Join Today







Page 7 of 29 FirstFirst ... 5678917 ... LastLast
Results 61 to 70 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Skėnderbeu pėrgatit “murin” nė Kazakistan Trajneri i Skėnderbeut, Mirel Josa, ka preferuar ta shpėrqe-ndrojė kundėrshtarin gjatė stėrvitjes sė djeshme. Pasi

  1. #61
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Skėnderbeu pėrgatit “murin” nė Kazakistan

    Trajneri i Skėnderbeut, Mirel Josa, ka preferuar ta shpėrqe-ndrojė kundėrshtarin gjatė stėrvitjes sė djeshme. Pasi mbėrritėn nė orėn 02:50 nė Kazakistan (06:50 sipas orės lokale), lojtarėt u qetėsuan, ndėrkohė qė disa orė mė pas kryen edhe seancėn stėrvitore. Nė fakt, kreu i pankinės sė korēarėve provoi njė skemė sulmuese, duke aktivizuar dyshen Morina-Pejiē dhe me njė mesfushė nė formė rombi, tė pėrbėrė nga Lilaj, Shkėmbi, Orelesi dhe Sefa. Gjithsesi, sipas tė gjitha gjasave, formacioni do tė jetė ndryshe. Josa do i besojė tė njėjtės skemė, qė funksionoi edhe nė Baku kundėr Neftēit, ajo 4-1-4-1, me njė mesfushė tepėr kompakte dhe me kroatin tė vetėm nė sulm. Kėshtu, nga Shehi nė portė dhe para tij katėrshja e mbrojtjes, e pėrbėrė nga Ademir, Radas dhe Gvozdenoviē nė qendėr dhe Arapi nė tė majtė. Nė mesin e fushės do tė luajė si regjisor Shkėmbi me Orelesin dhe Lilajn qė do tė jenė dy krahėt e tij, pėr t’ia lehtėsuar punėn kapitenit tė Skėnderbeut, duke i krijuar sa mė shumė hapėsirė nė qendėr tė mesfushės. Do tė jetė pikėrisht ai lojtari qė do “ndėrtojė” ēdo aksion dhe qetėsojė lojėn e skuadrės. Nė krahun e djathtė do tė jetė me siguri Tomiē, qė do tė mbushė vendin e lėnė bosh nga Gilman Lika, ndėrsa nė tė majtė sigurisht i rikuperuari Jetmir Sefa, por me Abazin gati pėr tė shpėrthyer nga stoli. Tė dy kėta futbollistė do tė kenė disi detyra mė mbrojtėse se nė ndeshjen e Korēės kundėr Neftēit dhe, me shumė mundėsi, do tė jetė sėrish Tomiē ai qė do tė ketė detyrėn qė tė ndihmojė mė shumė Pejiēin, qė do tė lihet sėrish i vetėm nė sulm. Pra, njė tjetėr “mur” i krijuar nga trajneri Mirel Josa, i cili do mundohet tė evitojė sa mė shumė shanset pėr tė pėsuar gol dhe tė shpresojė se do arrijnė tė jenė tė saktė nė rastet qė do krijojnė, pavarėsisht se me forca tė pakta nė sulm.
    Josa – “Do tė kemi njė duel me njė kundėrshtar tė vėshtirė si Shakhteri. Njė lajm i mirė pėr ne ėshtė se tė gjithė lojtarėt janė tė gatshėm pėr tė luajtur. Kjo ėshtė pozitive pėr ne, pasi kazakistanasit kanė njė skuadėr qė pėrbėhet nga lojtarė shumė tė fortė fizikisht. Mendoj se ashtu si ne, Shakhteri ka luajtur mė mirė nė mbrojtje nė dy ndeshjet e para. Ne jemi tė vetėdijshėm se na pret njė ndeshje e vėshtirė, por do pėrpiqemi tė marrim mė tė mirėn. Duam tė arrijmė njė rezultat pozitiv, i cili do tė na jepte shpresė pėr njė kualifikim tė mundshėm”, – ėshtė shprehur fillimisht trajneri i Skėnderbeut para gazetarėve kazakistanas. Tradita – Nė fund, njė nga gazetarėt vendės i bėri njė pyetje tė veēantė trajnerit tė Skėnderbeut. “Tradita e Shakhterit ėshtė qė klubi ther njė dele para njė ndeshjeje tė vėshtirė, po ju a keni ndonjė tė tillė”, – iu drejtua gazetari Josės. Ndėrsa ky i fundit dha kėtė pėrgjigje: “Nuk i paragjykoj kazakistanasit, por nuk mė interesojnė kėto tradita tė klubit tuaj. Nė futboll kjo nuk ka shumė rėndėsi. Ne shikojmė gjendjen e lojtarėve, bėjmė taktikat dhe studiojmė kundėrshtarin. Kjo na intereson mė shumė dhe nė fakt mendoj se nuk do na mundni dot”.

  2. #62
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Kukėsi do pasaportė shqiptare pėr kosovarėt

    Kėrkesat pėr marrjen e shtetėsisė dhe pasaportės shqiptare pėr futbollistėt Ylli Hoxha dhe Besar Musolli kanė mbėrritur dje nė zyrat e Presidencės shqiptare. Klubi kuksian, duke mos qenė i sigurt nė dhėnien e vizave pėr dy kosovarėt nga Ambasada ukrainase, pėr faktin se ky shtet nuk e njeh Kosovėn e pavarur, ka pėrshpejtuar pėr aplikimin te Presidenti i Shqipėrisė, z.Bujar Nishani, pėr dhėnien e nėnshtetėsisė. Drejtuesit e klubit verilindor kanė falėnderuar gatishmėrinė e kabinetit tė Presidencės pėr pranimin e kėrkesės dhe pritet qė, nė ditėt nė vijim, tė dy futbollistėt tė disponojnė pasaportėn shqiptare. Motivimi pėr pasaportė shqiptare ėshtė bėrė edhe pėr faktin qė, jo vetėm Ukraina, por edhe shtete tė tjera kanė sjellė probleme pėr lėvizjen e lojtarėve kosovarė. Serbia, Estonia, Bosnjė-Hercegovina dhe tani nė fund Ukraina, janė shtetet ku Hoxha dhe Musolli nuk mund tė hyjnė pa vizė. Nė kėto kushte, pėr tė mos pasur probleme, klubi ka kėrkuar pajisjen e tyre me pasaportė shqiptare. Klubi ka argumentuar rėndėsinė qė ka dhėnia e nėnshtetėsisė pėr dy lojtarėt kosovarė, edhe me faktin se ata do tė jenė nė vijimėsi pjesė e klubit kuksian, pse jo, njė ditė dhe e Kombėtares shqiptare.

  3. #63
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Juventusi e nis me “malore” Serinė A

    Ėshtė zbardhur dje kalendari i kampionatit italian, i cili starton mė datė 24 gusht dhe do ta mbyllė siparin mė 18 maj 2014. Nė ceremoninė e shortit, e cila ėshtė zhvilluar pranė ambienteve tė Federatės Italiane tė futbollit, tė pranishėm kanė qenė krerėt e lartė tė klubeve. Nga shorti i hedhur dje, sigurisht skuadra mė pak e lumtur ėshtė Juventusi. Rrugėtimi i kampionėve tė Italisė starton nė malore. Ekipi, i cili drejtohet nga Antonio Konte, nė javėn e parė tė kampionatit do tė pėrballet nė transfertė me ekipin e Sampdorias. Mė pas, bardhezinjtė do tė kenė pėrballė Lacion, Interin, derbin me Torinon, Milanin dhe Fiorentinėn brenda 8 javėve tė para. Ndėrsa vėshtirėsia pėr Milanin do tė fillojė nė javėn e katėrt tė kampionatit, ku kuqezinjtė do tė gjejnė nė rrugėn e tyre nėnkampionėt e Napolit tė Rafa Benitez

  4. #64
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Bekim Bala shėnon, thyen Plakun nė Poloni

    Bekim Bala ia ka dalė mbanė tė fitojė duelin me Sebino Plakun nė kampionatin polak, madje duke shėnuar edhe gol. Sulmuesi shkodran hyri nė fushėn e lojės nė minutėn e 46-tė dhe i mjaftuan mė pak se shtatė minuta pėr tė gjetur rrugėn e rrjetės, duke shėnuar kėshtu golin e dytė nė dy ndeshje kampionat. Ishte pikėrisht goli i Balės, ai qė vulosi fitoren 3-2 tė Jagelonias nė transfertė, pėrballė Slaskut tė Stanislav Levit. Gjithsesi, nė fushėn e lojės nuk pati njė dyluftim mes futbollistėve shqiptarė, pasi Plaku qė e nisi si titullar, u zėvendėsua nė pėrfundim tė pjesės sė parė, pikėrisht atėherė kur u fut edhe nė lojė bashkatdhetari i tij. Bekimi e parandjeu se do tė ishte protagonist nė kėtė pėrballje dhe pėr “Panorama Sport” tregon batutat, para dhe pas ndeshjes me mikun e tij: “Para se tė fillonte takimi, disa gazetarė polakė mė pyetėn nėse do e ndėrroja fanellėn me Plakun pas ndeshjes. U thashė se do e bėja, por edhe se do e fitoj ndeshjen. Doli ashtu siē e prisja, madje duke shėnuar edhe gol”, – deklaroi shkodrani. “Jam shumė i lumtur pėr mėnyrėn se si e kam filluar aventurėn nė Poloni me Jagelonian. Kam luajtur pak minuta nė dy ndeshjet e para tė kampionatit, por kam shėnuar dy herė. Duket se kėshtu tė shijojnė mė tepėr golat”, – shtoi ai. Sa i pėrket takimit me sulmuesin shqiptar tė Slaskut, tha: “E takova pas ndeshjes dhe, duke qeshur i thashė qė tė mos mėrzitej, pasi ka mjaft ndeshje tė tjera. Nė fakt, unė gjithmonė kam pasur fat kur jam pėrballur kundėr tij, ose mbi tė gjitha ndaj trajnerit Stanislav Levi. I kam shėnuar Skėnderbeut kur luaja me Tiranėn, edhe nė Kupėn e Shqipėrisė, edhe nė Superkupė”. Edhe pse ėshtė huazuar pėr njė sezon nga Sparta e Pragės te Jagelonia, 22-vjeēari duket se do arrijė tė bėjė diferencėn nė Poloni dhe tė “reklamojė” shkėlqyeshėm potencialin qė zotėron. Goli i djeshėm ishte spektakolar, duke konfirmuar se ai ėshtė gati tė bėjė hapa mė tė mėdhenj. Pas njė kundėrsulmi tė shpejtė, Bala e kaloi topin me parabolė, duke e ēuar avantazhin e skuadrės sė tij nė 0-3, para se Slasku tė ngushtonte diferencėn nė 2-3, por pa mundur qė tė evitojė humbjen nė shtėpi. Ndėrkohė qė shkodrani ka shėnuar dy gola nė 60 minuta aktivizim gjithsej nė kampionat, Plaku ka arritur tė shėnojė njė gol mjaft tė rėndėsishėm nė Ligėn e Europės me skuadrėn e tij.

    Memushaj te Kapri, Ēani shėnon gol
    Skuadra e Kaprit do ketė njė dyshe shqiptare nė organikėn e saj. Pasi huazuan Edgar Ēanin nga Katania, dje ėshtė konfirmuar edhe marrėveshja me Ledian Memushajn, i cili rikthehet te skuadra qė ėshtė aktivizuar disa sezone mė parė. Madje, mesfushori qė ėshtė aktivizuar edhe me Kombėtaren kuqezi, ka qenė i pranishėm nė miqėsoren e djeshme kundėr Komos, tė cilėn Kapri e fitoi me rezultatin 2-0, ku njė prej golave e realizoi bomberi shtatlartė Ēani.
    Shkėlqen Hyka – Mesfushori i Luzernit ka qenė njė nga lojtarėt mė tė mirė nė fushėn e lojės pėr skuadrėn e tij, nė fitoren 3-2 kundėr Zyrihut. Ai dhuroi dy asiste pėr shokėt e ekipit, ndėrkohė qė u aktivizua pėr 90 minuta para se tė zėvendėsohej nė kohėn shtesė, duke merituar edhe duartrokitjet e gjata tė tifozerisė vendėse.

  5. #65
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Nėntė orė udhėtim pėr nė Kazakistan, sfiliten korēarėt

    Skėnderbeu mbėrriti nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm nė kryeqytetin kazak, pas njė udhėtimi jo tė kėndshėm. Lojtarėt dhe stafi teknik, pėrpos 9 orėve udhėtim, janė bezdisur jo pak, pasi kanė pritur shumė nė Aeroportin e Astanės. Vizat hyrėse do tė merreshin sapo ekipi tė shkelte nė aeroportin e kryeqytetit kazak dhe procedurat burokratike kanė bėrė qė lojtarėve t’u humbasė durimi, nisur edhe nga lodhja qė kishin prej udhėtimit. Skuadra ka mbėrritur nė tė gdhirė nė Kazakistan, duke iu referuar kėtu orarit zyrtar tė kėtij shteti, qė ėshtė 4 orė para Shqipėrisė.
    Nisja – Ekipi korēar ka lėnė rezidencėn nė Durrės dje rreth orės 13:00, pėr tė udhėtuar mė pas me avion nė 14:00 nga aeroporti “Nėnė Tereza”. Nė kėtė udhėtim skuadra ka vendosur tė ndahet nė dy pjesė. Kapiteni Shkėmbi dhe mbrojtėsi Bici, bashkė me drejtuesit e klubit, qė kryesojnė delegacionin drejt Kazakistanit, janė nisur fillimisht drejt Turqisė dhe, pasi kanė ndaluar nė Stamboll, kanė udhėtuar pas disa orėsh drejt Kazakistanit. Nga ana tjetėr, lojtarėt e tjerė dhe stafi teknik kanė udhėtuar fillimisht nga Tirana drejt Vjenės. Drejtuesit dhe dy futbollistėt Shkėmbi e Bici mbėrritėn mė shpejt nė Kazakistan. Nga sa mėsohet, kjo ndarje ėshtė bėrė pikėrisht pėr faktin se fluturimi i vetėm drejt Kazakistanit nga Vjena nuk kishte vende tė lira pėr tė gjithė ekipin.

  6. #66
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Kukėsi pritet si hero, Gjici: Kualifikohemi sėrish

    Kukėsi ėshtė kthyer dje nė Shqipėri, teksa nė Aeroportin e Rinasit lojtarėt janė pritur si heronj nga dhjetėra tifozė. Trajneri Cungu, drejtori teknik Starova dhe protagonistėt e kualifikimit historik janė ngritur peshė nė hyrje tė aeroportit “Nėnė Tereza”. Ndėrkohė, presidenti Safet Gjici nuk ndalet teksa kėrkon nga skuadra tė bėjė gjithēka pėr tė kaluar edhe turin e tretė. “Kjo ėshtė njė arritje e madhe qė na gėzon tė gjithėve. Kukėsi gjunjėzoi Sarajevon e madhe tė futbollit boshnjak e atij jugosllav. Kori gjigant i tifozerisė sė zjarrtė heshti pėrpara pak tifozėve kuksianė qė kishin udhėtuar pėr tė na ndjekur. Kėtė heshtje e diktoi ekipi, stafi dhe tė gjithė ata qė punojnė me klubin e Kukėsit, ku nuk ka fjalė, por punė. Megjithėse gėzimi dhe arritja ėshtė e paparė, pėr mua qė nga sot festimet marrin fund. Euforia hidhet poshtė dhe nisim punėn pėr objektivin e radhės. Pa dyshim, synimi ynė ėshtė kualifikimi i radhės. Nuk ka alternativė tjetėr veē kualifikimit. Kemi ndeshjen e parė nė Tiranė dhe e gjithė vėmendja duhet tė pėrqendrohet te takimi. Punėt bėhen me radhė dhe tani kemi pėrballė Metalurgun. Ne duhet tė stėrvitemi pėr ta eliminuar atė. Ėshtė objektiv madhor dhe unė jam mėsuar qė me punė e kėmbėngulje t’i arrij objektivat. Festa pėr lojtarėt dhe ekipin ka mbaruar. Tė festojnė tifozėt, ne do vijojmė punėn pėr t’i kėnaqur ata. Korrektėsia nga ana ime do jetė maksimale pėr rrogat, premiot, shpėrblimet, por dhe ndėshkimet pėr ata qė nuk pėrmbushin kėrkesat dhe pikat e kontratės. Tė gjitha premiot qė i kam premtuar i kam dhėnė, dhe kėshtu do vijojmė edhe nė tė ardhmen. Atė qė e kam premtuar do ta mbaj edhe pėr kalimin e turit tė dytė”, ėshtė shprehur dje kreu i klubit kuksian, i cili premtoi 100 mijė euro premio nė rast kualifikimi.

  7. #67
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Dortmund-Bajern, “luftė” pėr Superkupėn e Gjermanisė

    Nė stadiumin “Sinjal-Iduna-Park” do zhvillohet klasikja e parė mes dy gjigantėve tė Gjermanisė, Bajernit dhe Dortmundit. Sot nė orėn 20:30 nė kėtė stadium do zhvillohet Superkupa, ku nga njėra anė Borusia kėrkon hakmarrje, ndėrsa Pep Guardiola kėrkon trofeun e parė me bavarezėt. Ndeshja do transmetohet nė 195 vend tė botės.
    Dortmundi – Borusia, pas dy humbjeve do zhvillojė Superkupėn e tretė radhazi. “Dortmundi im ėshtė kthyer nė njė tank. Pas dy humbjeve radhazi, do jetė e treta, e vėrteta. Personalisht jam pak supersticioz dhe besoj shumė te fitorja. Luajmė nė shtėpi para 80 mijė tifozėve dhe kemi shanse reale pėr t’i ndėshkuar”, tha trajneri Klop.
    Bajerni – Ekipi bavarez kėrkon trofeun e pestė tė Superkupės (1987, 1990, 2010, 2012), kurse Pep Guardiola tė parin. “Unė dua tė fitoj ēdo ndeshje. Edhe pse do mungojnė Riberi dhe Nojer, pres qė lojtarėt e mi tė dalin fitues nga ky stadium gjigant”, tha Pep Guardiola.

  8. #68
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Rinovim pėr Josėn dhe mbi 200 mijė euro premio

    Presidenti i Skėnderbeut, Ardian Takaj, ka konfirmuar dje se trajnerit Mirel Josa do t’i ofrohet rinovimi i kontratės edhe pėr sezonin e ardhshėm. Nga ana tjetėr, kreu i klubit korēar ka premtuar se do tė ketė njė superpremio nė rast tė kualifikimit kundėr Shakhter Karagandit. “Josa nuk ka qenė ndonjėherė nė dyshim edhe para kėtij suksesi. Tė paktėn pėr mua jo. Unė e kam konfirmuar qė mė parė, Josa do tė jetė nė krye tė Skėnderbeut edhe pėr shumė kohė”, ka thėnė fillimisht Takaj pėr trajnerin. I pyetur pėr njė premio tjetėr nė rast kualifikimi, ai sqaroi: “Sigurisht qė premio do tė ketė dhe do tė jetė mė e madhe, pasi edhe shpėrblimet variojnė nga rėndėsia e ndeshjeve. Pėr momentin nuk do ta bėj tė ditur vlerėn, por do ta bėj tė ditur kur tė vijė momenti i duhur. Mund tė them vetėm se premioja pėr kalimin nė turin e katėrt do tė jetė akoma mė e madhe sesa dyfishi i premios qė u caktua nė ndeshjen kundėr Neftēit”.

  9. #69
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Kukėsin e pret “ferri”, Cungu: Besoj te kualifikimi

    Pasi kanė kaluar njė raund, kėtė herė Kukėsi ėshtė shumė pranė edhe njė “bilete” tjetėr nė Ligėn e Europės. Dje udhėtuan drejt Bosnjės, ku do mundohen tė ruajnė fitoren 3-2 nė takimin e parės. Veriorėt zhvilluan dje seancėn e fundit stėrvitore pėrpara ndeshjes sė kthimit. Futbollistėt kanė pushuar pėr disa orė gjatė pasdites dhe nė 20:15 kanė zbritur nė fushėn e stadiumit “Asim Ferhatoviē”, impiant ku do tė luhet takimi i sotėm. Sfida do tė zhvillohet sot, nė orėn 21:00, nė Sarajevė. Trajneri Armando Cungu u ka kushtuar mė shumė rėndėsi ushtrimeve tė lehta dhe ka aplikuar disa skema loje. Stėrvitja ka zgjatur pėr rreth 60 minuta dhe gjithēka ka shkuar mė sė miri.
    Cungu
    Pėr kėtė sfidė, nė njė prononcim pėr gazetėn, trajneri thotė se sot ekipi del nė fushė pėr t’u kualifikuar. “Ėshtė pa dyshim sfida mė e vėshtirė, por me mė shumė vlera pėr Kukėsin dhe mua si trajner. Luajmė nė njė fushė tė nxehtė, por jo tė pakalueshme. Ne po lėmė gjurmė tė reja nė historinė e futbollit shqiptar pas Flamurtarit prestigjioz tė fundviteve `80. Ne shkojmė atje pėr tė pėrfaqėsuar bluzat dhe flamurin tonė, por mė shumė se kaq, futbollin dhe flamurin shqiptar”, shprehet tekniku i kuksianėve. Ndiheni nėn presion? “E dimė qė jemi nė qendėr tė vėmendjes pėr atė se ēfarė do tė arrijmė, prandaj pėrgjegjėsia ėshtė e madhe. I ftoj ngado qė janė shqiptarėt dhe tifozėt tanė, qė kėtė herė tė jenė mė shumė se kurrė nė mbėshtetje tė Kukėsit. Kuraja e tyre ėshtė forca jonė”. Ndėr tė tjera, Cungu bėn tė ditur se skuadra e tij nuk do tė luajė nė mbrojtje: “Ne e dimė se ata duan fitoren patjetėr dhe me kėtė synim hyjnė nė fushė. Por, nga ana tjetėr, edhe ne kemi synimet tona. Nuk shkojmė vetėm pėr t’u rreshtuar nė portė dhe mbrojtje. Nėse do tė ndodhte kėshtu, kjo do tė ishte ndėshkuese pėr ne. Thuajse ēdo fitore i kualifikon ata, prandaj ne synojmė qė edhe tė shėnojmė e tė zhbllokojmė situatėn. Kjo situatė zhbllokohet me njė disiplinė profesionale dhe lojė tė rregullt. Ne ia kemi bėrė hyzmetin kėsaj ndeshjeje me stėrvitje shumė serioze dhe me njė pėrgatitje tė fortė psikologjike e tekniko-taktike”. Nė lidhje me formacionin, trajneri sqaron se ai do tė jetė thuajse i njėjtė si nė takimin e parė. “Formacioni ėshtė thuajse ai qė ka qenė nė ndeshjen e parė, me pėrjashtim tė Hallaēit qė rikthehet pas mungesės pėr arsye shėndetėsore nė ndeshjen e kaluar. Po ashtu, do hyjė nė rrjedhė normale sektori i mbrojtjes, ndėrkohė qė Karabeci do jetė lojtari qė do tė zėvendėsojė Musollin. Mungesa e Hallaēit dhe Musollit nė takimin e kaluar solli jo pak problem pėr ne, derisa lojtarėt u mėsuan me pozicionet e reja”, pėrfundon prononcimin e tij tekniku i skuadrės kuksiane

  10. #70
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    UEFA toleron Skėnderbeun, luhet nė “Qemal Stafa” ndaj Shakterit
    Ndeshja e kthimit Skėnderbeu-Shakter Karagandi do tė luhet mė 6 gusht, nė stadiumin “Qemal Stafa”. Kalimi nė turin e tretė tė Ligės sė Kampioneve bėn qė kėrkesat e UEFA-s tė rriten pėr stadiumet ku zhvillohen ndeshje tė kėtij kompeticioni. Impianti i Skėnderbeut nė Korēė nuk i plotėson kriteret, kėshtu qė kampionėt e Shqipėrisė janė tė detyruar tė luajnė nė Tiranė. “Regjistrimi ėshtė bėrė qė para fillimit tė ndeshjeve tė turit tė dytė. Asnjė stadium nė Shqipėri nuk plotėson kriteret e UEFA-s, si pėr turin e tretė nė Ligėn e Kampioneve, ashtu edhe nė Ligėn e Europės. Edhe “Qemal Stafa” nuk i plotėson kėto kritere, por nė kėtė rast UEFA ka bėrė njė tolerim, duke qenė se Shqipėria nuk ka stadium tjetėr. Nėse Skėnderbeu apo Kukėsi e kalojnė edhe turin e tretė, atėherė nė fazėn ‘play-off’ nuk bėhet fjalė qė takimet tė luhen nė Shqipėri”,- tregojnė burime zyrtare nė FSHF. Ndėrkohė, arsyet qė pengojnė Skėnderbeun pėr tė luajtur nė Korēė, janė sė pari stolat, teksa duhen 4500 vende tė ulura, ndėrkohė qė aktualisht janė vetėm 3 mijė. Mirėpo, pėrtej kėtij kushti, licencimi nga UEFA kėrkon edhe vendosjen e tė paktėn 5 tualeteve pėr ēdo tribunė nė stadium, si dhe 20 dhoma pėr gazetarėt. Mėsohet se janė tė paktėn 17 kritere qė mungojnė. As “Qemal Stafa” nuk arrin t’i plotėsojė kėto kritere, ndėrsa disa herė ėshtė toleruar nga UEFA pėr ndeshjet ndėrkombėtare.


 
Page 7 of 29 FirstFirst ... 5678917 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread