Join Today






Page 8 of 29 FirstFirst ... 67891018 ... LastLast
Results 71 to 80 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Josa: Kazakėt tė fortė, por ne nuk ndalemi me kaq Trajneri i Skėnderbeut, Mirel Josa, e ka kaluar pa gjumė

  1. #71
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Josa: Kazakėt tė fortė, por ne nuk ndalemi me kaq

    Trajneri i Skėnderbeut, Mirel Josa, e ka kaluar pa gjumė natėn pas takimit kundėr Neftēit. Ndoshta ėshtė mė mirė tė shijosh ndeshjen e fituar dhe triumfin e arritur, sesa tė ėndėrrosh nė gjumė. Kėshtu mendon edhe trajneri. “Ndonjėherė ėshtė mė mirė tė rish zgjuar pas njė fitoreje kaq tė madhe apo edhe pas njė humbjeje. Prandaj dhe unė zgjodha tė qėndroja i zgjuar”,– theksoi Josa. Ai flet pėr ndeshjen e radhės kundėr Shakterit dhe ambicieve tė skuadrės. “Normalisht qė ne si staf do tė fillojmė tė mendojmė pėr kundėrshtarin e radhės, pasi koha ėshtė shumė e shkurtėr dhe nuk premton pėr tė qenė tė qetė. Kemi pėrpara disa gjėra tė tjera, tė cilat duhet t’i sjellim nė normalitet. Mua mė intereson qė ekipi tė ketė qetėsi gjatė kėtyre ditėve qė do tė qėndrojmė kėtu. Ne do tė pėrgatitemi nė maksimum pėr ndeshjen kundėr Shakterit. Ky ekip ka eliminuar Bate Borisovin, qė ka bėrė shumė surpriza nė Champions. Pres njė ndeshje shumė mė tė vėshtirė”,- ėshtė shprehur trajneri i Skėnderbeut.

  2. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  3. #72
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    De Biazi zbulon: Etrit Berishėn e do Fiorentina

    Trajneri i Kombėtares shqiptare, Xhani de Biazi, e ka lavdėruar shumė portierin kosovar Etrit Berisha, por ka shtuar se futbollisti i Kalmarit nuk kėrkohet nga Lacio, por nga njė klub tjetėr italian. “Bėhet fjalė pėr njė portier me tė ardhme tė madhe. Ėshtė i gjatė 195 cm, mjaft i mirė nė portė dhe ka besim tė madh. Ndėr tė tjera, ka njė shpejtėsi tė jashtėzakonshme dhe mund tė luante mirė nė njė ambient tė nxehtė si ai i Romės. Nė Kalmar, ai i gjuan penalltitė, kjo sepse ka saktėsi kur luan me topin”, deklaroi trajneri italian pėr “Radio Sei”. “Nga viti 2012 ėshtė titullar nė Kombėtare, luan gjithmonė para Ujkanit. Tare mė dėrgon mesazhe pas ndeshjeve dhe e di se ka ardhur pėr ta parė. Por, nuk e di nėse dėshiron ta sjellė nė Lacio, mund tė ndodhė gjithēka. Por, e di qė njė tjetėr skuadėr italiane ėshtė duke e ndjekur dhe ajo nuk ėshtė Lacio. Mund tė jetė Fiorentina”,- vazhdoi De Biazi.

  4. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  5. #73
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Tirana-Besa mbyllet mes grushteve

    Miqėsorja Tirana-Besa mbyllet me sherr dhe grushte. Takimi u mbyll 5 minuta para fundit, pėr shkak tė konfrontimeve mes lojtarėve nė fushė dhe mėsymjes sė tifozėve. Gjithēka nisi nė tė 83-ėn minutė, teksa njė dyluftim mes Hoxhallarit dhe Ditės bėri qė ky i fundit t’i vėrsulej mbrojtėsit tė Tiranės, me pretendimin se futbollisti i ndėrhyri keq. Karton tė kuq pėr tė dy, por askush nuk del nga fusha, pasi nė atė ēast nis njė tjetėr sherr, kėtė herė mes Bathės dhe Sinės. Disa fjalė mė shumė tė futbollistit kavajas e acaruan mbrojtėsin e bardhebluve dhe mė pas filluan tė debatonin ashpėr dhe duke nxitur njė sherr masiv, kur ndėrhynė edhe tifozėt.

  6. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  7. #74
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Bajerni rikonfirmohet, tjetėr leksion Barēės

    Hera e fundit qė rrugėt e Bajernit dhe Barcelonės u kryqėzuan ishte 3 muaj mė parė, kur gjermanėt i dhanė njė leksion 7-0 nė dy gjysmėfinalet e Champions-it. Nė Mynih, nė duelin e luksit pėr trofeun “Uli Hėnes”, dėmet pėr skuadrėn e rezervave katalanase, edhe pse numrin 10 e kishin nė fushė (Mesin), janė mė tė vogla dhe humbasin 2-0. Nė realitet ėshtė Bajerni i Pep Guardiolės qė mori kontrollin e ndeshjes deri nė vėrshėllimėn finale, duke bombarduar portėn e Pintos, i cili ėshtė me fat qė nė fund pėsoi vetėm dy herė. Nė minutėn e 14-tė, pas tentativave tė Krosit, Alabės e Riberisė torturues nė tė majtė, ėshtė kapiteni qė shėnon: njė krosim i francezit nga e majta gjen kokėn e lojtarit mė shtatshkurtėr nė fushė, i cili e dėrgon topin pas shpinės sė Pintos. Pėr tė ardhur tek 2-0 duhet pritur minuta e 87-tė: Kontento kroson nga e majta dhe nė qendėr gjen devijimin e Manxukiēit tė futur nė pjesėn e dytė. Rezultati i trofeut “Uli Hėnes” nuk ndryshon mė, ashtu siē nuk ndryshojnė edhe pritshmėritė, qė edhe kėtė sezon Bajerni pritet tė jetė skuadra pėr t’u mundur…

  8. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  9. #75
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Skėnderbe magjik, bėn mrekullinė nė Champions

    Historike, korēarėt kualifikohen pas fitores nė shtesė.

    Njė gol i Orelesit thyen Neftēin, bardhekuqtė nė delir.

    Super-Skėnderbeu bėn mrekullinė ndaj Neftēit dhe e shikon veten nė turin e tretė paraeliminator tė Ligės sė Kampioneve. Korēarėt kanė arritur dje njė fitore historike, 1-0, nė njė ndeshje ankthi ku u desh edhe koha shtesė dy herė nga 15 minuta. Goli i nigerianit Nuredin Orelesi nė minutėn e 116-tė do tė mbahet mend gjatė nga tifozėt e Skėnderbeut, tė cilėt mes emocioneve tė shumta kanė festuar suksesin e merituar tė skuadrės sė tyre. Pas 90 minutave nė shifrat e bardha 0-0 dhe kartonit tė kuq tė marrė nga mbrojtėsi i azerėve Mitreski, pėr kampionėt shqiptarė gjithēka u bė mė e lehtė. Porta e azerbajxhanasve ka vuajtur pa fund mbrėmjen e djeshme, derisa kėmba e nigerianit nderoi Skėnderbeun. Raste tė humbura, shtylla, por jo vetėm, nė njė sfidė ku shpeshherė edhe fati nuk ishte me korēarėt. Sulmuesi Pero Pejiē mbajti nė ankth njė stadium tė tėrė, duke humbur jo pak raste pėr shėnim, madje edhe nė ato momente kur gjithēka bėhej mė e thjeshtė si pasojė e dobėsisė sė mbrojtjes mike. Gjithsesi, nė fund skuadra e Mirel Josės mori atė qė meritoi dhe pas dy ndeshjeve me rezultatin 0-0 brenda kohės sė rregullt, bardhekuqtė ia dolėn tė shmangin penalltitė, duke arritur njė triumf historik. Kjo ėshtė hera e parė qė Skėnderbeu arrin tė kalojė njė tur nė kompeticionin mė tė rėndėsishėm pėr klube.
    Pjesa e parė
    Skėnderbeu futet nė fushė pa surpriza nė formacion, por me njė skemė ndryshe: 4-3-2-1. Nga ana tjetėr, edhe Neftēi luante me njė sulmues tė deklaruar, pikėrisht holandezin Platje. Korēarėt janė mė kėrkues nė minutat e para, nė njė kohė azerėt gjithnjė presin kundėrshtarin. Gilman Lika spikat nė krahun e djathtė tė sulmit, por gjithsesi nė disa raste shkodrani, bashkė me Sefėn dhe Pejiēin, kanė mungesė koordinimi. 20 minutat e para janė tė ekuilibruara, por gjithnjė me Skėnderbeun qė shtyn mė shumė drejt portės azere. Josa orienton ekipin tė pėrqendrojė lojėn nga krahėt, teksa aty vepronin Lika dhe Sefa. Nė majėn e sulmit, kroati Pejiē bllokohet nga mbrojtėsi Silva. Edhe nė ato raste qė sulmuesi kap topin, gabon nė pasime apo goditje drejt portės. Pėr tė pritur rastin e parė tė rrezikshėm tė Neftēit duhet tė kalonin 25 minuta. Azerėt risin nivelin e lojės nė fundin e pjesės sė parė, madje i afrohen edhe golit me Vobain. Gjithsesi, 45 minutat e para mbyllen me shifrat e bardha, 0-0.
    Pjesa e dytė
    Josa u beson tė njėjtėve lojtarė nė fillimin e pjesės sė dytė, ndėrsa azerėt kishin bėrė zėvendėsimin e parė (tė detyruar prej dėmtimit tė Kardosos), pa u mbyllur 45 minutėshi. Nė minutat e para tė kėtij fraksioni loja ėshtė e barabartė, por me miqtė disi mė kėrkues. Vobai dhe Flavinjo janė rreziku kryesor pėr Skėnderbeun. Korēarėt zbehen nė lojėn e tyre dhe disa veprime tė zgjuara tė Shkėmbit nuk mjaftojnė. Neftēi arrin tė krijojė raste tė rrezikshme, por gjithsesi nuk bėhet asnjėherė i frikshėm. Rritmi i lojės pėr korēarėt bie disi, veēanėrisht kur dalin Lika e Sefa. Me kalimin e minutave tė sapofuturit Morina dhe Abazi arrijnė tė koordinohen mirė duke i dhėnė freski skuadrės. Josa bėn njė lėvizje tė zgjuar, teksa aktivizon mesfushorin e krahut, Zeljko Tomiē. Dhjetė minutat e fundit flasin vetėm pėr Skėnderbeun. Pejiē godet edhe shtyllėn, ndėrkohė qė ekuilibrat nė fushė prishen kur del me karton tė kuq mbrojtėsi Mitreski. Dy minutat shtesė pas kohės sė rregullt nuk e ndryshojnė rezultatin. Me 0-0 detyrimisht skuadrat shkojnė drejt kohės shtesė.
    Koha shtesė
    Epėrsia numerike ndikon nė fushė. Me fillimin e shtesės sė parė 15 minutėshe korēarėt futen mė tė karikuar, duke krijuar raste pėr shėnim tė njėpasnjėshme. Edhe nė kėto minuta, Pejiē bėhet protagonist i shpėrdorimit para portės azere. Ndėrkohė, Tomiē, Orelesi dhe Shkėmbi janė nė njė ditė tė shkėlqyer. Kapiteni bardhekuq ėshtė brilant nė lojėn e tij, madje falė pasimeve tė sakta ia bėn shumė mė tė lehtė daljen nė sulm skuadrės. Megjithatė, korēarėt vazhdojnė tė shpėrdorojnė dhe goli duket si njė ėndėrr. 15 minutėshi i dytė i shtesės ėshtė njė fotokopje. Azerėt janė tė dorėzuar nė fushė, por kanė fatin me vete. Kur mendohej se gjithēka do tė shkonte te penalltitė, njė goditje predhė e Orelesit ēon nė delir 5 mijė tifozė. Pas 104 vitesh nga themelimi i klubit, Skėnderbeu tashmė mund tė krenohet me arritjen nė Ligėn e Kampioneve.

  10. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  11. #76
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Zyrtare, Ēani kalon te Karpi nė Serinė B

    Sulmuesi ėshtė huazuar pėr njė sezon nga Katania.

    Edgar Ēani do tė luajė nė Serinė B sezonin e ardhshėm futbollistik. Sulmuesi shtatlartė i Kombėtares shqiptare ėshtė huazuar zyrtarisht tek ekipi modest i Karpit, i cili ėshtė ngjitur pėr herė tė parė nė historinė e vet nė kėtė nivel sportiv. Ka qenė klubi i Karpit qė ka bėrė zyrtar huazimin, ndėrsa nė njė komunikatė pėr shtyp thoshte: “Karpi 1909 komunikon se ka arritur akordin me Katanian pėr huazimin, me tė drejtė zgjatje dhe kundėrzgjatje nė edicionet pasardhėse pėr sulmuesin Edgar Ēani. Sulmuesi shqiptar qė ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shėnuar katėr gola me Kombėtaren e tij, ėshtė bashkuar me skuadrėn nė fazėn pėrgatitore nė Brentoniko”. 24-vjeēari u transferua te Katania sezonin e kaluar, duke u larguar nga polakėt e Polonia Varshavės. Gjithsesi, edhe pse u mor si zėvendėsuesi i Bergesios, shqiptari e pati shumė tė vėshtirė qė tė gjente hapėsira, pasi karakteristikat e tij nuk pėrshtateshin me stilin e lojės sė skuadrės.

  12. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  13. #77
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Korēa nė kėmbė, Skėnderbeu do histori nė Champions

    Sot, ora 20:00/ Korēarėt presin azerėt e Neftēi Bakusė.

    Trajneri Josa karikon skuadrėn: Do luajmė nė sulm, dua fitore.

    Skėnderbeu luan sot nė orėn 20:00 nė Korēė ndeshjen e kthimit kundėr Neftēi Baku-sė, e vlefshme pėr turin e dytė paraeliminator tė Ligės sė Kampioneve. Atmosfera nė qytetin juglindor ėshtė e ndezur, teksa janė shitur tė gjitha biletat. Pritet tė ketė 3500 tifozė, aq vende sa janė tė lejuara pėr kėtė stadium nga UEFA. Ndėrkohė, njė ditė para ndeshjes, trajneri Mirel Josa ka treguar pėr mediat se do tė luajė me njė formacion sulmues, nė ndryshim nga ndeshja e parė. Ka ndryshuar skema, e cila tashmė do tė jetė 4-3-2-1, ndėrkohė qė lojtarėt janė tė njėjtėt.
    Trajneri
    Nė konferencėn pėr shtyp, Josa ka thėnė ndėr tė tjera se kėrkon nga futbollistėt qė tė jenė tė qetė nė fushė, ndėrsa ka pohuar se nuk u trembet azerėve. “Kemi njė javė qė pėrgatitemi. Pak a shumė e njohim si skuadėr Neftēin dhe mund tė them qė ėshtė e rrezikshme. Rezultati 0-0 nuk na bėn ne favoritė, por na jep shumė optimizėm pėr tė zhvilluar lojėn tonė. Fundja, kur luan me njė skuadėr, e cila ėshtė e pasur nga ana financiare, je mė i lirė tė luash dhe tė shprehėsh aftėsitė e tua, si luajtėn me ne azerbajxhanasit. Nėse bazoheni te seanca e djeshme stėrvitore, mund tė them se kemi bėrė disa ndryshime nė formacion. Pejiē nuk do tė jetė mė i vetėm nė sulm, por do tė ketė edhe mbėshtetjen e G.Likės dhe Sefės. Normalisht qė duhet tė ndryshojmė diēka pėr ta bėrė ekipin mė sulmues, por pėrsėri skuadra duhet tė jetė shumė e vėmendshme, por jo qė tė mbrohet afėr portės. Neftēit nuk i trembem, pasi skuadra jonė nuk ka ēfarė tė humbė. Pėrkundrazi, ne kemi njė farė besimi ne vetvete dhe do tė jemi shumė tė kujdesshėm nė veprimet mbrojtėse, por jo qė tė mbrohemi shumė mbrapa, sepse i japim shumė hapėsirė skuadrės sė Neftēit. Ne duhet tė jemi shumė rigorozė nė mesin e fushės dhe duhet tė fillojmė shumė shpejt aksionet tona sulmuese”,- ka thėnė Josa.
    Kapiteni
    Kapiteni i Skėnderbeut, Bledi Shkėmbi, ka folur gjerėsisht lidhur me ndeshjen e ditės sė sotme kundėr Neftēi Bakusė dhe pėr shanset qė ka Skėnderbeu pėr tė kaluar nė turin e tretė tė Champions Ligės. Gjithashtu, mesfushori ka pohuar se ekipi kundėrshtar ka cilėsi, tė cilat i tregoi nė ndeshjen e parė dhe sipas tij duhet kujdes nė ēdo pozicion tė fushės. Kapiteni bardhekuq theksoi se ndeshja e parė qė pėrfundoi me rezultatin 0-0 nė Baku, ėshtė njė ndeshje e mirė, por sėrish ėshtė i bindur se nuk kanė bėrė asgjė deri nė kėtė pikė. “Vijmė nga njė barazim 0-0 tė marrė nė Baku. Mirėpo, nuk mund tė them qė ėshtė njė rezultat shumė i mirė. Nėse do e kishim menduar kėtė rezultat nė fillim, askush nuk do tė firmoste qė ndeshja mbaron 0-0. Ndonėse nuk ėshtė njė rezultat fort i favorshėm, tė jep shpresė pėr tė bėrė akoma mė mirė ndeshjen e sotme. Ne e kemi mbaruar ndeshjen e parė pozitivisht dhe jemi tė bindur se llogaritė e ndeshjes sė dytė bėhen nga rezultati i sė parės. Gjithsesi, ne kemi tifozėt dhe do jenė ata arma kryesore pėr ta fituar kėtė sfidė”,- deklaroi fantazisti i kampionėve.

  14. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  15. #78
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Basha: Na bėjnė statujė po ēuam Shqipėrinė nė Botėror

    Mesfushori shqiptar i Torinos, Migjen Basha, ka komentuar mbi situatėn e tij te klubi italian, por edhe ecurinė me Kombėtaren kuqezi. “Jam i lumtur dhe krenar qė jam 100% futbollist i Torinos. Kam besim qė kėtė sezon do luaj akoma mė mirė se edicionin e kaluar”, shprehet mesfushori. “Shqipėria ėshtė nė rrugėn e duhur pėr tė siguruar play-off-et e Kupės sė Botės. Trajneri De Biazi ka bėrė njė punė tė madhe, duke kėrkuar dhe provuar shumė futbollistė. Ata qė e kanė merituar, janė grumbulluar. Nėse ia dalim tė shkojmė nė Brazil, do na bėjnė statujė”, shtoi Basha. Nė fund, ai foli edhe pėr dasmėn qė do zhvillojė nė fund tė muajit: “Mė datė 31 gusht do martohem me Desėn. Jemi njohur qė kur jetoja nė Zvicėr. Do shkoj tė bėj tri ditė festė nė Kosovė”.

  16. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  17. #79
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Merkato, Lacio kėrkon Etrit Berishėn pėr portėn

    Jo vetėm njė konkurrencė nė Kombėtaren e Shqipėrisė pėr njė vend si titullar, por edhe nė merkato. Samir Ujkani dhe Etrit Berisha janė nė listėn e dėshirave tė Lacios dhe sė fundmi ėshtė gardiani i Kalmarit ai qė duket favorit pėr t’u transferuar te klubi italian. Media bėn me dije se lacialėt kanė nisur tė mendojnė seriozisht mundėsinė pėr ta afruar 23-vjeēarin, i cili shihet si zėvendėsuesi i Bixarrit. Ky i fundit ėshtė shumė pranė largimit nga skuadra, ndėrkohė qė problemi qėndron te fakti se Berisha duhet tė qėndrojė si portier i dytė, pas Marketit. Njė nga kushtet thelbėsore tė tij ka qenė qė t’i garantohet njė vend titullari, kudo qė tė transferohet, pasi e ka konfirmuar vetė se do largohet nga Suedia nė fund tė sezonit.

  18. The Following User Says Thank You to avf130 For This Useful Post:


  19. #80
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Kukėsi mund Metalurgun dhe prek kualifikimin
    Mund tė bėhen ekipi i parė shqiptar qė kalon turin e tretė nė Kupat e Europės.

    Shėnojnė dy mbrojtės, ukrainasit dorėzohen nė “Qemal Stafa”

    Kukėsi mund edhe Metalurgun e Donjetckut nė takimin e parė, duke prekur historinė e skuadrave shqiptare nė Kupat e Europės. Tė paktėn “aktin e parė” me ukrainasit e Metalurg Donjeckut e kanė fituar, me rezultatin jo pak bindės 2-0 dhe pa pėsuar gol nė fushėn e vet. Golit tė hershėm tė Malakarnes, shėnuar qė nė minutėn e 6-tė, i ėshtė bashkangjitur edhe ai i vonshmi i Malotės, nė minutėn e 84-t, duke bėrė qė tifozėria kuksiane, e shumtė nė numėr dhe qė kishte mbushur “Qemal Stafėn”, tė shpėrthejė nė delir. Ka shkuar fitorja te skuadra e Armando Cungut, sepse ka besuar, ka guxuar, ka djersitur dhe ka vėnė zemrėn nė fushėn e blertė. Nuk ėshtė paraqitur aspak inferior karshi kundėrshtarit tė mbushur me lojtarė brazilianė, bullgarė, serbė e nga vende tė tjera, por ka vijuar tė mbajė lart emrin e qytetit qė pėrfaqėson, por edhe tė shqiptarėve mbarė, qė tashmė janė bėrė tifozė me kėtė skuadėr. Kukėsi nuk ndalet dhe tanimė mund tė bėhet skuadra e parė nė gjithė historinė e futbollit tonė qė kalon edhe turin e tretė nė Europė.
    Kukėsi e nis mirė ndeshjen, duke u munduar t’i imponohet kundėrshtarit qė nė minutat e para. Kėmbėngulja e verilindorėve ėshtė e tillė, sa arrijnė tė krijojnė raste pėr shėnim qė nė 5 minutat e para. Hoxha, i koordinuar pėr bukuri me Prognin, ka rast tė mirė pėr t’i kaluar tė tijtė nė epėrsi nė 5’, ndėrkohė qė njė minutė mė pas del nė dritė edhe goli i parė. Allmuēa asiston argjentinasin Malakarne, qė shėnon nė portėn e ukrainasve. Kuksianėt e zhbllokojnė rezultatin shumė shpejt, ēka ndikon pozitivisht nė anėn psikologjike tė tyre. Karikimi i skuadrės sė Cungut ėshtė maksimal, ndėrkohė qė mbėshtetja e tifozėrisė ėshtė vėrtet njė shtysė e madhe pėr lojtarėt nė fushėn e blertė. Pas minutės sė 20-tė, Kukėsi shfaq tendencėn e administrimit me qetėsi tė rezultatit, ku shkollat e ndryshme, qė pėrfaqėsohen nga lojtarė tė ardhur nga disa skuadra tė Shqipėrisė, por edhe nga Kosova, arrijnė ta mbajnė larg zonės sė 16-metrave kundėrshtarin. Loja e ukrainasve ėshtė me shumė stacione dhe e kuptueshme, aq sa arrijnė tė rrezikojnė pėr herė tė parė nė kėtė ndeshje, seriozisht, me anė tė Lazic nė minutėn e 29-tė. Pjesa e parė mbyllet me njė kundėrsulm tė shpejtė dhe goditje me kokė tė Laziē, por kundėrpėrgjigjet me njė pritje spektakolare Halilaj, qė shpėton kuadratin e tij nga njė gol i sigurt.
    Edhe fraksioni i dytė flet pėr Kukėsin. Cungu vendos tė bėjė njė ndėrrim nė kėtė fraksion tė ndeshjes, duke nxjerrė Malakarnen dhe aktivizuar Alikajn. Qėllimi ėshtė i qartė. Kukėsi kėrkon golin e dytė dhe tė qetėsisė, ndėrsa ukrainasit tentojnė doemos barazimin. Antagonizmi bėhet i shkallės mė tė lartė nė fushėn e lojės, edhe nė shkallėt e stadiumit. Ukrainasit aplikojnė edhe goditjet nga distanca tashmė, mirėpo pėrballė kanė njė barrikadė tė pakalueshme. Ylli Hoxha vijon tė jetė i pandalshėm nė mėnyrė tė rregullt nė tė djathtė tė sulmit kuksian. Mbrojtėsi kundėrshtar, Morozjuk, qė e ka ndjekur kėmba-kėmbės deri nė minutėn e 69-tė, detyrohet t’i ndėrhyjė herė pas here nė mėnyrė mjaft tė ashpėr, aq sa kryesori kazakistanas e ka ndėshkuar me dy kartonė tė verdhė, nė 40’ dhe 69’, duke e nxjerrė rrjedhimisht edhe me tė kuqin. Metalurgu mbetet me njė forcė mė pak nė fushė, ēka duhet shfrytėzuar nga skuadra e Cungut. Miqtė shfaqen disi tė nervozuar me kalimin e minutave, ndėrkohė qė Alikaj do tė tentonte me njė gjuajtje nga distanca golin e dytė. Kuksianėt derdhen tashmė nė sulm, nė kėrkim tė golit tė dytė, i cili del nė dritė nė minutėn e 84-t. Kėsaj radhe ėshtė njė eurogol i shėnuar nga Malota, qė bėn stadiumin tė shpėrthejė.


 
Page 8 of 29 FirstFirst ... 67891018 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread