Join Today






Page 9 of 29 FirstFirst ... 789101119 ... LastLast
Results 81 to 90 of 285

Thread: Lajme nga Sporti

Turneu, fiton Bajern e Milan Bavarezėt mundin Manēesterin falė golave tė Boatengut dhe penalltisė sė Tomas Mylerit. Bajerni mund Man-ēester

  1. #81
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Turneu, fiton Bajern e Milan

    Bavarezėt mundin Manēesterin falė golave tė Boatengut dhe penalltisė sė Tomas Mylerit.

    Bajerni mund Man-ēester Sitin, ndėrsa Milani fiton me San Paolon falė golit tė njė 19-vjeēari. Nė pėrballjen mes dy gjigandėve aktualė tė futbollit botėror, Bajern dhe Siti u deshėn plot 61 minuta lojė pėr tė parė njė gol. Ishte Alvaro Negredo ai qė shėnoi i pari pėr anglezėt, por pa vonuar shumė Tomas Myler barazoi pėr Bajernin nga pika e bardhė e penalltisė. Qė aty nisi edhe mėsymja e skuadrės sė Guardiolės, e cila u finalizua me golin e fitores, shėnuar nga Boateng nė minutėn e 73-tė. Me kėtė fitore, Bajerni fitoi turneun “Audi Cup”, duke lėnė Sitin nė vend tė dytė, skuadėr kjo e cila mori edhe medaljen e argjendtė. Sakaq, pas asaj humbjeje tė rėndė kundėr Manēester Sitit, Milani mund me rezultatin 1-0 brazilianėt e San Paolos dhe fiton medaljen e bronzit nė trofeun “Audi Cup”. Por, lajmi mė i mirė ėshtė se kėsaj radhe kuqezinjtė nuk kanė pėsuar gol, dhe ėshtė hera e parė qė kjo ndodh nė kėtė verė nė njė ndeshje 90-minutėshe. Nė krahasim me sfidėn kundėr anglezėve, pėrballė brazilianėve Milani ka luajtur mė mirė, por ja vlen pėr t’u pėrmendur se skuadra e San Paolos nuk ishte aq kompakte nė mesfushė sa pėr tė mbyllur kuqezinjtė nė gjysmėfushėn e tyre, siē bėri Manēester Siti. Megjithatė, Milani e dominoi ndeshjen, dhe si rrjedhojė fitoi. Alegri ndryshon shumė gjėra duke filluar qė nga moduli. Tekniku kuqezi rikthehet tė luajė me skemėn 4-3-3, ku pėrkrah El Sharauit aktivizon Petajnan dhe Niang. Nė mesfushė rikthehet Noēerino, i cili luan pėrkrah Polit dhe Kristantes. Kurse nė mbrojtje dyshja Zakardo, Vargara dhe nė krah Emanuelson. Pjesa e parė e takimit ėshtė mbyllur pa gola, por me disa sinjale pozitive pėr kuqezinjtė. El Sharaui e gjen veten mjaft mirė kur sulmon nga e majta, Vergara ėshtė disi mė i pėrqendruar, kurse Poli tregon edhe njė herė qė ėshtė njė futbollist me vlera tė mėdha. Ja vlen pėr t’u pėrmendur se gjatė 45 minutave tė para, portieri Amelia ka bėrė dy pritje tė bukura, njėrėn ndaj Gansos. Por, gjuajtjes sė brazilianit i kundėrpėrgjigjet i riu Petajna, i cili tenton tė kalojė me njė parabolė portierin Denis, por topi pėrfundon nė traversė. Kevin Princ Boateng kėsaj radhe e nis ndeshjen nga pankina dhe futet nė fushė vetėm nė pjesėn e dytė, por ka qenė adashi i tij pėr nga mbiemri ai qė ka shėnuar golin e parė tė kėtij takimi. Sulmuesi ganez, pesė minuta pasi zėvendėsoi El Sharauin, transformon nė gol njė asist tė Emanuelson. Ja vlen pėr t’u pėrmendur se sulmuesi 19-vjeēar kishte shėnuar gol me ekipin e tė mėdhenjve dy vjet mė parė, gjatė asaj miqėsoreje nė Malmo, por mė pas u dėmtua pėr njė kohė tė gjatė. Gjithsesi, Alegri mund tė ngushėllohet me kėtė fitore, nė pritje tė Balotelit, Montolivos, Mekses dhe Zapatės, por pėr ndeshjen para-eliminatore tė Champions-it, mė datė 20 gusht, nevojitet njė tjetėr Milan.

  2. #82
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Prenzantohet Higuain: Te Napoli pėr titullin

    Pas prezantimit nė stadiumin e Napolit “San Paolo”, Gonzalo Higuain tashmė prezantohet pėrpara gazetarėve. Sulmuesi i ri i Napolit ka zgjedhur fanellėn me numėr 9. “Ardhja ime kėtu ka qenė njė vendim i menduar mirė. Kam folur me trajnerin, miqtė e mi, tė cilėt janė transferuar nga Reali dhe me Reinėn. Por, takimi i cili mė bindi plotėsisht pėr t’u transferuar kėtu ishte ai midis meje dhe presidentit De Laurentis. Gjatė takimit, De Laurentis u shpreh se kishte shumė besim tek aftėsitė e mia dhe tani mendoj vetėm qė t’ia shpėrblej nė fushėn e lojės. Ėshtė njė sfidė e madhe pėr mua dhe duam qė tė fitojmė kampionatin”. “Kėtu kam gjetur njė projekt tė rėndėsishėm dhe njė skuadėr tė madhe”, – shpjegon Higuain -, i cili preferon tė flasė edhe pėr krahasimin qė bėhet midis tij dhe Kavanit. Argjentinasi i fundit i cili ka fituar kampionatin me Napolin ka qenė Maradona: “Kam vėnė re qė nė qytet ekziston njė dashuri e madhe pėr Diegon. Edhe ne do tė pėrpiqemi nė maksimum qė nė fund tė fitojmė kampionatin, dua tė luftoj pėr kėtė titull, i cili mungon prej 23 vitesh. Juventus? E dimė qė ėshtė skuadra favorite pėr tė fituar, por edhe ne jemi tė gatshėm pėr ta bėrė tonin titullin kampion. Asnjė sfidė me Tevez”. “Tifozėt mė kanė lėnė njė pėrshtypje shumė tė mirė, shpresoj qė t’i gėzoj mė shumė kur tė jem nė fushėn e lojės. Kemi njė trajner tė nivelit botėror, dhe synojmė qė tė jemi protagonistė nė tė tria kompeticionet. Shokėt e ekipit? Kam gjetur njė grup fantastik”.

  3. #83
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Kievo zyrtarizon Berishėn, portieri: S’ėshtė e vėrtetė

    Etrit Berisha ėshtė objektivi i mjaft klubeve prestigjioze tė Europės, por dje ka qenė skuadra e Kievos ajo qė ka komunikuar nė adresėn zyrtare se ka siguruar shėrbimet e portierit shqiptar. “A. C. Kievo Verona njofton se ka transferuar Etrit Berishėn, i cili do t’i bashkohet ekipit nga 1 janari 2014. Portieri shqiptar, i lindur nė vitin 1989, aktualisht ėshtė pjesė e ekipit suedez Kalmar FF, me tė cilin ka kontratė deri mė 31 dhjetor”, thuhet nė njoftimin e Kievos. Njė komunikatė zyrtare qė lė shumė pak vend pėr tė menduar se nuk ka diēka konkrete. Por duket se situata ėshtė mė e ndėrlikuar se kaq dhe ka njė lojė “tė egėr” mes menaxherėve. Vetė Etrit Berisha ka sqaruar gjithēka, duke thėnė se ka pasur njė akord me Kievon, por qė nuk u zyrtarizua. Kėsisoj, ai nuk ėshtė njė lojtar i klubit italian. Madje, ėshtė duke studiuar mundėsinė pėr tė luajtur me ekipe tė tjera dhe se veronezėt nuk janė mė njė alternativė pėr tė. “Nuk ėshtė e vėrtetė. Nuk kam arritur marrėveshje me Kievon. Kam pasur njė akord, mirėpo ajo nuk shkoi deri nė fund”, ka deklaruar Berisha.

  4. #84
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Nis “Audi-Cup”, pėrplasen Bajerni, Siti, Sao Paolo dhe Milani

    Sponsori dhe njėkohėsisht aksioneri i Bajernit, “Audi”, organizon qė prej vitit 2009, njė herė nė dy vite, “Kupėn Audi”, ku marrin pjesė 4 skuadra. Nė vitin 2009 e fitoi Bajerni dhe nė vitin 2011 Barcelona. Sot, nė evenimentin e tretė tė saj, nė “Audi-Cup” marrin pjesė: Bajerni, Sao Paolo, Milani dhe Manēester Siti. Dy gjysmėfinalet: Bajern-Sao Paolo do zhvillohet nė orėn 20:30, ndėrsa Milan-Manēester Siti nė orėn 18:15. Finalja dhe pėr vendin e tretė do luhet ditėn e enjte.

  5. #85
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    “Kicker”/ Gafė me ēmimin, nuk votuan 3173 gazetarė

    Nė pritje tė eliminatoreve tė Ligės sė Kampioneve (20 ose 21 gusht, ndeshja e tyre e parė), kuqezinjtė duhet tė pėrballen me njė numėr tė madh mungesash, sidomos nė repartin e mbrojtjes. Dje u dėmtuan Filip Mekses dhe Matia De Shiljo, ndėrsa probleme kanė edhe Robinjo dhe Bonera. Pėr tė rregulluar kėtė problem, Galiani ka marrė Matias Silvestren. Argjentinasi huazohet pėr njė vit, me tė drejtė blerjeje nė fund tė sezonit, ndėrsa kuqezinjtė do t’i paguajnė Interit 1 milion euro pėr kė transferim.

  6. #86
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Merkato/ Milani merr mbrojtėsin Silvestre nga Interi

    Nė pritje tė eliminatoreve tė Ligės sė Kampioneve (20 ose 21 gusht, ndeshja e tyre e parė), kuqezinjtė duhet tė pėrballen me njė numėr tė madh mungesash, sidomos nė repartin e mbrojtjes. Dje u dėmtuan Filip Mekses dhe Matia De Shiljo, ndėrsa probleme kanė edhe Robinjo dhe Bonera. Pėr tė rregulluar kėtė problem, Galiani ka marrė Matias Silvestren. Argjentinasi huazohet pėr njė vit, me tė drejtė blerjeje nė fund tė sezonit, ndėrsa kuqezinjtė do t’i paguajnė Interit 1 milion euro pėr kė transferim.

  7. #87
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Fabio Kapelo: Italia do jetė surpriza e Botėrorit “Brazil 2014”

    Fabio Kapelo i habit tė gjithė kur thotė se Italia mund tė jetė surpriza e Botėrorit “Brazil 2014”. “Ky ėshtė njė ekip interesant, me lojtarė dhe njė trajner tė madh, por edhe me njė mentalitet fitues. Mendoj se ka bėrė njė punė tė jashtėzakonshme”, tha trajneri aktual i Rusisė. Ai foli edhe pėr taktikėn duke shpjeguar se ēelėsi i futbollit tė sotėm ėshtė qė tė pėrdoren mė shumė mesfushorė. “Janė ata qė pėrshtaten me ndryshimet gjatė zhvillimit tė ndeshjes dhe kreativiteti i tyre mund tė japė diēka mė shumė nė lojė”.

  8. #88
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Juventusi e nis me “malore” Serinė A

    Ėshtė zbardhur dje kalendari i kampionatit italian, i cili starton mė datė 24 gusht dhe do ta mbyllė siparin mė 18 maj 2014. Nė ceremoninė e shortit, e cila ėshtė zhvilluar pranė ambienteve tė Federatės Italiane tė futbollit, tė pranishėm kanė qenė krerėt e lartė tė klubeve. Nga shorti i hedhur dje, sigurisht skuadra mė pak e lumtur ėshtė Juventusi. Rrugėtimi i kampionėve tė Italisė starton nė malore. Ekipi, i cili drejtohet nga Antonio Konte, nė javėn e parė tė kampionatit do tė pėrballet nė transfertė me ekipin e Sampdorias. Mė pas, bardhezinjtė do tė kenė pėrballė Lacion, Interin, derbin me Torinon, Milanin dhe Fiorentinėn brenda 8 javėve tė para. Ndėrsa vėshtirėsia pėr Milanin do tė fillojė nė javėn e katėrt tė kampionatit, ku kuqezinjtė do tė gjejnė nė rrugėn e tyre nėnkampionėt e Napolit tė Rafa Benitez

  9. #89
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299
    Bekim Bala shėnon, thyen Plakun nė Poloni

    Bekim Bala ia ka dalė mbanė tė fitojė duelin me Sebino Plakun nė kampionatin polak, madje duke shėnuar edhe gol. Sulmuesi shkodran hyri nė fushėn e lojės nė minutėn e 46-tė dhe i mjaftuan mė pak se shtatė minuta pėr tė gjetur rrugėn e rrjetės, duke shėnuar kėshtu golin e dytė nė dy ndeshje kampionat. Ishte pikėrisht goli i Balės, ai qė vulosi fitoren 3-2 tė Jagelonias nė transfertė, pėrballė Slaskut tė Stanislav Levit. Gjithsesi, nė fushėn e lojės nuk pati njė dyluftim mes futbollistėve shqiptarė, pasi Plaku qė e nisi si titullar, u zėvendėsua nė pėrfundim tė pjesės sė parė, pikėrisht atėherė kur u fut edhe nė lojė bashkatdhetari i tij. Bekimi e parandjeu se do tė ishte protagonist nė kėtė pėrballje dhe pėr “Panorama Sport” tregon batutat, para dhe pas ndeshjes me mikun e tij: “Para se tė fillonte takimi, disa gazetarė polakė mė pyetėn nėse do e ndėrroja fanellėn me Plakun pas ndeshjes. U thashė se do e bėja, por edhe se do e fitoj ndeshjen. Doli ashtu siē e prisja, madje duke shėnuar edhe gol”, – deklaroi shkodrani. “Jam shumė i lumtur pėr mėnyrėn se si e kam filluar aventurėn nė Poloni me Jagelonian. Kam luajtur pak minuta nė dy ndeshjet e para tė kampionatit, por kam shėnuar dy herė. Duket se kėshtu tė shijojnė mė tepėr golat”, – shtoi ai. Sa i pėrket takimit me sulmuesin shqiptar tė Slaskut, tha: “E takova pas ndeshjes dhe, duke qeshur i thashė qė tė mos mėrzitej, pasi ka mjaft ndeshje tė tjera. Nė fakt, unė gjithmonė kam pasur fat kur jam pėrballur kundėr tij, ose mbi tė gjitha ndaj trajnerit Stanislav Levi. I kam shėnuar Skėnderbeut kur luaja me Tiranėn, edhe nė Kupėn e Shqipėrisė, edhe nė Superkupė”. Edhe pse ėshtė huazuar pėr njė sezon nga Sparta e Pragės te Jagelonia, 22-vjeēari duket se do arrijė tė bėjė diferencėn nė Poloni dhe tė “reklamojė” shkėlqyeshėm potencialin qė zotėron. Goli i djeshėm ishte spektakolar, duke konfirmuar se ai ėshtė gati tė bėjė hapa mė tė mėdhenj. Pas njė kundėrsulmi tė shpejtė, Bala e kaloi topin me parabolė, duke e ēuar avantazhin e skuadrės sė tij nė 0-3, para se Slasku tė ngushtonte diferencėn nė 2-3, por pa mundur qė tė evitojė humbjen nė shtėpi. Ndėrkohė qė shkodrani ka shėnuar dy gola nė 60 minuta aktivizim gjithsej nė kampionat, Plaku ka arritur tė shėnojė njė gol mjaft tė rėndėsishėm nė Ligėn e Europės me skuadrėn e tij.

    Memushaj te Kapri, Ēani shėnon gol
    Skuadra e Kaprit do ketė njė dyshe shqiptare nė organikėn e saj. Pasi huazuan Edgar Ēanin nga Katania, dje ėshtė konfirmuar edhe marrėveshja me Ledian Memushajn, i cili rikthehet te skuadra qė ėshtė aktivizuar disa sezone mė parė. Madje, mesfushori qė ėshtė aktivizuar edhe me Kombėtaren kuqezi, ka qenė i pranishėm nė miqėsoren e djeshme kundėr Komos, tė cilėn Kapri e fitoi me rezultatin 2-0, ku njė prej golave e realizoi bomberi shtatlartė Ēani.
    Shkėlqen Hyka – Mesfushori i Luzernit ka qenė njė nga lojtarėt mė tė mirė nė fushėn e lojės pėr skuadrėn e tij, nė fitoren 3-2 kundėr Zyrihut. Ai dhuroi dy asiste pėr shokėt e ekipit, ndėrkohė qė u aktivizua pėr 90 minuta para se tė zėvendėsohej nė kohėn shtesė, duke merituar edhe duartrokitjet e gjata tė tifozerisė vendėse.

  10. #90
    avf130's Avatar
    Join Date
    Jun 2013
    Posts
    299

    Merkato, Lacio kėrkon Etrit Berishėn pėr portėn

    Jo vetėm njė konkurrencė nė Kombėtaren e Shqipėrisė pėr njė vend si titullar, por edhe nė merkato. Samir Ujkani dhe Etrit Berisha janė nė listėn e dėshirave tė Lacios dhe sė fundmi ėshtė gardiani i Kalmarit ai qė duket favorit pėr t’u transferuar te klubi italian. Media bėn me dije se lacialėt kanė nisur tė mendojnė seriozisht mundėsinė pėr ta afruar 23-vjeēarin, i cili shihet si zėvendėsuesi i Bixarrit. Ky i fundit ėshtė shumė pranė largimit nga skuadra, ndėrkohė qė problemi qėndron te fakti se Berisha duhet tė qėndrojė si portier i dytė, pas Marketit. Njė nga kushtet thelbėsore tė tij ka qenė qė t’i garantohet njė vend titullari, kudo qė tė transferohet, pasi e ka konfirmuar vetė se do largohet nga Suedia nė fund tė sezonit.


 
Page 9 of 29 FirstFirst ... 789101119 ... LastLast

Similar Threads

  1. Lajme tė reja!
    By miri-01 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 20
    Last Post: 12-18-2016, 12:23 PM

Visitors found this page by searching for:

forum.cstalking.com 45-lajme-nga-sporti

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka

Superkupa Skenderbeu fiton pas 11-metershave

futbollit 2013 u 16 agim zeka

kombetarja shqiptare e futbollit 2013 agim zeka u16

agim zeka albania u-16agim zeka kombtarja e shqiprisjuventus camp 2013 agim zekakombtarja e futbollit shqiptar u 17 agim zekakombtarja e shqipris u 17 agim zeka algi lapardhaja tiranaagim zeka juventus camp 2013badr 26 eutelsat 16 forumi shqiptargazeta sporti shqiptar agim zekaplisat: behrami ƫshtƫ tradhtarkombetarja shqiptare agim zekakombetarja shqiptare e futbollit 2013-u16 agim zekakombetarja e shqiperise agim zeka u16sadiku armando kete sezonagim zeka u 16

Tags for this Thread