ariedo Braidan. Milani ka shprehur interesimin e tij, ndėrsa lojtari vetė mėsohet se i ka shprehur komplimentat e tij dhe ka sqaruar se ėshtė shumė i kėnaqur qė ėshtė marrė nė konsideratė nga ana e klubit kuqezi.

    UDINEZE — Sė shpejti Toto, pas bisedimeve me Milanin, sė bashku me agjentin e tij, do tė takohen me Udinezen dhe me presidentin Xhampaolo Pocon dhe do tė kėrkojnė tė dinė pikėrisht pėr tė ardhmen. Dhe sigurisht qė ajo qė pritet ėshtė qė tė dy klubet tė bien dakord me njėri-tjetrin. Madje, sipas asaj qė mėsohet, Di Natale pėrpara se tė takohej me Galianin ėshtė takuar me Xhino Pocon, djalin e Xhampaolos dhe njeriun qė merret me merkaton e friulanėve. Situata ėshtė shumė e qartė. Kontrata e Di Natales skadon nė vitin 2014 dhe ai kėrkon njė zgjatje tė kėsaj kontrate qė pėr momentin nuk ka ardhur.

    PĖRGĖNJESHTRIMI – Por dje, njė ditė pas drekės sė famshme, kanė qenė tė dy klubet ata qė kanė mohuar takimin mes sulmuesit napolitan tė Udinezes dhe Galianit tė Milanit. “Lajm pa asnjė lloj tė vėrtete”, kanė qenė fjalėt e vetė administratorit tė deleguar tė Milanit, Galiani, teksa drejtori sportiv i friulanėve, Larini. ka thėnė: “Pėr aq sa di unė, Di Natale tė mėrkurėn ishte nė Udine pėr arsye familjare. Nuk ishte nė Milano dhe nuk ishte me tė as agjenti i tij, Karpexhiani. Ai ėshtė takuar me Pocon javėn e shkuar, pas njė takimi qė ky i fundit pati pėr situatėn e Granadės dhe Uotfordit (klube qė Poco i zotėron qė tė dyja).

    PISTA “TEVEZ” - E, ndėrsa Galiani po bėn tratativa me Di Natalen, nuk e lėshon as Karlitos Tevezin. Madje, nga ajo qė mėsohet, Galiani ka arritur njė marrėveshje me “Apashin”, nė bazėn e njė kontratė trevjeēare prej 5.5 milionė eurosh. Milani, mesa duket se ka bllokuar tashmė. Edhe pse, nga sa shihet ky transferim do tė shtyhet edhe pak.

  3. #43
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Juve, gati pėr “tripletėn”

    Ogbona dhe Kolarov i shtohen listės, teksa sulmi kryesor i Marotės ėshtė pėr Jovetiē; takim me agjentin Ramadani

    Ashtu siē shkruan gazeta torineze “Tuttosport”, pėrveē Karlos Tevezit (edhe pse ky i fundit duket se ėshtė mė pranė Milanit), pėr repartin e sulmit, Juventusi ka nisur tė hyjė nė tratativa me Manēester Sitin edhe pėr blerjen e mesfushorit Aleksander Kolarov, avokati i tė cilit ėshtė bėrė Boco. Kėshtu, duket se Juventusi tashmė ėshtė nė njė fazė shumė delikate tė merkatos, aq sa po kėrkon tė bėjė maksimumin pėr tė marrė njė “top-player”. Dhe Kolarov duket se ėshtė i interesuar pėr t’u rikthyer nė Itali.

    OGBONA – Ndėrkohė, bardherzinjtė duket se tashmė kanė pėrmbyllur tratativėn pėr tė marrė mbrojtėsin e Torinos, Anxhelo Ogbona. Sipas “Gazzetta Dello Sport”-it, 25-vjeēari i Torinos vlen 10 milionė euro dhe me futjen nė kėtė tratativė tė sulmuesit tė Kombėtares Italiane U-21, Imobile, kjo tratativė do tė pėrfundojė shumė shpejt.

    JOVETIĒ – Por, pėrtej dy tė parėve, mė i rėndėsishmi i listės tashmė duket se ėshtė ai, sulmuesi i Fiorentinės, Stefan Jovetiē. Malazezi duket se ėshtė edhe dėshira kryesore e Juventusit, teksa sipas asaj qė thotė eksperti i merkatos, Alfredo Pedula, ėshtė e mundur qė tė shtunėn tė ketė njė takim ndėrmjet Bepe Marotas dhe Fali Ramadanit, agjentit tė Jovetiēit. Gjithēka pritet tė ndodhė nė Komo. Argumenti sigurisht qė do tė jetė mundėsia e ardhjes sė sulmuesit malazez tek Juventusi. Dhe, klubi i Dela Vales mund tė nisė tratativė me Juventusin, parė faktin se i duhen paratė pėr tė blerė Mario Gomezin nga Bajerni. Njė tratativė qė s’do tė jetė e lehtė, aq mė tepėr qė nė skenė tashmė ėshtė futur edhe Roma.

    ROMA – Ndėrkohė, sipas asaj qė shkruan gazeta “Il Tempo”, gara pėr Jovetiē ėshtė pasuruar edhe me Romėn. Klubi kryeqytetas ėshtė futur nė garė ndjeshėm pėr tė marrė sulmuesin malazez, teksa, sipas shkrimit, oferta qė Sabatini i ka bėrė Fiorentinės ėshtė ajo prej 20 milionė eurosh, plus kartonat e Bertolaēit dhe tė Romanjolit. Tani pritet se ē’do tė thuhet nė takimin e sė shtunės, mes Marotas dhe Ramadanit.

  4. #44
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Skėnderbeu nė pritje tė Mario Morinės

    Javėn e ardhshme zhvillon gjyqin me Tiranėn. Nėse fiton ēėshtjen, ka gati njė biletė pėr nė Austri dhe njė kontratė pėr dy sezone.

    Leonard Trebicka

    Plot 8 ditė mė parė, Mario Morina, lojtari i Tiranės, do tė prezantohej nė Korēė si blerja e parė e merkatos sė verės pėr bardhekuqtė, por qė nė fakt, ndryshe nga ai prezantim, duket se Mario Morina do tė jetė vėrtet blerja e fundit e Skėnderbeut. Nuk ka mė dyshime, madje pa as mė tė voglėn mėdyshje, burime pranė klubit korēar bėjnė me dije se nė Champions dhe nė vazhdim, Morina do tė jetė pjesė e Skėnderbeut. Nė Austri, Josa e pret tė mbėrrijė pas disa ditėsh sulmuesin dhe me afrimin e tij, gjithēka do tė mund tė quhet e mbyllur pėrsa i pėrket merkatos sė verės. Zėrat e djeshėm nė Austri pranė ekipit, bėjnė me dije se Morina, ėshtė nė pritje tė vendimit qė do tė merret pėr ēėshtjen e tij dhe nuk ka mė ndėrmend pėr t’u kthyer tek Tirana, por do tė veshė fanelėn e kampionėve. Madje edhe presidenti Ardjan Takaj, pėrpara dy ditėsh ka deklaruar qė pėr afrimin e fundit ėshtė nė pritje dhe kjo sigurisht qė tė ēon tė mendosh qė edhe korēarėt janė nė pritje tė Morinės pėr tė pėrfunduar merkaton e verės.

    KONTRATA - Ndryshe nga afrimet e Likės dhe tė Sefės, tė cilėt janė lojtarė qė e kanė 100% tė sigurt qė do tė luajnė vetėm pėr Championsin, pėrsa i pėrket Morinės, gjithēka ėshtė ndryshe, pasi sulmuesi do tė qėndrojė edhe pėr sezonin e ardhshėm me Skėnderbeun dhe do tė jetė pėrforcim me vlera, pas largimit tė Sebino Plakut. Nga momenti qė ēėshtja “Morina” tė pėrfundojė, korēarėt e kanė gati edhe biletėn e avionit pėr t’u nisur menjėherė drejt Austrisė dhe pėr t’u ambientuar sa mė parė me ekipin e Skėnderbeut, pasi ditėt tashmė janė tė numėruara dhe vetė sulmuesi ėshtė paksa me vonesė nė pėrshtatjen me grupin.

    Sulmi - Pero Pejiē dhe Mario Morina do tė jetė sulmi i Championsit pėr Skėnderbeun dhe, edhe kjo tashmė e sigurtė, njė dyshe qė u fol shumė pėrpara disa ditėsh, u sfumua mė pas, por qė qysh dje gjithēka duket se ėshtė nė rrugėn e duhur dhe Morina do tė jetė padiskutim sėrish pjesė e Skėnderbeut me numrin “9”, numėr qė u prezantua edhe kur mbėrriti nė Korēė disa ditė mė parė. Madje nė ndeshjen e parė miqėsore tė para tre ditėve ndaj Terekut, Pejiē ka qenė i vetėm nė vijėn e parė tė sulmit, pasi alternativat kanė qenė tė pakta qė Josa tė zgjidhte lojtarin qė do tė dublojė kroatin. Morina ėshtė sulmuesi i duhur pėr Skėnderbeun dhe kryeqytetasi ėshtė njė “dashuri” edhe pėr vetė trajnerin Mirel Josa, pėr ato vlera qė ky lojtar shfaqi sidomos sezonin e kaluar te Tirana. Gjithsesi, duhet tė presim edhe disa ditė qė Morina tė nisė rrugėn e vet nga Rinasi nė drejtim tė Austrisė.

  5. #45
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Kastrioti gjen akordin me 7 titullarė

    Kastrioti do tė mbajė sezonin e ardhshėm disa nga lojtarėt mė tė rėndėsishėm qė kanė kontribuar me sukses vitet e fundit. Duke filluar qė nga krutanėt, Caca e Hoxha, qė luajnė nė mbrojtje, pėr tė vijuar edhe me Turdiun e Kalarin, por pa harruar edhe Shabėn e Hysėn, krutanėt nuk kanė ndėrmend tė lėshojnė asnjė prej tyre. Jashtė kėtij grupi nuk mund tė qėndrojė edhe tiranasi Erjon Xhafa, i cili luan nė qendėr tė mbrojtjes sė skuadrės krutane. Por, drejtuesit kanė vendosur tė afrojnė edhe disa futbollistė tė rinj qė i kanė aktivizuar edicionin e shkuar si portieri Hasani, Pengili, Goga apo Ndreu, lojtarė qė premtojnė shumė. Nė merkato krutanėt synojnė tė afrojnė disa lojtarė tė njohur nga ata qė janė aktivizuar nė Superiore sezonin e kaluar, ku spikasin emrat e Muēollarit dhe Alikajt nė mesfushė, tė cilėt kanė luajtur edhe dy sezone mė parė me krutanėt, kur kėta tė fundit shkuan deri nė gjysmėfinalen e Kupės sė Shqipėrisė, por zunė edhe vendin e pestė nė kampionat.

  6. #46
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Zeqiri nė Rumani, shumė pranė Dinamos sė Bukureshtit

    Mesfushori i Flamurtarit ka kaluar me sukses proven, duke marrė “Ok” e trajnerit dhe pritet shumė shpejt zyrtarizimi i marrėveshjes nė Rumani

    Arbi Laēi

    Hair Zeqiri ėshtė shumė pranė transferimit nė Rumani tek Dinamo e Bukureshtit. Mesfushori ka mbėrritur nė kryeqytetin rumun prej tė mėrkurės pėr t’u bashkuar me skuadrėn ku pritet tė luajė sezonin e ardhshėm. Ka nisur stėrvitjen pėr tė zhvilluar disa ditė provė me ekipin e Dinamos dhe i ka mjaftuar vetėm pak kohė pėr tė bindur trajnerin e skuadrės rumune, qė mė pas e ka konfirmuar njė fakt tė tillė edhe pėr mediat vendase. Kėto tė fundit i kanė dedikuar njė hapėsirė dhe vėmendje tė veēantė afrimit tė lojtarit shqiptar, duke e cilėsuar atė si mjaft tė talentuar dhe si pėrforcimin e duhur pėr skuadrėn e Dinamos. Burime pranė lojtarit kanė treguar se marrėveshja ėshtė afėr dhe se transferimi mund tė llogaritet si njė ēėshtje orėsh.

    Tratativa – Veē proves, tė cilėn Hair Zeqiri duket se po e kalon me sukses, mesfushori ka mundur tė gjejė gjuhėn e pėrbashkėt me drejtuesit e Dinamos sė Bukureshtit. Vlonjati 24-vjeēar ka kėrkuar 5 mijė euro nė muaj, shifėr tė cilėn drejtuesit e klubit rumun e kanė pranuar dhe janė shumė pranė marrėveshjes. Pėr t’u negociuar ėshtė kohėzgjatja e kontratės por fillimisht duhet pritur fjala e fundit e trajnerit qė drejton Dinamon dhe mė pas do tė pėrpilohen tė gjitha detajet.

    Situata – Zeqiri, pasi ka marrė njė ftesė nga skuadra e Bukureshtit, ka lėnė nė mes pushimet nė plazhin e Dhėrmiut, ku po qėndronte nėn shoqėrinė e Edgar Ēanit dhe Arbėr Abilaliajt, pėr t’u rikthyer nė shtėpi. Ka bėrė bagazhet gati dhe ka marrė mė pas avionin drejt Rumanisė. Nė dorė ka patur njė ofertė edhe nga rumunėt e Timishoarės por ka zgjedhur pa u menduar gjatė Dinamon e Bukureshtit. Tė mėrkurėn ėshtė prezantuar me ekipin ku dėshiron tė luajė dhe ka nisur me ta stėrvitjen. Zeqiri e ka tė thjeshtė tė largohet sėrish nga Shqipėria pasi me Flamurtarin i ka mbyllur tė gjitha detyrimet kontraktuale me fundin e sezonit. Nėse do tė arrijė tė mbyllė marrėveshjen me rumunėt e Dinamos, pėr 24-vjeēarin do tė jetė “aventura numėr 2” jashtė vendit. Mė parė ka luajtur nė Turqi pėr skuadrėn e Rizersporit, por pas njė viti u detyrua tė rikthehej pasi nuk rezultoi ashtu si Zeqiri do tė kishte dashur. Tani ai ka nė dorė njė mundėsi tė artė pėr tė luajtur nė skuadrėn ku janė aktivizuar mė parė Sulejman Demollari dhe Elis Bakaj.

  7. #47
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Gati tre pėrforcimet e para pėr skuadrėn e Dedes

    Enri Tafaji pritet tė mbyllė sot marrėveshjen dhe bashkė me tė, tė hėnėn, nė stėrivitje pėr Tiranėn do tė dalin Lapardhja e Ajazi.

    Tirana ka piketuar tre futbollistė me tė cilėt tratativat janė shumė pranė pėrfundimit me sukses. Enri Tafaji do tė rikthehet nė shtėpi ndėrkohė qė bashkė me tė, nė stėrvitjen e sė hėnės pritet tė bashkohen me Tiranėn edhe dy lojtarėt e talentuar nga Shkėndija e Tiranės, Algi Lapardhja dhe Spartak Ajazi.

    Enri Tafaji - Mesfushori Enri Tafaji, i cili ka debutuar qė nė moshėn 17-vjeēare me Tiranėn, ėshtė shumė pranė rikthimit. Pritet qė sot lojtari tė ketė edhe njė takim me drejtuesit e klubit bardheblu pėr tė zyrtarizuar ose jo bashkėpunimin pėr sezonin nė vijim. Tafaji ėshtė aktivizuar gjatė viteve tė fundit me Kamzėn nė Kategorinė e Parė dhe Superiore, Tomorin dhe Laēin nė Superiore si dhe gjysmėn e dytė tė sezonit tė kaluar e mbylli tek Partizani nė tė Parėn. Enri Tafaji ėshtė njė opsion i mirė pėr Tiranėn nė krahun e djathtė, aq mė tepėr qė ėshtė njė lojtar i fortė fizikisht dhe tashmė ka eksperiencėn e duhur pėr tė veshur fanelėn bardheblu.

    Algi Lapardhaja – Sulmuesi 19-vjeēar ka qenė golshėnues sezonin e kaluar tek Shkėndija e Tiranės. Disa ditė mė parė ishte shumė pranė firmės tek skuadra e Tomorit, por zgjodhi qė tė luajė me Tiranėn. Vetė trajneri Nevil Dede e ka ndjekur nė disa teste sulmuesin shtatlartė dhe e ka pėlqyer pėr vlerat qė ka.

    Spartak Ajazi - Sulmuesi shtatlartė 18-vjeēar, sezonin e shkuar ka shėnuar 16 gola me kampionėt pėr U-19, Shkėndinė e Tiranės. Ka qenė nė stėrvitje me skuadrėn e Laēit, por edhe ky, ashtu si Lapardhaja pėlqehet nga trajneri Nevil Dede, i cili e ka pikasur nė disa ndeshje sulmuesin 18-vjeēar.

  8. #48
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Azia, “Toka e Premtuar” e tre shqiptarėve

    Kampionati iranian dhe Kina, destinacioni i tre prej lojtarėve mė tė mirė tė Shqipėrisė

    Olsi Avdiaj

    Dikur, tė luaje nė Azi ishte fundi i botės dhe jashtė futbollit tė rėndėsishėm. Tani skuadrat nga ky kontinentet, falė parave dhe rritjes ekonomike tė vendeve po e kthejnė futbollin nga njė sport qė deri para pak kohėsh ishte amator, nė atė profesionist, me shumė vlera sportive dhe tė mirėpaguar. Nė kėtė continent, aktualisht luajnė tre shqiptarė, qė mesa duket kanė gjetur “Tokėn e Premtuar”. Bėhet fjalė pėr dy futbollistėt e Sepahanit, Ervin Bulku e Xhevahir Sukaj dhe Hamdi Salihi. Tė tre, tė mirėpaguar, nė njė kontinent qė pėr futboll nuk ka qenė shumė i shquar. Gjithsesi, tani Azia ėshtė kthyer nė qendėr tė futbollit.

    Hamdi Salihi - Sulmuesi shqiptar, ka braktisur skuadrėn amerikane tė MLS, DC United, pėr tė vazhduar karrierėn e tij nė kampionatin kinez, FC Jiangsu Sainty, nė fillim tė shkurtit. Sipas mediave amerikane dhe atyre kineze, nė atė kohė Hamdi Salihu ka lėnė klubin amerikan DC United pasi ka arritur marrėveshje me skuadrėn FC Jiangsu Sainty, e cila nė edicionin e kaluar pėrfundoi e dyta, me katėr pikė mė pak se kampionėt e Guangzhu. Salihi ka arritur marrėveshjen dhe ka nėnshkruar me skuadrėn kineze njė kontratė 1-vjeēare mė tė drejtė rinovimi edhe pėr njė sezon tjetėr. Sakaq, jozyrtarisht pėrflitet se shkodrani do tė pėrfitojė rreth 700 mijė dollarė neto nė sezon nga klubi kinez. Edhe pse pėrflitej se Salihi do kalonte tek ish-skuadra qė pati drejtuar Ari Han dhe Josip Kuzhe, Tianjin Teda, nuk ka ndodhur kėshtu. Nė shkurt tė 2012-ės Salihi ishte shumė pranė largimit drejt Kinės, por nė momentin e fundit ai “prishi” ose mė mirė i “dribloi” kinezėt pėr tė firmosur pėr amerikanėt e DC Junajtidit. Skuadra kineze e Ēangēun Jatait dha 450 mijė euro pėr kartonin e Salihit, nė kohėn kur ai ishte ende njė lojtar i Rapidit tė Vjenės, si dhe njė rrogė prej 1.3 milionė eurosh pėr 3 vjet kontratė. Marrėveshja u arrit dhe madje u konfirmua se nga Kina u transferuan edhe paratė nė arkėn e Rapidit, por duke pėrfituar nga fakti qė nė vendin aziatik merkatoja pėrfundonte mė 2 mars, Salihi nuk hodhi firmėn nė kontratė, duke pritur pėr oferta tė tjera. Nė fund erdhi oferta e DC Junajtidit dhe lojtari i refuzoi kinezėt, duke kaluar pėrfundimisht te kjo skuadėr. Githsesi, golashėnuesi i kuqezinjve ka vazhduar qė nė ditėn e parė tė tij tė shėnojė pa fund gola, madje qė nė muajin e parė arriti tė marrė edhe Superkupėn e Kinės, duke gjetur “Tokėn e Premtuar” nė Azi.

    Xhevahir Sukaj – Shkodrani ka mbyllur pėrfundimisht dhe nė tė gjitha detajet transferimin e tij nė radhėt e Sepahan tė Iranit, duke i dhėnė rrugėdalje tė ardhmes sė vet pėr 18 muajt e ardhshėm nė janar tė 2012-ės. Kėmbėngulja e trajnerit tė kėtij klubi iranian, kroati Zlatko Kranjēar, i ka bindur pėrfundimisht drejtuesit e Sepahan qė tė bien dakord pėr tė derdhur nė arkėn e Vllaznisė shumėn e 50 mijė eurove njė vit tė shkuar mė parė. Ekipi i Xhevahir Sukajt ėshtė pretendent pėr fitimin e “Champions League” tė Azisė. Sepahan ėshtė kampioni nė fuqi i kėtij vendi. Si klub ėshtė themeluar nė vitin 1953, ndėrsa ka njė stadium gjigant, prej 75 mijė vendesh. Nė “palmaresin” e Sepahan janė 3 tituj Kampioni tė Iranit, pėrkatėsisht nė sezonet 2002-2003, 2009-2010 dhe 2010-2011, por edhe katėr Kupa tė Iranit, nė edicionet 2003-2004, 2005-2006 dhe 2006-2007, 2012-20143. Ka fituar njė herė Champions League, atė tė Azisė, nė vitin 2007. Sukaj nė kėtė skuadėr ndihet “mbret” sepse Sepahani ėshtė njė nga ekipet pretendente pėr tė fituar trofe kombėtarė nė Iran dhe kontinentalė. Sukaj ėshtė njė nga futbollistėt mė tė mirė nė ekip dhe sulmuesi kryesor i skuadrės qė gjithmonė ka treguar vlerėn e tij nė njė ekip qė ka synime tė mėdha.

    Ervin Bulku – I fundit qė ka zbritur nė Azi ka qenė Ervin Bulku. Nė korrik tė vitit tė shkuar ai vendosi qė luajė me Sepahanin, duke e kthyer Iranin me statusin e “Tokės sė Premtuar” pėr futbollistėt shqiptarė. Pas Xhevahir Sukajt njė tjetėr lojtar i kombėtares shqiptare vendoste ta vijonte karrierėn nė kampionatin e vendit aziatik. Mesfushori Ervin Bulku, i cili ka nėnshkruar kontratė 1-vjeēare, me opsion rinovimin edhe njė vit tjetėr, me SepahanIN, aty ku sulmuesi shkodran, Sukaj, ka ngulur kėmbė prej janarit tė 2012. Bulku nėnshkroi me kampionėt e Iranit pas njė viti tė shpenzuar nė Azerbajxhan me Azalin, ku luajti 22 ndeshje dhe shėnoi 3 gola. Ervin Bulku ka ndėrruar 5 skuadra gjatė karrierės sė tij. Pasi u bė i njohur me bluzėn e Tiranės, nė vitin 2007 u transferua nė Ukrainė te Krivbas, ku luajti pėr tri sezone, pėr tė kaluar mė pas nė Kroaci tek Hajduku I Splitit. Pas eksperiencės sė shkurtėr nė Ballkan, tiranasi u angazhua njė vit me Azalin, pėr tė nėnshkruar sė fundmi me Sepahan. Skuadėr qė mė paK se dy muaj mė parė i dha edhe trofeun e radhės nė “palmaresin” e tij tė gjatė.

  9. #49
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Vlorė, Korēė, Durrės. Ja idetė pėr Zvicrėn

    Duket se ideja pėr tė luajtur nė Shkodėr ndeshjen me zviceranėt bie poshtė. Vlora, Korēa dhe Durrėsi, veē “Qemal Stafės”, alternativa serioze.

    Olsi Avdiaj

    Nė Tiranė, Durrės, Vlorė apo Korēė. Ende nuk dihet me saktėsi se ku do tė luhet ndeshja Shqipėri-Zvicėr. Udhėtimi i fundit i inspektorit tė UEFA-s pėr tė parė stadiumet shqiptare ka qenė i dobishėm. Gjithsesi, ai nuk e ka pėrmbushur deri nė fund misionin e tij. Mėsohet se pritej qė zyrtari i UEFA-s tė shihte edhe stadiumin Flamurtari nė Vlorė. Dhe jo mė kot por pėr ndeshjen zyrtare me Zvicrėn. Njė alternativė mund tė ishte edhe zhvillimi i ndeshjes nė kėtė qytet nė tetor dhe nėse impianti i plotėsonte kushtet nuk do tė ishte keq qė tė luhej nė qytetin e Pavarėsisė. Nga ana tjetėr duhet tė pranojmė se njė leje speciale ēon ndeshjen me Zvicrėn nė Korēė ose Vlorė. Nė institucionin e futbollit, kanė kohė qė mendojnė tė spostojnė ndeshjet e Kombėtares nė stadiumin “Skėnderbeu” apo nė Vlorė. Duke parė gjendjen e gjithė impianteve shqiptare, veē “Qemal Stafės”, ai “mbeti nė klasė” tė gjithė stadiumet e tjera, pėrsa i pėrket kushteve dhe cilėsisė sė tyre. I vetmi qė shpėtoi nga ky “provim” ishte impianti i Korēės, qė nuk ėshtė se “mbeti nė klasė” pėr shkak tė kushteve, por faktit se ėshtė shumė larg nga njė aeroport ndėrkombėtar. Nė kushtet kur Shqipėrisė i duhet njė stadium pėr tė luajtur nė tetor, nė FSHF kanė filluar tė mendojnė dhe e kanė kuptuar se Shkodra ėshtė njė opsion qė nuk bėhet. Nėse nuk ka investime, nė atė stadium nuk mund tė ketė ndeshje ndėrkombėtare.

    Dhe kėshilla e zyrtarit tė UEFA-s do tė vihet nė pėrdorim. Zyrtari nė fund tė raportit pėr stadiumet, duke parė gjendjen, miqėsisht ka kėshilluar sektorin e infrastrukturės qė tė kėrkojnė nė FIFA dhe UEFA njė leje speciale qė kuqezinjtė tė luajnė nė Korēė. Njė gjė e tillė zakonisht pranohet nga FIFA dhe nė kushtet e Shqipėrisė, ku nuk do tė ketė nė dispozicion stadiumin kombėtar “Qemal Stafa”, mund tė ndėrmarrė njė hap tė tillė. Kjo do tė thoshte qė pėr herė tė parė kuqezinjtė tė luanin njė ndeshje zyrtare nė Korēė. Kujtojmė qė skuadra jonė pėrfaqėsuese edhe mė parė ka luajtur nė stadiumin “Skėnderbeu”, por nė njė ndeshje miqėsore, atė me Maqedoninė, ndėrsa nė Vlorė nuk ka luajtur asnjėherė kėto vitet e fundit. Alternativa e fundit mbetet Durrėsi. Shumė pranė aeroportit dhe me pak investime mund tė ishte gati pėr tė pritur njė ndeshje ndėrkombėtare. Zakonisht nė kėtė stadium luhen ndeshjet e 21-vejēarėve dhe me pak sforco njė gjė e tillė mund tė arrihej.

    Distanca – Nuk ka mė 100 kilometra larg njė aeroporti. Rregullorja e re e ndeshjeve eliminatore ėshtė ndryshuar, duke favorizuar nė njėfarė mėnyre kushtet shqiptare. Nėse mė parė, stadiumi duhet tė ishte larg 100km nga aeroporti, tani rregullorja parashikon njė stadium 2 orė larg. Llogaria mė e thjeshtė tė ēon nė aeroportin e Selanikut, qė ėshtė rreth 2 orė e 30 minuta nga Korēa, por rezervė FSHF ka edhe njė plan tė dytė. Tuneli i Kėrrabės. Ky tunel ėshtė funksional dhe nė Elbasan mund tė jesh pėr 25 minuta. Kjo do tė thotė qė do tė shkurtohet rruga deri nė Korēė dhe Kombėtarja mike, nė ēdo rast, do tė ishte pėr 2 orė e gjysmė nė kėtė qytet, apo nė Pogradec. Ky mund tė ishte shpėtimi i Kombėtares, qė nėse mbyllet “Qemal Stafa” do ta ketė tė vėshtirė tė luajė nė njė stadium pėr tė qenė, sepse realisht “Loro Boriēi” nuk ėshtė se “tė lė me gojė hapur”. E njėjta situatė mund tė jetė edhe pėr Vlorėn, pasi tashmė ėshtė plotėsuar gjeografia e boshtit tė Jugut. Tė shohim se ēfarė do tė ndodhė. FSHF ka kėrkuar kohė mė parė “Loro Boriēin” pėr ndeshjen me Zvicrėn. Nėse nuk realizohet “Qemal Stafa”, Durrėsi, Korēa dhe Vlora janė njė opsion real pėr kuqezinjtė.

  10. #50
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Vajushi-CSKA, pothuaj zyrtare

    Liteksi ka pranuar qė japė katėr futbollistė pėr skuadrėn e madhe kryeqytetase dhe njėri prej tyre ėshtė shkodrani.

    Olsi Avdiaj

    Armando Vajushi, ėshtė njė hap CSKA-sė. Ndonėse “Sport Ekspres”, pohonte katėr ditė mė parė se CSKA-ja interesohej pėr shkodranin dje gjėrat janė bėrė serioze. Vetėm zyrtarizimi bėn qė Vajushi tė jetė lojtar i CSKA-sė sė Sofjes. Liteksi ka pranuar qė japė katėr futbollistė pėr skuadrėn e madhe kryeqytetase dhe njėri prej tyre ėshtė Armando Vajushi. Nėse kalon tek CSKA-ja, Vajushi do pasojė njė shqiptar tjetėr Altin Haxhin qė ėshtė aktivizuar me kėtė skuadėr vite mė parė. Para disa ditėsh tė gjitha mediet bullgare lakonin emrin e shkodranit pėr kalimin e tij nė kryeqytet me ekipin legjendar. Lojtari kėrkohet me ngulm nga CSKA-ja qė ėshtė ekipi mė i madh bullgar. Sipas asaj qė raportonin mediet vendėse “shkes” pėr kėtė kalim tė mundshėm tė Vajushit tek CSKA do tė ishte ish-trajneri i tij tek Liteksi, Hristo Stoiēkov. Ai e konsideron shqiptarin si njė nga talentet mė tė mira qė luajnė nė kampionatin bullgar dhe po ushtronte presion qė me ardhjen e tij nė kryeqytet tė afrohet Vajushi dhe disa talente tė tjera. Hristo Stoiēkov ka mbajtur njė qėndrim mė tepėr se pozitiv kundrejt lojtarit, duke e stimuluar atė. Lojtari i ri shqiptar mbėrriti te Liteksi nė merkaton dimėrore tė vitit 2011, me njė transaksion tipik pėr klubin nga Loveēi. Normale, pėr njė transfertė modeste tė paguar pėr njė tė ri tė panjohur, por lojtar tė talentuar. Vetėm 100 mijė euro mori klubi shqiptar i Vllaznisė sė Shkodrės, dhe qė duket se e ka justifikuar deri nė qindarkėn e fundit.


 
Page 5 of 29 FirstFirst ... 3456715 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread